Burimi: https://www.facebook.com/
Ambasadore e Gjermanisë në Kosovë
E nderuar Ambasadore,
Më 1 mars 2017, ua kam nisur një letër të hapur, të cilën bashkë me juve ua kam postuar edhe mediave shqipe në Kosovë, të cilat, asnjëra sish nuk e kanë parë të udhës për ta publikuar. Megjithatë letra është publikuar në profilin tim në FB, si dhe në Shkodër; www.fjala.info, Zvicër; www.filolet.com, dhe në Prishtinë; www.vizioni.info.
E nderuara Ambasadore,
Unë pata qëllim të të shpjegoja për gjendjen e mjeruar në Kosovë, natyrisht të të flas edhe për lajthitjen që e ka bërë Gjermania ndaj elitës politike në Kosovë, e cila është përgjegjëse për krizën e thellë vend.
Mos botimi i letrës në mediat publike, nuk duhet të ju inkurajoj, përkundrazi duhet të shqetësoheni. Unë kam përvojë me mediat në Kosovë, prandaj isha vetëdijshëm se me atë letër do t’ua sqaroj më mirë realitetin kaq tragjik të mediave të shkruara, televizive dhe atyre elektronike që kanë bërë një klimë të padurueshme në Kosovë, duke krijuar përshtypjen shumë negative për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë. Është politika redaktuese e mediave në Kosovë, që po e pasqyrojnë kaq zi realitetin në Kosovë. Këto media, me ndonjë përjashtim të vogël, nuk lejon asnjë iniciativë dhe nuk tolerojnë asnjë mendim tjetër përveç mendimit centralist të kontrolluar nga qarqe që kanë kopjuar mentalitetin komunist të një kohe tashmë të shkuar.
Mediat shqipe në Kosovës udhëhiqen nga politikat e tyre antidemokratike, dhe janë shndërruar në një kampanjë kundër prezencës Gjermane dhe Amerikane në Kosovë, kundër Investimeve marramendëse të Gjermanisë dhe vendeve të BE. Politikat redaktuese në shtypin dhe mediat publike në Kosovë janë kundër reformimit të mendimit publik. Si mund të arsyetohen gjithë këto mediume të cilat janë krijuar për të thithur fonde, dhe për të krijuar një klimë kaq të ashpër kundrejt prezencës së Bashkimit Evropian, po sidomos dallohet një përpjekje që shpie edhe kundër prezencës Gjermane e Amerikane në Kosovë.
E nderuar Ambasadore,
Ju vini nga një vend ku lulëzon demokracia e cila është realizuar duke i decentralizuar shtypin dhe mediat tjera. Kurse në Kosovë kemi një vazhdimsi të mentalitetit centralist, ku mediat kanë qenë levë e dhunës dhe diskriminimit publik. Mediat edhe sot në Kosovë, po vazhdojnë të luajnë rolin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mediat në Kosovë vrasin ma shumë se sa pushkatimet që janë bërë në sistemet totalitare komuniste. Sot mediat në Kosovë nuk dihet nëse janë në shërbim të SHIK, AKI apo SIA serbe, por se janë bërë prokuror dhe gjyqtar s’ka dyshim. Vetëm në Kosovë ndodh, pa autorizimin e prokurorit të publikohen përgjime telefonike thuaja gazetat dhe mediat janë polici, janë Institucion i Shërbimit të Inteligjencës, madje vetëm gazetarët e Kosovës, ndëshkojnë individin,, familjen e shoqërinë ma ashpër se gjykatat ma mizore në sistemet totalitare.
Për mua nuk është risi, sepse shtypi dhe mediat në Kosovë janë të skllavëruar nga servilizmi i tepruar duke iu nënshtruar mafisë politike, me që rast edhe ato janë pjesë e krimit politik dhe ekonomik. Sot mediat në Kosovë janë pjesë e sistemit të përgjithshëm të dështimeve në Kosovë, madje mediat në Kosovë haptas tregojnë se nuk janë të lira, nuk janë të gatshme me u ballafaquar me krimin dhe korrupsionin, përkundrazi një pjesë e madhe është vet e involvuar në krimin dhe kriminalitetin e përgjithshëm në Kosovë
Sot, mediat publike në Kosovë, janë shndërruar në prokuror?!
Sot, mediat publike, janë shndërruar në banda vrastare?!
Sot, disa nga udhëheqësit e mediave janë bërë milioner, pa pasur fabrika?!…
E nderuar Ambasadore,
Kosova është në krizë të thellë, por jo edhe të pazgjidhshme, por duhet vendosmëria e shtetit Gjermanisë, Amerikës dhe disa nga vendet e Bashkimit Evropian për të ndihmuar në ndryshimin e kësaj gjendje e cila padyshim e ka zgjidhjen e vet!
Të shpresojmë se kjo thirrje publike, do të ndikoj sado pak për të kërkuar një ndryshim të strategjisë gjermane ndaj mediave të korruptuara dhe elitës politike e cila bart të gjitha përgjegjësitë për këtë krizë dhe gjendjen kaq të rëndë në Kosovë!
CH-St. Gallen, 16.03.2017.
Me respekt!
Shefqet Dibrani – shkrimtar
Ja Lista e mediave që nuk e kanë parë të arsyeshme ta publikojnë letrën e datës 01.03.2017.
Von: Shefqet Dibrani [mailto:[email protected]]
Gesendet: Donnerstag, 2. März 2017 00:02
An: ‘Ambasada Gjermane:’ <[email protected]>;
Betreff: Letër e hapurzonjës Angelika Viets
‘Ambasada e Amerikës:’ <[email protected]>;
‘Ambasada e Brtanisë së Madhe:’ <[email protected]>;
‘Avokati i Popullit:’ <[email protected]>;
‘EULEX-Kosovë:’ <[email protected]>;
‘LDK – Kryetari Isa Mustafa:’ <[email protected]>;
‘Majlindë Sinani Lulaj:’ <[email protected]>;
‘EULEX Zyra për media:’ <[email protected]>;
‘Gazeta 55:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Blic:’ <[email protected]>;
‘Gazeta 55:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Bota press:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Bota sot:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Bota sot:’ <[email protected]>;
‘Gazeta e Re:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Epoka e re:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Epoka e re:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Express:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Express:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Info Press:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Koha ditore:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Koha Ditore:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Kosova sot:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Lajm:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Nacional:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Newborn:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Telegrafi:’ <[email protected]>;
‘Gazeta Zeri:’ <[email protected]>;
‘Portal Albinfo.ch:’ <[email protected]>;
‘Portal Darda Media:’ <[email protected]>;
‘Portal Dialog Plus.ch:’ <[email protected]>;
‘Portal Indeksonline:’ <[email protected]>;
‘Portal Kosova Press:’ <[email protected]>;
‘Portal QIK:’ <[email protected]>;
‘Portal Tribuna Shqiptare:’ <[email protected]>;
‘Portal Tribuna Shqiptare:’ <[email protected]>;
‘Portali Iliria News Agency:’ <[email protected]>;
‘Portali Presheva Jonë:’ <[email protected]>;
‘Portali Presheva Jonë1:’ <[email protected]>;
‘TV Deutsch Welle:’ <[email protected]>;
‘TV Evropa e Lire – Arton Konushevci:’ <[email protected]>;
‘TV Evropa e Lire – Zijadin Gashi:’ <[email protected]>;
‘TV Klan Kosova:’ <[email protected]>;
‘TV Klan Kosova:’ <[email protected]>;
‘TV Klan Kosova:’ <[email protected]>;
‘TV Koha Vision:’ <[email protected]>;
‘TV Rrokum:’ <[email protected]>;
‘TV Rrokum:’ <[email protected]>;
‘TV RTK:’ <[email protected]>;
‘TV Top Channel:’ <[email protected]>;
‘TV Top Channel:’ <[email protected]>;
‘TV Top Channel:’ <[email protected]>;
‘TV Zëri i Amerikes VOA:’ <[email protected]>;
‘TV21:’ <[email protected]>