Letër artistëve deputetë

0
243
Ilir Muharremi

Ilir Muharremi

Piktorët vdesin për bojëra, o “intelektualët artistë” që pretendoni të bëheni deputet të maskuar.

Çka mund të përfaqësoni ju dhe kënd doni ta përfaqësoni? Jeni me aq shumë ngjyra në fytyrë e gjymtyrë, o “intelektualët e mi” që dy fjalë nuk po dini mi lidh në debate. Vërtetë nuk mund të mbanit mashë më të mirë o “intelektualët artistë” sesa vetë fytyrën tuaj. Jeni të mbuluar me karrige, petkun e pushteti qëllimin e përfitimit të parasë për këtë zgjodhët politikën.

E dini si më dukeni? Të stisur me ngjyra e gjethe artificiale. Në vellot tuaja shfaqen, idiotësitë, budallallëqet, mangësit në të folur, në të bërit, mendjemadhësit, gjestet e shfrenuara, mbivlerësimet e vetes, e folur rrugaçe, vërehet se nuk e keni lexuar asnjë libër deri në fund jo shkencor, por as roman, e as kur ishit fëmijë. Të çveshura janë vellot tuaja nga bojërat dhe gjestet e dini për çka jeni, veç për të trembur zogjtë.

Aktorët vdesin për skenën, “o intelektualët artistë”, ndërsa vuajnë për hapësirën të cilën e zaptuat ju. Ju shkatërrues të çdo vullneti aktoresk dhe besimi. Jeni ju që i mbyllët të gjitha portat dhe i leni hapur vetëm gjysmë të hapura. Nuk pranoni asnjë tekst dramaturgjik, as një regjisor, e as aktor që nuk i përket folesë së klanit tuaj. E merrni përgjegjësi të flsini për moralin në kulturë dhe ndryshime rrënjësore. Jo. Jeni shumë steril ndaj kësaj “o artistë intelektualë”. Nëse nuk keni forcë mos konkurroni për deputet sepse do bëheni palaço për kulturën dhe kënaqësi për qëllimin e përfitimit tuaj.

Filmi vuan për regjisorët e mirë dhe aktorët e denjë. Skenarët mykën në sirtarë të cilët veç syri i dëshpëruar i Zotit i vështron. Që njëzet vjet veç ju dhe vetëm ju merreni me filmin, skenarin dhe aktrimin, të tjerët vështrojnë nga gjysmë portat. Gënjeni kur radhitni veten me në kategori siç janë filmat “Joker”, ngritni zemrën tuaj në piedestal të rrejshëm. Çka mund të presim nga ju kur ju mungon sinqeriteti i vetvetes?