I NDERUAR Z. HARADINAJ!
Kur pas bisedimeve në Bruksel a Vjenë, Thaçi dilte në fotografi me Vuçiq e Mogherini në mes, mjaftonte të shikoje buzëqeshjen e ngrirë idiote të përfaqësuesit të kombit tonë, për të kuptuar se edhe njëherë shqiptarët po shisnin çka me shumë gjak e kishin fituar në fushën e betejës. Historikisht, këtë veprim, e kanë bërë disa “përfaqësues” të kombit tonë, që kur shqiptarët ende nën trysninë e Perandorisë Turke, u gjendën edhe nën darën e fortë të fqinjëve grabitqarë. Shteti ka shumë forma të dukshme e të padukshme funksionimi, dhe mjafton të lexojmë fjalët e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Bej Vlorës, për të kuptuar se lufta dipllomatike është edhe më e egër, edhe më e ndyrë, por edhe më e rëndësishme, se lufta me armë në terren! Dhe në këtë luftë, ne shqiptarët gjithmonë kemi dështuar; “udhëheqësit” tanë gjithmonë janë shitur. Pse?
Kur Thaçi, si pasojë e tradhëtive të tij po binte nga pushteti, me thonj po mbahej edhe në votat serbe për të ruajtur postin e njeriut më të fuqishëm në Kosovë. Edhe kur këtë post nuk e mbajti dot, kompromisi që ai bëri, ishte të ngelej President, por mbi të gjitha, të ishte ai që do vazhdonte të dirigjonte bisedimet me Beogradin. Pse? Përse për Thaçin, më shumë se sa roli i Kryeministrit apo Presidentit të Kosovës ishte dhe është ruajtja e statusit të negociatorit me Beogradin? Çfarë ka kaq tërheqëse për Thaçin zhvillimi i këtyre bisedimeve? Përse ai i filloi ato nga pozicioni “i hijes”, duke dërguar fillimisht Edita Tahirin për të dalë më vonë vetë në plan të parë? Çfarë është arsyeja, që e shtyn Thaçin të ndërtojë të gjitha këto strategji okulte, të cilat i bashkon vetëm një fill i kuq, ai i ruajtjes së rolit të negociatorit absolut me Serbinë e Malin e Zi?
Ka disa burra të mençëm në Amerikë, të cilët të vendosur në krye të FBI na këshillojnë se: “Nëse çdo gjurmë e krimit është fshehur, mjafton të ndjekësh paratë dhe do e gjesh autorin!” Pra motivi kryesor e çdo lloj krimi është paraja. Dhe serbët e kanë thënë me kohë se “sa të kemi paranë, do të dimë se si të sillemi me shqiptarët!” Dhe jo vetëm serbët, por edhe grekët e malazestë, dinë të sillen me shqiptarët, që po ia nxijnë faqen përditë e më shumë çdo shqiptari!
Të lodhur e të dëshpëruar në ekstrem nga këta faqezinj, shqiptarët e Shqipërisë Veriore, ju zgjodhën ju o z. Haradinaj si kryeministër. Më duhet t’ja u them hapur! Ata nuk panë tek ju intelektualin apo dipllomatin e madh! Ata ju zgjodhën juve sepse kishin nevojë për një patriot të madh! Dhe familja jote e ka vadit me gjak atë truall të Dardanisë; ndaj të votuan shqiptarët! Vota e tyre ishte një amanet: Mos e tradhëto Dardaninë!
Kur Kryeministri i Shqipërisë Politike, pothuaj me ironi ju tha t’i dhuronit ato 82 km2 terren Malit të Zi, ju, në mënyrë të prerë i treguat vendin e tij! Na u bë zemra mal edhe neve shqiptarëve të kësaj më pak se gjysëm Shqipërie Politike. Gjuha juaj jo fort diplomatike i shkonte për shtat luftëtarit të vendosur të lirisë, që nuk pranon ta shesë atdheun! Shqiptarët kudo në Botë po shpresonim se të paktën ju nuk do uleshit në bisedime për të shitur pjesë të kombit.
Por shumë shpejt pamë se pranë jush erdhi si “këshilltar”, një i sëmurë mendor si Halil Matoshi, aq mirë i njohur për të vetmen “zgjuarsi” të tij, anti-shqiptarizmën. Na u prenë krahët e na u mek zëri! Si është e mundur që ky njeri që meriton të kalbet në burg për gjithë jetën e tij, na vjen si këshilltar i Kryeministrit të Dardanisë? Me sa duket, ashtu sikurse një agjent i asfalias greke ka qënë pjesë e delegacionit tonë për marrëveshjen me Greqinë, ashtu edhe ju keni qënë detyruar të pranoni në gjirin tuaj një kalë të tillë Troje, i cili në idiotësinë e vet, merr përsipër edhe rolin e diktuesit të vendimarrjes!
Asgjë më pak se kaq nuk mund të shikojmë i nderuar z. Kryeministër! Edhe për ne shqiptarët e nënshtruar të Shqipërisë politike, edhe ju keni përfunduar nën urdhërat e një papagalli si Halil Matoshi, i cili është vetëm altoparlanti i shërbimeve të huaja keqdashëse ndaj Shqipërisë etnike. Ne jemi të bindur për këtë! Përndryshe nuk mund ta kuptojmë se si ju shkelni edhe mbi gjakun e vëllezërve tuaj, për të votuar tradhëtinë kombëtare!
Jepe dorëheqjen kryelartë i dashur Haradinaj! Dil para nesh, vëllezërve të tu të mjerë dhe na fol me zemër në dorë; ne do dimë të të kuptojnë! Fol hapur, kush e si të kanë vënë nën darë të hekurta dhe jepe dorëheqjen! Gjaku lumë të derdhet edhe njëherë, por ti mos e njollos veten me damkën e tradhëtarit! Shqipëria (etnike natyrisht) po jeton ditët e saj më të errëta qysh nga viti 1912! Shqipëria (etnike natyrisht) nuk ka nxjerrë kurrë kaq shumë tradhëtarë njëkohësisht në krye të Kuvendit, sa ka nxjerrë në këto ditët tona! Nuk u takon Haradinajve të bëhen një prej tyre, pa e mohuar emrin e familjes së vet!
Sot ju mund të falni pjesë të atdheut tonë, e të përpiqeni të “justifikoheni” para bashkëatdhetarëve tuaj, por ju kurrë nuk do justifikoheni dot para historisë! Mbajeni mend: historinë nuk do e shkruani ju! Dhe historia do ju vendosë në piedestalin e turpit! Thërritini mendjes sa nuk është vonë!
Engjell Gishti
Shënim: KM Rama nuk i tha me ia falë 82 km2 Malit të Zi, por i tha mos me ia falë, se Ramushi po ia falë realisht atyre tani! /AÇ
Ja vendimi i Qeverisë së Haradinajt, ku e njeh demarkacionmin: