AV. XHABIR ZEJNUNI
I dashur Shoku Zeqo.
Rastësisht, lexova një shkrim Tuajin tek gazeta DITA, ku Ju nuk i bëtë ballë tundimit për të mos shkruar pas përgjërimit që ju bënë miqtë e Juaj. Ky shkrim, qe një fat shumë i madh edhe për ne që të shijonim “perlën” Tuaj publicistike të radhës.
Shkrimi i Juaj, trajton në përgjithësi fenomenin e kolaboracionizmit, por pa hyrë në detaje, të cilat të bindin lexuesin akoma më shumë. Ose edhe për të justifikuar të paktën ato minuta që lexuesi i dedikon këtij shkrimi. Aq më shumë nëse bëhet fjalë edhe për kohën që dikush mund të marrë përsipër për të tentuar që të shprehë diçka nga një pikëvështrim tjetër. Letrën time, po e shpreh në formë bashkëbisedimi me Ju Shoku Zeqo.
Z. M. “Revolucioni Francez pati një karakter republikan, pasi hoqi të gjitha privilegjet dhe rangjet për të krijuar konceptin e “qytetarit”, me parullën e trefishtë “Egalite, Fratenite, Liberte””.
XH. Z. Nuk kuptoj se për çfarë privilegjesh e keni Ju fjalën se u hoqën! Duhet pohuar se mashtrimi i kësaj parulle pompoze, fillon pikërisht tek tre termat përbërëse të saj, ku:
1. “barazia” u krijua jo mes klasave të ndryshme, por vetëm brenda klasave të caktuara (të varfërit nga njëra anë dhe të pasurit nga ana tjetër);
2. “vëllazërimi” po ashtu kishte të njëjtin parim si “barazia”;
3. “liria” në këtë rast, ishte dhe është akoma vetëm një koncept abstrakt dhe iluziv. As Ju dhe askush tjetër nuk e mohon dot faktin se kjo periudhë shënoi edhe lindjen e “filizave” të parë të ideve komuniste që me idenë e abrogimit me dhunë të pronës private, me qëllim gjoja zhdukjen e diferencës sociale mes personave. Por, idenë e të përbashkëtës, e gjejmë edhe në Testamentin e Vjetër, edhe pse në mënyrë indirekte!
Z. M. “Lufta e Parë Botërore 1914-1918 qe një luftë tipike zhvatëse, imperialiste, por në të nuk pati antifashizëm”.
XH. Z. Shumë e saktë. Në fakt, ajo që u zhvat më shumë nga kjo luftë, ishte Gjermania falë Traktatit të Versajës. Ndërsa për antifashizëm, nuk kishte se përse të bëhej fjalë atë kohë, përderisa komunizmi “zyrtarisht” u trapiantua në Rusinë cariste në vitin1917. Antifashizmi lindi pasi më parë lindi fashizmi si kundërvënie ndaj komunizmit. Pra, fashistët ishin antikomunistë dhe komunistët ishin antifashistë. Nga ky fakt, rrjedh se po të mos kishte lindur nazi-fashizmi, atëherë do kishte sjellë që të përhapej komunizmi në gjithë Europën. Me luftë, ose pa luftë. Varianti i dytë, do ishte më i vështirë për t’u realizuar. Ose, i gjithë arsyetimi më lart, mund të përmblidhet me një pyetje: “Nëse në skenën politikë nuk do kishte dalur nazi-fashizmi, çfarë “NGJYRE” politike (dhe jo vetëm politike!) do kishte pasur atëherë Europa dhe pjesa më e madhe e botës?!
Z. M. “Hera e parë që shtete të mëdha liberale, por dhe antikomuniste si Britania e Madhe, SHBA lidhën aleancë me shtetin komunist të Bashkimit Sovjetik, me Stalinin për shkak të një emergjence dhe të një katastrofe shfarosëse siç ishte murtaja fashiste dhe naziste”.
XH. Z. Do habitesha shumë nëse Ju nuk do e dinit se komunizmi u “gatua” së pari në “kuzhinat ebraike” amerikane dhe më pas u “servir” në Rusi, në mënyrë që pastaj të përhapej në tërë Europën dhe më pas në botë. Pse në Rusi më parë? Thjeshtë, pasi nëse do thyhej Rusia si shteti me sipërfaqe dhe popullsi kaq të madhe, atëherë pjesa tjetër e Europës do ishte më e lehtë për t’u nënshtruar. Fakt tjetër, ishte se Rusia atë kohë ishte shtet më i prapambetur se pjesa tjetër e Europës, duke bërë që komunizmi të “përtypej” më lehtësisht nga populli rus. Po për murtajën e kuqe komuniste nuk keni asgjë për të na thënë Ju?
Z. M. “Britania e Madhe, u bazua në një refuzim total, nën Çurçillin për të mos arritur çfarëdolloj marrëveshje me Hitlerin”.
XH. Z. Habitem shumë që Ju nuk e dini se ishte Hitleri i pari ai që i kërkoi disa herë marrëveshje Çurçillit, i cili i refuzoi të gjitha! Arsyeja?! Kurrë nuk kam kuptuar diçka unë. Si ka mundësi që Çurçilli nuk mori Çmimin Nobël për PAQE, por për letërsi. E pra për një politikan që ka luftuar kaq shumë për paqen, të merrte Çmimin Nobël për letërsi, duhej të ishte një lloj ofendimi. Apo jo? Është sikur Juve t’ju jepet Çmimi Nobël për paqe dhe jo për letërsi!
Z. M. “Ishte hera e parë që Shqipëria e vogël pati aleatë të mëdhenj antifashistë, si Anglinë dhe Amerikën”.
XH. Z. Dakord. Por, Ju nuk na e shpjegoni dot arsyen se përse misioni i aleatëve tanë anglo-amerikanë u dëbua nga Enver Hoxha në vitin 1943 de jure dhe në vitin 1946 de facto. Do dëshiroja opinionin Tuaj, por pa marrë për bazë vetëm librin e Shokut Enver Hoxha “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, të cilin supozoj se Ju e keni lexuar.
Z. M. “Si në gjithë vendet evropiane dukuria e kolaboraciozmit u shfaq edhe në Shqipëri. Nga ’39 deri në ’44 pati një numër Qeverisë Kuislinge të cilët përfaqësonin interesat e pushtuesve italianë dhe gjermanë”.
XH. Z. Prapë dakord. Por, Ju nuk na i shpjegoni arsyet e vërteta të këtij kolaboracionizmi, shtresën dhe formimin e kolaboracionistëve, interesat, aspiratat, shqetësimin apo frikën për të ardhmen, etj.
Z. M. “Balli Kombëtar u krijua për të patur një paralele kundërshtuese me Frontin Nacionalçlirimtar. Ballistët jo vetëm që nuk luftuan kundër pushtuesve, por bashkëpunuan qoftë me fashistët italianë, qoftë dhe me nazistët gjermanë”.
XH. Z. Të paktën, Balli Kombëtar ishte një parti legale. Ndërsa PKSH-ja ishte një parti ilegale, duke qenë se ajo fshihej pas Frontit Nacionalçlirimtar. Besoj se Ju e dini se Plenumi i 11-të i PKSH-së në tetor 1948, e quajti të padrejtë mbajtjen në gjendje gjysmë ilegale të Partisë edhe pasi kjo ishte bërë parti sunduese e vetme në pushtet. Vendimet e Plenumit të 11-të, u botuan për herë të parë në shtyp! Si rrjedhojë, për normalizimin e jetës së PKSH, u vendos legalizimi i rnenjëhershëm i saj dhe thirrja e Kongresit të Parë. Sidoqoftë, komunistët atë kohë patën një avantazh shumë të madh, pasi paraqiteshin si përçuesit e çlirimit të atdheut nga një rrezik real sipas atyre që identifikohej tek nazi-fashistët prezentë në Shqipëri. Ndërsa ballistët ishin më pak të avantazhuar, pasi luftën e tyre ata e drejtonin ndaj një rreziku imagjinar të ardhshëm, i cili ishte komunizmi që do vinte për fat të keq më vonë në pushtet duke e mbajtur të pushtuar Shqipërinë për gati 50 vite. Por, edhe më pas! Pasi është shumë e vështirë të besohet se nëse përkrahësit e Partisë Komuniste atë kohë do e dinin se do vendosej diktatura e egër komuniste pas luftës, do e jepnin këtë përkrahje me vetëdije të plotë.
Në këtë pikë, komunistët u treguan më të rafinuar. Dhe më pas, ata ja panë hajrin kësaj sjelljeje. Ju nuk na sillni pastaj as edhe një dokument ku të provohet që ishte i pari Balli Kombëtar, që i shpalli luftë komunistëve. Ndërsa nga ana tjetër ekzistojnë dokumenta ku vërtetohet se ishin të parët komunistët që i shpallën luftë Ballit Kombëtar. Besoj dhe uroj që Ju të keni lexuar diçka rreth këtij argumenti në ndonjë shkrim të historianes Sonila Boçi(…)!
Z. M. “Ndodhemi para një alkimije ligjërimesh të opinioneve, që gëlojnë në kohën e sotme, qoftë edhe si jehona të një neofashizmi, siç po ndodh edhe në shumë vende të tjera të kontinentit evropian”.
XH. Z. Do bënit shumë mirë Ju që të analizonit arsyet se përse këto ligjërime që për Ju rezultojnë neofashiste, janë bërë sot një reagim i natyrshëm politik dhe popullor ndaj vrullit që kanë marrë në Europë teoritë neoliberiste (…)!
Z. M. “Është fakt që askush, asnjë kryeministër apo president nuk e revizionon dot Luftën e Dytë Botërore. Sepse është e pamundur ta revizionosh”.
XH. Z. Saktë. Por, si për çudi për pushtimin komunist gati 50 vjeçar komunist dhe dështimin e tij, as Ju dhe askush nuk po bëni dot zë për ndonjë revizionim. Edhe të pjesshëm. Si fillim.
Z. M. “Është një e drejtë absolute dhe njerëzore që eshtrat e tij duhet të preheshin patjetër në Shqipëri. Por jo në mënyrë shtetërore dhe aq më tepër në formën e një “revanshi” për të ndryshuar katërcipërisht historinë”.
XH. Z. Pse jo në mënyrë shtetërore, përderisa ajo teori dhe praktikë, të cilën Mit’hat Frashëri e luftoi kaq shumë, dështoi pas 50 vitesh? Pse nuk pyesni Ju se cila do kishte qenë ecuria e Shqipërisë nëse do kishin fituar me të vërtetë forcat demokratike pro perëndimore dhe jo ato komuniste? A njihni Ju ndonjë sistem demokratik në botë, i cili të jetë zëvendësuar me atë komunist? I referohem me anë të votave të lira dhe jo me anë të armëve apo raketave? Si e shpjegoni Ju faktin që Shoku Enver Hoxha eleminoi komplet inteligjencën dhe kulturën që ishte formuar në perëndim?
XH. Z. Ju sillni “Dy argumente, të cilët për Ju janë pseudoargumente që u artikuluan publikisht”.
Z. M. 1. “Mit’hat Frashëri vërtet gaboi, pra bashkëpunoi me nazistët por “nuk kreu krime”. Nëse je aleat i nazistëve të cilët qenë kriminelë të mëdhenj të njerëzimit, pra bën dhe krime në Shqipëri dhe nuk i kundërshton, por je aleat i tyre, nuk je aspak i justifikuar nga mungesa e përgjegjësisë së krimeve. Kjo është shumë e thjesht për t’u kuptuar”.
XH. Z. 1. Aha. Po për komunizmin çfarë do na thoni Ju? Pse atëherë nuk u dënuan ata komunistë, sekretarë partie, bashkëpunëtorë apo spiunë të Sigurimit të Shtetit, të cilët edhe pse nuk bënë krime direkte, ishin në shërbim të komunizmit? A janë të justifikuar ata? Në fakt, edhe kriminelëve direktë nuk ju hyri asnjë ferrë në këmbë! Madje ndokush prej tyre u bë edhe politikan apo deputet më vonë.
Z. M. 2. “Për të ashtuquajturit historianë aposteriorë, që kanë përdorur pseudoarsyetimin se “Lumo Skëndoja u bë me nazizmin, në mënyrë që të parandalonte ardhjen e komunizmit në Shqipëri”, mund të them se kjo gjë jo vetëm që nuk qëndron, por është njëkohësisht e njëjtë sikur të duash se Çurçilli dhe Ruzvelti u bënë me kryekomunistin Stalin, pikërisht për të krijuar sistemin botëror të shteteve socialiste, sepse duhej që të lidheshin me Hitlerin për të bërë të mundur shfarosjen e komunizmit”.
XH. Z. 2. Pse, për çfarë u krijua nazizmi? Si do luftonte Stalinin Rusvelti, kur ishin vetë amerikanët shpikësit e komunizmit dhe trapiantuesit e tij në Rusi? Pastaj tjetër. Besoj dhe uroj që ta dini edhe Ju se përfituesi më i madh politik dhe ekonomik nga dy luftërat botërore, doli Amerika, duke qenë se lufta nuk u bë në territorin e saj dhe duke qenë se Europa u shkatërrua shumë. Si do kishte qenë Europa sot nëse nuk do kishte pasur dy luftëra europiane(botërore)? Ndërsa në lidhje me parandalimin e ardhjes së komunizmit në Shqipëri, problemi mund të shihet ndryshe. Mit’hat Frashëri e kuptonte shumë mirë atë kohë se në rast se do fitonin komunistët në Shqipëri, kjo fitore në pamje të parë do krijonte idenë e çlirimit nga nazifashistët, por nga ana tjetër do kishim pushtimin komunist të një grupi të madh shqiptarësh nga një grup tjetër i vogël shqiptarësh. Në fakt, ashtu ndodhi. Ballistët nuk kërkonin marrjen e pushtetit, por kërkonin evitimin e marrjes së pushtetit nga komunistët në mënyrë që të mos përsëritej në Shqipëri përvoja ruse staliniste gulagiane. Duhet thënë se komunistët ishin më bindës me popullsinë duke shfrytëzuar faktin se kishim nazi-fashistët në Shqipëri. Ndërsa ballistët nuk ishin aq bindës, pasi rreziku i kuq komunist në atë kohë në Shqipërinë feudale ishte vetëm një imazh i largët. Aleat ballistët në pamje të parë zgjodhën pushtuesit e vendit, por realisht këta aleatë ishin kundërshtarët e komunizmit, ashtu si edhe ballistët. Apo edhe kleri katolik!
Ndryshon pastaj çlirimi i një vendi dhe rikthimi në gjendjen e para pushtimit nga çlirimi i një vendi dhe ardhja e një sistemi qeverisës të ri. Po të marrim si shembull vendet e pushtuara si Franca, Holanda, Danimarka, Suedia, etj. të Europës perëndimore, këto vende pas çlirimit nga Gjermania ruajtën të njëjtin sistem qeverisës kapitalist që kishin pasur para luftës. Ndërsa në Shqipëri ndodhi ndryshe. U kalua nga sistemi feudal në atë komunist, duke kapërcyer atë kapitalist. Pasojat po i vuan edhe sot Shqipëria. Faktin që Stalini vrau me miliona rusë që nga ardhja e tij në pushtet, populli shqiptar nuk e dinte akoma atë kohë. Përveç komunistëve.
Z. M. “Janë pikërisht Antifashistët shqiptarë që e çliruan Shqipërinë, dhe nuk lejuan që Shqipëria e fashistëve, nazistëve dhe ballistëve të quhej me statusin “e një vendi të mundur, në Luftën e Dytë Botërore”. Kjo nuk është pak. Kjo është jashtëzakonisht shumë”.
XH. Z. Nuk më duket se Shqipëria luftoi përkrah nazi-fashistëve kundër ndonjë shteti tjetër! Pse nuk na tregoni Ju se me çfarë mënyre u pushtua Shqipëria nga Italia? Ne dimë zyrtarisht se Italia na sulmoi në Durrës. Po Gjermania, në cilën pjesë e sulmoi Shqipërinë? Çfarë trupash ushtarake shqiptare i bënë ballë Gjermanisë dhe ku u bë përpjekja e parë e forcave shqiptare kundër gjermanëve? Pse nuk na jepen statistika më të sakta ku të vihen në dukje shkatërrimet që bëri Italia dhe Gjermania në Shqipëri? Po ndonjë ndërtim a bëri Italia dhe Gjermania gjatë kësaj periudhe? Harroni Ju se atë kohë Shqipëria ishte një vend akoma feudal dhe jo kapitalist? I solli dëm të madh Gjermania Shqipërisë duke e bashkuar atë kohë me Kosovën?
Mos vallë qëndresa ndaj Gjermanisë duhet të kufizohet vetëm në operacionin e dimrit dhe të qershorit 1944, ku partizanët vetëm u mbrojtën dhe dolën “fitimtarë”?! Duhet t’i besojmë ne vetëm hisotiografisë komuniste të para vitit 1990? Pse nuk theksoni Ju edhe faktin tjetër se shumica e partizanëve shqiptarë nuk ishin komunistë, por që më vonë ata u mashtruan nga komunistët, të cilët nga ana e tyre ishin nën urdhërat e Partisë Komuniste
Jugosllave? Nga kjo rrjedh edhe fakti tjetër se ushtria partizane shqiptare ishte njësi e ushtrisë partizane jugosllave. Edhe partizanët shqiptarë nuk i dërgoi Enver Hoxha në Jugosllavi atë kohë për ndihmë, por i urdhëroi vetë Titoja që të shkonin atje.
Z. M. “Më pëlqeu fjalimi i Erion Veliajt me rastin e 17 Nëntorit të datës së Çlirimit të Tiranës, kur ndër të tjera tha se partizanët shqiptarë e çliruan me forcat e tyre kryeqytetin, Tiranën. Dihet që kryeqytete të tjera të Europës nuk janë çliruar vetë. Kjo është e vërteta”.
XH. Z. Këtu nuk kam asnjë dyshim se ju ka pëlqyer Lali Eri Juve. Nuk duhet harruar fakti kryesor se fillimi i fundit të Gjermanisë, nisi në korrik të vitit 1944! Kështu, komunistët u ngutën të “çlironin” Tiranën, kur e panë se Gjermania po kapitullonte dhe ushtarët gjermanë po tërhiqeshin nga Shqipëria. Luftën në Tiranë, komunistët e bënë më shumë kundër kundërshtarëve të tyre për pushtetin e ardhshëm se sa kundër gjermanëve.
Z. M. “Në vitin 1947 në gazetën “Dielli” i Bostonit të datës 26 mars, Noli ka botuar artikullin “Dy fjalë për ballistët” ku ai shkruan se “ballistët bashkëpunuan me fashistët italianë dhe nazistët gjermanë me shpresën se do të fitonin luftën tok me ta. Desh Perëndia, dualën në shesh partizanët me Enver Hoxhën në krye, dhe jo vetëm e nxuarën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes por e vunë në radhët e të gjallëve pranë shteteve aleate… Sikur të ngjante e pangjara dhe ballistët tanë të kishin qëndruar në fuqi pas disfatës gjermane, përfundimi do të ishte një anarki e plotë, më e keqe se ajo e Greqisë e cila do ta shpinte Shqipërinë në copëtimin final”.
XH. Z. Wow. Po aleatët e Gjermanisë Rumania, Bulgaria, Finlanda dhe Hungaria, çfarë pasojash patën pas kapitullimit të Gjermanisë? U copëtuan ato shtete? Po Zvicra neutrale, a mund të quhej edhe ajo aleate e Gjermanisë(indirekte!), duke qenë se atë kohë ajo e furnizoi makinën ushtarake të Hitlerit me vegla të preçizionit të lartë me vlerë 1,6 miliard euro të sotme, të cilat Gjermania nuk ja pagoi kurrë? U copëtua Zvicra?
Tani, që Noli ka qenë me orientim të majtë, nuk është sekret, pasi e dimë të gjithë. Por, bën shumë çudi fakti që Noli nuk pranoi ftesën e Enver Hoxhës për t’u kthyer në atdhe atë kohë! Do kishte jetuar akoma edhe 16 vite të tjera ai në vendin e mrekullive. Por, mbase ai kishte marrë vesh se shumë vëllezër të tij priftërinj ishin bërë banorë të zakonshëm të burgjeve komuniste. Bëhet fjalë për më fatlumët. Pasi priftërinjtë e tjerë, u bënë kurban duke u masakruar me kazma dhe me lopata. Nuk më rezulton që Enver Hoxha t’i ketë lidhur ndonjë pension Nolit, ashtu siç ja lidhi Zogu atij deri në vitin 1939! Sidoqoftë, nuk habit askënd ky revanshizëm neo komunist kohët e fundit, duke marrë në shenjë së pari disa figura të njohura historike të vendit tonë. E filloi Shoku Nasho Jorgaçi kundër At Gjergj Fishtës në lidhje me një letër që HOMERI ynë i kishte dërguar atë kohë një hierarku të lartë ushtarak fashist. Pastaj, vazhdoi Shoku Pëllumb Xhufi, i cili kampet e përqëndrimit, i quajti kampe pushimi”. Pak ditë më parë, vazhdoi Shoku Fatos Tarifa kundër ceremonisë së varrimit zyrtar të eshtrave të Mit’hat Frashërit, ku si revoltë ndaj kësaj “mënxyre kombëtare”, babai i tij Shoku Sevo Tarifa (ish sekretar i Shokut Enver Hoxha!) për pak u divorcua nga PS-ja, duke dorëzuar teserën e kuqe (si gjaku i viktimave të terrorit komunist)! Në të njëjtën linjë, po vazhdoni edhe Ju.
Tani kam një pyetje për Ju.
Meqë sistemi komunist dështoi, kur do bëjnë një MEA CULPA komunistët?
Edhe formale të paktën, duke qenë se ajo MEA CULPA nuk do ketë aq vlerë, për faktin se komunistët janë akoma në pushtet.
Përshëndetje revolucionare.