Lazer Kulla is feeling sad (ndihet i dëshpëruar).
I dashur miku im i kahershëm Luan Rama.
Rastësia na solli që unë edhe ti u njohëm në fillim Shatorin 1980. Kohë kur kokat tona feminore u qethen zero, na zhveshën nga robat tona verore dhe na veshen me kostumin e gjelber, na vunë kapelen me yllin pesë cepash mbi strehë, na lidhen mesin me rrypin e ushtarit me togëzen e madhe me yllë ne mes dhe na hoqën sandalet tona dhe na veshën kepucët e ushtarit… pra thënë ndryshe na “burrëruan” para kohe.
Ti Luan, falë njohjeve dhe perkrahjeve avancove diç më shumë dhe shpejt u zgjodhe Sekretar i Rinisë se Batalionit (keshtu organizoheshin skenderbagasit atëbotë).
Të mbaj mënd si adoleshent fytyr ëmbël feminor (feminor ashtu siç ishim të gjithë bashkëmoshataret e tu) të mbaj mënd të sjellshëm e plot edukatë… të mbaj mënd kur dilje në skenën e kinemasë se shkollës dhe recitoje aq bukur. Të kam duartrokitur perzemërsishtë dhe me çiltërsinë e paster të një adoleshenti te “burreruar”… dhe nuk e teproj nqs. them se recitimin ti Luan e kishe jo vetëm per zemer, por pa patur frikë se nuk po ekzagjeroj ishe në kufijtë e një aktori plot sharm…
I dashur miku im Luan Rama, Ne, pra unë dhe ti e mbajmë mënd njeri-tjetrin edhe me gjerat më intime që si adoleshentë po zhvilloheshim… kur na vinte radha per të bërë dush, ngaqë dushi ishte kolektiv dhe kapterri Baçe Braka na ndante brekët dhe kemishat e ushtarit…
Yhuuuuuuu… sa shumë gjera kemi të kujtojmë sëbashku i dashur…
…Por me keqardhje mesova Shtatorin tjetër se ti miku im i mirë Luan nuk do të vazhdoje më të ishe Skenderbegas… per arsye që unë i di, por deshiroj të ruajë konfidencialitetin midis miqëve…
Unë vazhdova dhe u diplomova në shkollen Skenderbej, natyrisht me rezultate shumë të mira, pavaresishtë se nuk pata asnjë mik apo shok te babait tim, (edhe pse pjesmarres në Luften N/Çlirimtare dhe i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor).
Vazhdova dhe dy vite ne Shkollen e Lartë të Bashkuar të Oficerave, dega Artilieri Tokësore.
Por në vitin e dytë të fakultetit unë ia arrita qellimit tim të largohem nga Shkolla e Lartë e Oficerave me të gjitha rreziqet që mund të më ndjeknin. Por dua te them se rastin tim perse u largova nga të diplomuarit si oficer do ta tregoj dhe është hera e parë që e bëj publike.
Në kohën kur ti miku im Luan u largove si Skenderbegas, pra nga jeta ushtarake dhe vazhdoje gjimnazin e Rubikut (pra ike nga një prej shkollave të Mesme më të kompletuar te Republikës qoftë nga personeli pedagogjik qe zgjidheshe nga e gjithë Shqiperia, qoftë edhe nga ngarkesa mesimore) në jeten politike ushtarake ndodhen ndryshime radikale… dhe me ardhjen e Kiço Mustaqit si i perzgjedhuri i Enver Hoxhës si Shef i Shtabit të Pergjithshëm, ushtarak që kishim degjuar dhe sterdegjuar bënat e tij si arrogant e propotent, sa që u vendoste Skenderbegsave 14-15 vjeçar edhe pistoleten ne gojë pse nuk kanë pastruar haletë kolektive me dorë… pra pa doreza.
Isha i edukuar dhe i betuar per të dhënë edhe jeten per atdheun, por kurrësesi nuk mund të pranoja ditën që do marr komanden në drejtim të denoj ushtarin, perse nuk ka lidhur telin e qafores ushtarake… thënë më thjeshtë: pse ushtari nuk do të vari veten në kohën e vapës. Ti Luan ishe ne gjimnazin e Rubikut dhe as që kishe idenë se ç’behej me ish-Skenderbegasit e tu, dhe absolutishtë nuk të fajësoj.
Ja pra unë, falë guximit dhe sakrificës të tejskajshme dhe të ndihmës njerëzore (por me rrezik) të doktorit te shkollës z. Agim Ishmi (per ata që nuk e dinë, Agim Ishmi ishte vellai i deshmorit Shyqyri Ishmi) ia arrita të shkeputem nga karriera ushtarake.
Rasti është mbreti i botës, – thotë populli.
Dhe rasti solli që unë edhe ti Luan të takoheshim perseri, në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkoder, unë në Bio-Kimi dhe ti në Gjuhë-Letersi.
Dhe ashtu pa u kuptuar jovetëm ishte kënaqesi që u takuam pas kaq vitesh, por natyrshëm u ri-lidhë miqesia jonë…
Ti miku im Luan dukeshe i kenaqur me miqesinë dhe shoqerinë nga lart, që nuk mungonte: u bë një “konkurs letrar në letersi “ ku ti dole fitues… konkurs i pari dhe i fundit, nuk dua te them se u nis e bitis vetëm per të promovuar ty, por të paktën mund të them se nuk patëm një të dytë. Gjithashtu në gazeten “Zeri i Popullit” në faqen 3, ti Luan kishe të rezervuar rubriken “Vezhguesi” dhe Fahri Balliu në cilësinë e gazetari të terrenit.
Dhe unë miku yt Skenderbegas të pergezonte per çdo shkrim që të botohej, pra të kam dashur dhe vleresuar shumë sinqerisht gjatë gjithë kohës.
Dhe ja ndodhën trazirat e para kunder rregjimit në Tiranë (siç ishte rasti i ambasadave) dhe falë liberalizimit të vogël te Ramiz Alisë, erdhen per intervistë gazetarë nga RAI, ZDF gjermane apo France TV.
Rastesisht unë u intervistova nga ZDF gjemane dhe gjatë kohës që po pergjigjesha, Xh.G sebashku me sigurimsat me larguan nga gazetari gjerman, pasi nuk po pergjigjesha sipas direktivave të Partisë dhe Sigurimit… kurse ti Luan u keshillove po nga keta të lartëpermendurit te ftoje gazetarët francezë per një mbrëmje vallezimi, aq bukur e the ftesen per gazetaret francezë sa ta pranuan ftesen pa merrë frymë mirë. Kot nuk thotë populli: më mirë të dishë se të keshë.
Nejse, që të dy u diplomuam, unë u emerova si mesues në Arëz të Kukesit, dhe ti në gazeten “Zeri i Popullit”.
Unë “tradhetova” atdheun dhe mora “rrugën për Janinë” të emigrantit dhe ti more rrugën e politikanit. Unë e shikoja politikën si menyra e vetme për të ngrënë, pirë, vjedhë e lëpirë, e vetmja rrugë per t’u ngritur mbi fukarejtë e viktimat (e shumta dhe të panumërta), prandaj zgjodha “rrugen për Janinë”, (por pa kahrabaqinë) dhe ti miku im e shikoje me shpresën se po, Shqipëria mundet të bëhet, dhe që të bëhet duhet shkruar te Zëri i Popullit dhe duhet aderuar në Partinë Socialiste.
Unë Parinë Socialiste e konsideroja si të pa moralshme të udhehiqte vendin në ato vite, por edhe Partinë Demokratike e shikoja si parti që më shumë do shkaterronte Shqipërinë e shkaterruar dhe skllavëruar më tej skaj, se sa do ta rindertonte, Berisha dhe Hajdari ishin etaloni që unë masja PD-në dhe më vjen keq që dola i drejtë në gjykim (do kisha preferuar që unë të dal i gabuar në gjykim).
Unë gjatë “rrugës për Janinë” u ndesha me urinë dhe varfërinë e emigrantit, duke ngrënë bukë në kisha e Karitas dhe fjetur në makina të abandonuara në qoshe rrugësh, por i kënaqur se nuk po shkeli në kallon dhe plagën e shqiptarit të shkaktuar nga ajo partia që kishte”Zerin e Popullit” si organin kryesor te agjitacion propagandës…
Ti, miku im u bëre deputet edhe Minister i Brendshem… nga Minister u largove apo të larguan, përsëri të kam mik dhe nuk e ndaj me publikun, (ti bëj ç’të duash, mundet ta thuash, mundesh edhe jo), per mua s’ka rëndësi, ti miku im i mirë mbete, përsëri.
Ti, Luan miku, ndërrove edhe parti, vajte tek LSI, pa problem për mua, unë respektoj përzgjedhjen politike e konjukturale.
Unë, akoma në atë “rrugën për Janinë“.
Ti Luan, miku im i kahershëm (kështu më pelqen mua të të quaj) tani ke krijuar një profil të lartë politik e publik, vazhdoni te jeni deputet i parlamentit shqiptar, mbani dhe detyren e nën-Kryetarit të partisë se tretë më të madhe parlamentare …LSI.
Unë, tani jam një “senior rrugaç i rrugës për Janinë“ mergimtar i konsoliduar me bashkëshorte dhe një vajzë kanadeze nga lindja, por shqiptare e fortë në vetëdije aq sa vajza jote.
Unë, miku juaj i kahershëm i dashur Luan, kam kontribuar dhe kontribuoj personalisht dhe familjarisht për komunitetin shqiptaro-kanades këtu në Vancouver pa rreshtur, me mish e shpirt.
E gjithë kjo histori e gjatë miqesie gati 4 dekadash (38 vite për të qenë i saktë) me ty Luan, plot përkrahje e suksese për ty dhe me plot vuajtje e sakrifica nga unë, si nuk u ciflua qoftë edhe një fije, të paktën sa qimja e flokut ? E çuditshme ëëëh?
Duhet të jemi krenarë për një miqësi te tillë, apo jo?
Unë pa asnjë mëdyshje e them se: po, na bën krenarë.
Me keqardhje i dashur mik i kahershëm, më duhet ta pranoj se kjo miqesi 4 dekadëshe, në momentin që po shkruaj keto rreshta (dhe unë nuk shquhem per shkrime te gjata siç bën ti) miqësia jonë është “cifluar” pak sa… sa një qime floku (edhe pse shumica e flokëve më ka shkuar për lesh😂).
Pashë një video në një nga portalet shqiptare: video e xhiruar ne momentin kur policia tenton të arrestojë nje djalosh të ri, që u qi…nte motrat dhe roptë policisë…
Duke mos u besuar syve të mi (edhe pse përdori syze per të shikuar me kthjellët) shikoj ty, bash ty, o Luan miku, të perleshesh me policinë dhe largon kriminelin nga duart e policisë…?😭😭😭
Më vonë mesova se po ky trimaloshi guximtar që qi…nte motrat dhe roptë policisë, paska qi…rë ca gishta të një kolegeje te tyre 😭😭😭😭, polices INA.
Unë, mergimtari i “rrugës së Janinës” edhe pse i rraskapitur dhe katanosur nga gurbeti i shkretë, kam arritur edhe të studjoi, ashtu pak gjëra, por në mes tjerash edhe mbi foto efektin, ku është aplikuar psh. në filmin Titaniku dhe foto shop-in, ku shikoj herë pas here të përdoret edhe në Shqipëri, por me një ndryshim, jo për art, por për propagandë.
Pra thënë shkurt dhe qartë, nuk më rezulton të jetë perdorur as foto shop, as foto efekt, por është xhirim origjinal.
I dashur Luan, plagosjen e Polices Ina e përjetova jashtëzakonisht keq, ashtu siç kam përjetuar veshtiresitë e rrugës gurbetqare “për Janinë“.
Tani që pashë videon e lartë-përmendur, po më shtohet dhimbja, sepse ti miku im ke kryer jo një, por disa vepra penale (gjithmonë sipas kutit jurididik i vendit “jo” demokratik, siç është vendi ku unë jetoj, KANADA).
1- Pengim i forcave të rendit në ushtrimin e detyrës (dënim që shkon deri në 10 vite burg në Kanada)
2- Përkrahje pas kryerjes së krimit (edhe ky nen përcakton dënim me burg, këtu në Kanada)
Po pse e bëre o mik…?
A doje të kurseje çizmet e Monës…?
A doje ti hyje në qejf Like florinit…?
A mos është kontigjent kriminal i LSI-së…?
A mos doje ta rekrutoje per një qi…rje më të dhimshme në të ardhmen…?
A mos ………..?
A mos……. ?
Të paktën dy personave u detyrohesh moralisht t’u pergjigjesh:
1- Mua, mikut tënd që nuk e luhati miqësinë me ty, për 40 vjet dhe:
2- Inës, polices, që krimineli ia qi…u disa nga gishtat e dorës…
Kaq për përgjegjësinë morale
P.S
Përgjegjësinë penale duhet ta mbash në gjykatë… nëse do ketë ndonjëhere drejtësi për INEN (kuptohet).
Miku juaj i kahershëm,
Lazer Kulla