Ese,
Nipër e stërnipër pellazgë, ilirë, dardanë e epirotë!
Ne pellazgët ose shqiptarët e lashtë ua trashëguam gjuhën, alfabetin, krijimtarinë tonë materiale dhe shpirtërore. Ua trashëguam historinë tonë 15 mijë vjeçare, fitoret e të gjitha betejave. Një gjeografi të gjerë etnike dhe një kulturë të thellë shpirtërore.
Nipër e stërnipër pellazgo shqiptar! Duket se një gjë e keqe e madhe, përmbytëse tek ju ka ndodhur! Truporja juaj është zvogëluar sa një grusht dhé. Ju nuk morët nga ne alfabetin e gjuhës, nuk e nyjtuat identietin tuaj me të hershmin, të juajin, të natyrshmin, por zgjodhët shfytyrimin vullnetar, zgjodhët heshtjen e legjendat dhe u degëdisët humbjes nëpër besime e mashtrime të huaja.
Nipër e stërnipër pellazgo ilir! Ju, Mendjemëdhenj, egoistë, lakmitar e hajdutë. Si nuk e ruajtët Shtëpinë tuaj, trashëgiminë shqiptare të të lashtëve tuaj.
Nipër e stërnipër të çuditshëm! Pse heshtni si mumje tragjike! Dodona, Kryeqyteti juaj i Pellazgjisë Ilire, pyet? Si ndodhi që shqiptarët të humbasin Dodonën, fronin e saj të përëndive, dashurinë për artin, filozofinë dhe kulturën pellazge. Si ndodhi që ju të deheni në trazimet e triumfet e zë huajve. Humbja e një territori kaq të gjerë sa pellazgo- iliria nuk justifikohet me
asgjë. Është krim, është Atvrasje. Ikja ose lënia pa zot e fronit të shtëpisë suaj, Dodonën dhe Athinën pellazgo ilire, është tradhëti e kobshme e gjenit, e truallit, që historia vështirë të ofrojë një gjasë të dytë rikuperimi. Ju ikët nga zotat tuaj në kohën tuaj nëpër një jetë aspak të lehtë.
Prijsat shqiptar, mohues të alfabetit pellazgo ilir, morën trashëgim vetëm të folmën, por harruan alfabetin e gjuhës suaj, harruan identitetin e tyre të lashtë pellazgo-shqiptar.
Nipër dhe stërnipër pellazgë e ilir, MOHIMTAR TË EGËR E TË PAKUPTUESHËM të alfabetit të lashtë shqiptar dhe të origjinës pellazge, nuk ka emër dhimbja dhe as mbiemër dëshpërimi për nivelin e poshtëm të dijes dhe ftohtësinë e zemrës suaj!…
Nipër e stërnipër pellazgo shqiptar! E vërteta juaj tash sa kohë gjendet në alivani. Në pritje, por nuk ka kush ta zgjojë. Historia nuk ka shpjegim për ligësinë tuaj. Zeusi, Thoti, Iliri ua dhanë vendin më të mirë nën qiell. Kujtojeni kur pellazgjia shqiptare shtrihej në tri kontinente, me 4 detëra, hyrje e dalje me gjithë botën.
Ju, popull në tokë, popull në det, popull në qiell, s´di pse pësuat këtë tkurrje dramatike. Pse u mblodhët kruspull si të vegjël, jetimë e fajtorë në një skutë të vocërr dhéu? Të gjitha përënditë tuajat ishin. Nuk e kuptoj ekuacionin e këtij zvogëlimi të kombit tonë.
Nipër e stërnipër pellzgo ilir! Njiheni origjinën tuaj pellazgo ilire, lidheni historinë tuaj me pellazgo-ilirë,
se vetëm me Çertifikatë Pellazgo Shqiptare, kombi ynë mund ta ndërtojë jetën e tij përballë sfidave të kohës!
Prijsa tekanjoz shqiptar! Konfirmoni origjinën pellazge, gjakun tuaj të të parëve, pranoni rrënjët e gjakut tuaj, ndryshe, kombet pa origjinë natyrshëm mund të vdesin.
Nipër e stërnipër ilir! Të lashtë e të Ri! Koha e orëve të liga kurrë nuk ndalon. Shqiptar, Shqipëri, Atdhe! Ju jeni i vetmi popull i gjallë në Evropë e më gjerë që hezitoni ta thuani botërisht origjinën tuaj pellazgo-ilire!
Vallë keni turp, apo s´keni dije e guxim?
Por ta dini: Përënditë ndihin vetëm të diturit, zemërflakët e guximtarët!
Këtë letër e mora nga Ëndërruesi im!
Atdhe Geci – Dortmund, 8 janar 2021