Lëshimet territoriale, klasa politike dhe faktori ndërkombëtar

0
472
Ramushi - Demarkacioni

Nga Skënder MULLIQI

Krimi dhe korrupcioni janë dy temat kryesore që duhet përmbushur Kosova për të pasur liberalizim të vizave, veq temës se demarkacionit siq po trumpetohet më të madhe në opinion nga ata që dojnë me ia lanë vetit namin tek rinia, së gjoja ata janë shpetimtaret pse do të kemi levizje të liëe, e në fakt kan luftuar për ratifikim të demarkacionit, së ndoshta nuk do të përgjigjën si të dyshuar për krime të luftës para Gjykatës Speciale. Këta liderë partiak dhe shtetëror kan dëshmuar moti së nuk janë të zotët që t’i avancojnë proceset përpara.Disa prej tyre mbartin hipoteka të rënda mbi supe të krimit, të korrupcionit, të pasurimit të jashtligjshem, dhe janë të implikuar në kontrabanda dhe trafikime të ndryshme. Këta e kan bishtin e zënë më derë dhe bashkësia ndërkombëtare vepron më ta bash si të dëshiron.

Kosova seriozisht po rrezikohet të rrudhet tepër shumë duke humbur tokë serish siq humbëm në të kaluarën nga fuqitë e mëdha të kohës. Serbosllavët pa luftë po arrijnë prap ti zgjerojnë territoret e tyre më tokat shqiptare, jo krejt pa fajin edhe të faktorit ndërkombëtar. I morën 2500 hektarë tokë në kufi më Maqedoni pa e pyetur fare palën shqiptare. I mori 8200 hektarë tokë pala malazeze më izën e shqiptarëve në pushtet.U formua Asociacioni i veqant i komunave serbe, me kompetenca të veqanta në veri të Kosovës. Këto kompetenca vendimarrëse të minorotetit serb janë synim që gradualisht të kemi ndarje të Kosovës mbi bazat etnike.

Dhe, së fundi kur do të bëhët demarkimi më Serbinë serish më gjasë do të humbim territore, që do të ishte fatale për Kosovën dhe shqiptarët. Sikurse që janë duke punuar keq kjo klasë politike edhe keq këto punë do të bitisën. Nuk ishte dashur te lejohen gjitha këto lëshime të cilat kan filluar për asnjë qmim. Dhe, dikush ishte dashur për shkelje të kushtetutës së vendit të përgjigjet edhe penalisht. Nuk u luftua historikisht që bëhemi humbësit më të mëdhenje në Ballkan. Te gjithë fqinjët tanë bashkë më grekët i shtuan territoret e shteteve të tyre, duke ua marr territoret shqiptarëve !

Kur është fjala të territoret dhe të vendosja e rendit dhe ligjit, të avansimit të demokracisë dhe kalimit më të lehtë të fazës së tranzicionit, pa faj nuk është as faktori ndërkombëtar ne Kosove, pa e shfajësuar këtu klasën e dobët politike. Pas luftës i patem shumë struktura ushtarake dhe civile si, KFOR-in, UNMIKU, EULEX-I e shumë organizata jo qeveriatre të Evropës, dhe për qudi qytetarët e Kosovës nuk kan viza edhe gadi pas 19 vitesh të përfundimit të luftës. Evropën në një fare mënyre e patem mbrenda Kosovës, e ata nuk na lejuan deri me sot që edhe në te jemi në Evropë, pos gjeografikisht, pa e mohuar ndihmen e dhënë për mvetësi nga Serbia. Sigurisht sikur të kishim pasur levizje të lirë, nuk do të përballeshim më të gjitha këto probleme të natyrës ekzistenciale, por as më nivel kaq të lartë të korrupcionit.

Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të lirohet nga përgjegjesia edhe për faktin së deri në vitin 2008 deri sa u zyrtarizua pavarësia e kishte kontrollin dhe ingerencat e plota mbi Kosovën. Kurrë nuk e luftuan krimin dhe korrupcionin UNMIK-u dhe EULEX-i. Me këtë indolencë shumë i kontribuan pasurimit të pa ligjshem të njerëzve të caktuar të politikës dhe të biznesit. I kontribuan gjithashtu edhe varfërimit të madh, sikurse nuk bën asgjë as në hapjen e vendeve të reja të punës, privatizimit katastrofal…

Një qasje krejt tjetër shumë më serioze duhet ta kemi karshi problemeve të grumbulluara të natyrës ekonomike por edhe politike, në menyrë që proceset demokratike dhe zhvillimore të vendit të marrin të mbarën. Duhet të jemi shumë më autonom në vendime e jo gjithmonë të mvaremi nga faktori ndërkombëtar. Duhet të spatrohet më Ligjin e Vetingut kjo klasë politike nga elementet criminale dhe korruptive. Të gjithë abuzuesit dhe profiterët, dhe ata që u pasuruan në mënyre jo ligjore tu konfiskohet pasuria dhe të përgjegjën para organëve të drejtesisë.

Kur jemi të këto organe të cilat e bëjnë ligjin, sigurisht së ka kritika karshi tyre. Ato janë në masë të ndikuara nga politika ditore, janë instaluar edhe struktura të njerëzve të fuqishem të politikës dhe të biznesit, dhe kjo pastaje bën që mos të kemi drejtësi të mirëfilltë. Pa organe të mirëfillta të drejtësisë nuk do të kemi shtet ligjor dhe as shtet demokratik. Nese ndikimi i politikës nuk largohet nga organet e drejtësisë dhe gjyqësori, Kosova do të jetë shumë largë të bërit shtet normal…