Kimete Berisha, 19 dhjetor 2019 ·
Presidenti Donald Trump një herë me një rast e ka krahasuar veten me Ernest Hemingway, për shkak të stilit të të shkruarit.
Stili i të shkruarit të Hemingway ishte deklarativ, Hemingway shkruante thjesht, shkurt, stili i tij ishte gazetaresk dhe ishte shkrimtar aq i mrekullueshëm sepse shkruante për ta kuptuar të gjithē, edhe të rinjt, edhe të moshuarit, edhe të shkolluarit edhe të pashkolluarit, të gjithë.
Kur e analizojmë letrën e Presidentit Trump dërguar Presidentit Thaçi, duhet ta kemi parasysh shkrimtarin e madh Ernest Hemingway, i cili i shprehte faktet në mënyrë gjallëruese dhe të qartë, në mënyrë të thjesht dhe energjike.
Pra, ‘tregimi’ i Heminguway, duket nën sipërfaqe, por nuk mund të shihet direkt.
Prandaj, kritikët letrar të LDK-së heshtin, se ende nuk e kanë zbërthyer letrën e Presidentit Amerikan dërguar Presidentit Thaçi, dhe s’kanē faj, sepse në letër janë nja dy ‘fjalë’ që ta ftohin gjakun.
E para, Presidenti Trump, e përdorë fjalën ‘tragjedi’ në fjalinë ku ka këshillon Presidentin Thaçi që në asnjë mënyrë mos ta humbasim këtë ‘mundësi unike, se do të ishte një kthim tragjik mrapa’…!
Fjala ‘tragjike’ është vuajtje e madhe me katarsis, prandaj përdoret veç në katastrofa e masakra, e ka përdorë në një thënie të tij edhe babai i Amerikës, Benjamin Franklin, por ai e ka parë tragjedinë me një sy tjetër, ai e ka parë se si mençuria dhe mosha jetojnë në kohë të gabuar: ‘Tragjedia më e madhe e jetës është se ne plakemi shumë herët, kurse bëhemi të mençur shumë vonë’!
Ne që e lexojmë letrën e Presidentit Trump, e që nuk e kemi haberin se për cilën ‘mundësi unike’ bëhet fjalë, nuk e dimë si ta deshifrojmë ndryshe shprehjen ‘tragjedi’, përveç se ‘do të kthehemi prapa’.
Tragjikja mund të ndodh edhe sot, edhe në të ardhmen, por Presidenti Donald Trump na sheh neve se si kthehemi prapa në vuajtje të mëdha, në katastrofë e në tragjedi nëse nuk e pranojmë ‘mundësinë unike’ që na jepet sot!
Ne nuk e dimë për çka është fjala.
Askush prej nesh nuk e di se për çfarë ‘mundësie unike’ po bëhet fjalë, përveç siç duket Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç, ata e dinë për çka është fjala.
Nëse është mundësi e mirë dhe unike për ne, pse do ta refuzonte kush një mundësi të tillë, ne s’jemi çmend me refuzu diçka që ndodh rrallë dhe ku me ditë a përsëritet më, që siç e ka përsëritur dy herë ‘këtë rrezik’ Presidenti Trump, që ka thënë ‘vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë’
Çfarë mundësie e paskemi kaq unike dhe pse s’na
tregon Presidenti Hashim Thaçi për çka është fjala.
Pse po frikësohet nga kjo ‘mundësi unike’.
Nëse kjo ‘mundësi unike’ është kaq e mirë, pse do të ishte dikush prej nesh i çmendur që ta refuzojë atë.
Vet fakti se po na ‘lusin’ ta shfrytëzojmë ‘mundësinë unike’ (sipas Teorisë së Icebergut) tregon se ne duhet të lëshojmë pe, nëse nuk duam që të kthehemi mbrapa në vuajtje dhe tragjedi.
Presidenti Trump, na ka kursyer nga analiza (pasi në fillim të letrës na ka frikësuar (me kthim prapa dhe kthim tragjik) dhe prandaj na e e ka spjeguar Heminguejski, kur ka thënë:
‘Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë’.
Pra, ka thënë se do të merren parasysh edhe interesat (e balancuara) të Kosovës edhe të Serbisë.
Kur dihet se ineteresat e Kosovës dhe të Serbisë janë të ndryshme, atëherë kjo e spjegon pse Presidenti Thaçi flet vazhdimisht për ‘vendime të mëdha, të vëshitra, jo populiste’ që na presin si dhe për korrigjim të kufijve, apo thënë Heminguejsi ‘për ndarje të Kosovës’.
Për ta marrë këtë vendim të madh i nevojitet një letër nga Presidenti Amerikan, të cilit s’ka kush ia kthen letrën.
Pse shqiptarët e jo serbët insistojnë në këtë marrëveshje për paqe dhe ‘pajtim’ siç e quan Presidenti Thaçi, të cilin e ka kapur paniku i ‘marrëveshjes’ me Serbinë, dhe sillet sikur nuk sheh të ardhme të Kosovës pa këtë ‘marrëveshje’ me Serbinë.
Letra e Presidentit Amerikan nuk është aspak e mirë për ne, përkundrazi tregon se Amerika është e interesuar për një marrëveshje të Kosovës me Serbinë, e cila do të bëhej duke respektuar interesat (e balancuara) të dy vendeve që kanë në Kosovë.
Pra, që eshe Serbia të ‘ndahet’ e kënaqur nga Kosova.
E si arrihet kjo përveç nëse ndahet Kosova.
Presidenti Thaçi na ka përgatitur qe disa muaj me idenë e korrigjimit të kufijve, apo thënë shkurt, të ndarjes së Kosovës (E ka përkrahjen edhe të Kryeministrit Edi Rama).
Duhet t’i kuptojmë. Asnjëri nuk e ka lehtë. As Presidenti Thaçi, as qeveria, as opozita, sepse për herë të parë po ndodh që një President amerikan të kërkoj nga Kosova një ‘marrëveshje’ me Serbinë, në shpinë të Kosovës, një marrëveshje që e paguan veç Kosova.
Që Kosova të lëshoj pe për t’u pajtuar’ me Serbinë, përndryshe kthehet ‘mbrapa, në tragjedi’.
P.S. ‘Kur dikush të sfidon – luftoje. Ji brutal dhe i ashpër me të‘ – Donald Trump.
Atij nuk i pëlqejnë dështakët.