I nderuari z. Ambasador,
Zoti ambasador ju e dini forte mirë, por e din edhe krejtë Amerika se populli i Kosovës iu është mirënjohëtës dhe përjetesisht i perkulet Amerikës për ndihmën ne çlirimin e sajë nga shfarosja shekullore e Serbisë.
Poashtu z. Ambasador në paraqitjën e Juaj te sotit publike theksuat ndihmën e madhe qe i ka dhënë Amerika populli i Kosovë si miku mikut për te gjitha ato ndihma materiale për rindertimin e sajë të shkaterruar nga lufta, duke ju bërë me dije se gadi gjysma e atyre ndihmave janë vjedhë nga pushtetarët tanë përmes tenderve te ndryshëm në këto 20 vite. Ti e dine edhe vetë se sa megaloman është korrupcioni këtu ne Kosovës i cili nuk luftohet qe 20 vjetë, sepse i korruptueri ne pushtet nuk e lufton te korrupturin poashtu në pushtet.
Por z. Amabasador unë e çmoj lartë ligjet dhe kushtetutshmerin qe zbatohën me përpikeri ne vendin e Juja. Por, ne paraqitjën e Juaj te sotit me dukët se jeni pakëz konfuz rreth zbatimit të Kushtetutes se Kosovës në praktikë. I përmendet dy shembuj për te cilët Ju kërkoni te zbatohën, njeri është kushtetues dhe tjetri antikushtetues.
Rasti i parë, është fjala për Manastirin e Deçanit dhe problemet qe janë lidhë rreth eksteritoritorit rreth Kishës. Nuk e di a e dine, por besoi qe e dine, se gjatë okupimit të regjimit te Millosheviqit të cilin Ju e luftuat ua morën tokat me dhunë shqiptarëve për reth Kishës dhe ia bashkuan asaj. Administrata e asaj kohe e Millosheviqit e saksionaj këtë akt të turpshëm edhe më ligjet e asaj kohe të aprovuara enkas nga Serbia si okupatore. Por, ne vend se qeveritë e Kosovës ti shfuqizonin këto ligje të Serbisë te nxjerra me dhunë në kohë lufte ajo nuk e bëri këtë, por shkoj edhe më larg duke i përligjur edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Ju më te drejtë kërkoni qe duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse siç thotë populli e “ke hanger, përbije” dhe kështu e hanger liderët tani të papërgjegjshëm Thaçi dhe Mustafa.
Rasti i dytë, z. Ambasador Philip Kosnett Ju nuk keni të drejtë të kërkoni të zbatohet diçka çfarë është kundër Kushtetutës së Kosovës. Është fjala për formimin e Asociacionit në komunat me shumicë Serbe një etnik të nenshkruar me 2013 nga kryeministri i atehershëm Hashim Thaçi dhe i përseritur më 2015 nga kryeministri Isa Mustafa.
Sipas nenshkrimit të këtij Asociacioni nga liderët e papergjegjshem tone Thaçi dhe Mustafa na delë se në Kosovë do te formohet nje “Republika Srpska” brenda Kosovës me një llojë autonomije edhe me kompetenca ekzekutive i cili qonë në konflikte te përhershme. Zatën ky është edhe insistimi IiVuçiqit ne këtë dialog qe një njfarë dore te bëhët hisedar ne Kosovë.
Ti e dine fare mire z. Ambasador se formimi i Asociaciacionit duhet qe të formohet sipas ligjeve te Kosovës dhe te mos jetë ne kundërshtim me Kushtetutën. Por, më kërkesën e presidentës se atëherëshme Ahtifete Jahjaga drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ligjeshmerin e këtij Asociacion Gjykata Kushtetuese gjeti defekte dhe mangesi duke konstatura se ky Asociacion një etnik është në 23 nene kundër Kushtetuës se Kosovës.
Prandej, z.ambasador Philip Kosnett ju nuk keni te drejtë te kërkon te zbatohet diçka qe është kundër Kushtetuës së Kosovës ashtu siç e nxori Gjykata Kushtetuese e Kosovës me 23 nene antikushtetuese, sepse ne foremen e tillë është forte Iirrezikshem për Kosovën.
Qeveria e Kosovëes në krye me Albin Kurtin z. Ambasador nuk është eksplicite kundër formimit të Asiciacionet. Ai do te formohet ne bazë te ligjeve te Kosovës dhe ne përputhje më Kushtetutën e Kosovës por është rrezik te jetë një etnik, por duhet te jetë miltietnik duke i përfshier edhe pakicat tjera qe jetojnë ne Kosovë.
Kaq, me respekt:
Prof. Dr. Binak MAXHARRAJ