Letër e hapur: Kryetares së Kuvendit Zonjës Vjosa Osmani

0
482
Vjosa Osmani - Beso

Nga Tahir CUKAJ

Durimi, guximi dhe etika janë tri veti që e ndërtojnë personalitetin e njeriut.
Për fat të mirë, ju jeni njëra ndër zonjat e Kosovës që i posedoni këto veti.

– E kam të qartë situatën politike dhe fatin e popullit tim, tani e tridhjetë vjet me radhë, siç ishin burgosjet, arrestimet, dëbimet, dhe vrasjet nga pushteti i Millosheviçit, por nuk e kam të qartë ditën e sotit dhe qëndrimet e pushtetarëve të mi.

– E kam të qartë periudhën e diferencimeve që bëheshin nga pushtetarët lojal si dhe suprimimin e autonomisë së Kosovës, nga klasa politike e ajaj kohe, por nuk e kam të qartë heshtjen dhe nënshtirimin e akademikut dhe intelektualit tim të asaj kohe.

– E kam të qartë burgosjen e studentëve dhe minatorëve dhe mburrem me guximin dhe kërkesën e tyre, sepse i takoja atij brezi dhe atij mendimi, por nuk e kam të qartë zërin e turpshëm dhe heshtak të asaj klase politike që ishte dikur.

– E kam të qartë takimin e Shoqatës së Shkrimëtarëve të Kosovës me atë të Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, dhe guximin e saj të udhëhequr nga Prof. Dr. Ibrahim Rugova, por nuk e kam të qartë tërheqjen e pseudointelektualëve dhe pseudopatriotëve të asaj kohe, e sot sillen si xhandarë të kralit, duke shitur mend për partinë dhe shtetin.

– E kam të qartë edhe lëvizjen e re studenteske në kohë okupimi, ku edhe JU ishit njëra ndër yjet, që u gjetët në krah të motrave dhe vëllezërve Kosovarë, me qëllimin më të mirë për Kombin dhe Kosovën, por nuk e kam të qartë elitën politike dhe konceptet e saj të errëta dhe plotë vnerë, që heshtnin para kërkesave të popullit, e sot shesin mend dhe patriotizëm.

Sa e tmerrshme është dita e sotit, dhe sa i rëndë është fati i popullit tim.

Në këtë kohë përçarjesh dhe pandemie dëgjoj zëra të çmendur nga liderët politik duke ofenduar dhe poshtëruar njeri tjetrin e aq më keq duke ofenduar Kryetaren e Kuvendit Zonjën Vjosa Osmani, një intelektuale dhe një nënë e bekueme, një veprimtare dhe një eksperte e pashoqe që i zbardhë fytyrën mbarë kombit shqipëtar, një rugoviste e përflakur që nga hapat e parë të aktiviteteve e deri te Kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Sot Vjosa Osmani është ajo që u dëshmua me votën e qytetatarit përballë çdo rivali të saj.
Vjosa Osmani arriti ta fuqizojë LDK-në dhe ta faktorizojë fuqishëm, duke rënditur në vendin e dytë dhe duke i kthyer shpresen qytetarit.

Pra, kjo është Vjosa Osmani retorika dhe qëndrimi i saj prej një zonje e madhështon dinjitetin e femrës shqiptare dhe na bën të ndihemi krenar me të, ajo sot është një Tringë apo Norë e Kelmendit, një heroinë e paqes dhe njerëzimit që sakrifikohet për të mirën e popullit dhe institucionet e Kosovës.

Zëri saj është paqja, është e ardhmja e popullit.

Dhe për fund dua të them çfarë njeru është ai njeri që etiketon dhe përbuzë vlerat e Vjosa Osmanit.

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar