Lenini në Seattle i dhunshëm me pushkë abstrakte dhe flakë

0
950
Statuja e Leninit në Seatle, USA

Klajd KapinovaKlajd Kapinova

Ne, supozohet të argëtohemi nga tipi i çuditshëm i një simboli sovjetik në mes të një qyteti amerikan. Duke parë statujën, nuk mund të na ndihmoj, por na kujton vrasjen dhe shtypjen që Lenin e frymëzoi. Ajo është një trofe i triumfalizmit perëndimor, që përfaqëson fitorën ndaj komunizmit dhe rënien e Murit të Berlinit.”  – Knute Berger

Statuja e Leninit në Seattle kur protestuesit e hoqën nga Ukraina

SHBA, është shteti i botës së çudirave. Këtu sheh diversitetin politik dhe kulturorë nga më ekstremet dhe më absurde, mbasi respektohet gjithmonë liria e shprehjes.

Në vitet ’30 të shek. XX, gjatë kohës së Recensionit, Kolapsit apo Rënies së Madhe Ekonomike, SHBA ideologjikisht gati sa nuk mori drejtim komunist si kopje e ish BRSS.

Idetë dhe figurat komuniste bolshevike ruse, botërore dhe ato amerikane me bindje ultra të majta, ishin bërë të modës.

Media e majta, që sot quhet me të drejtë Fake News, ishin inspirimi kryesor i përhapjes së epidemisë vdekjeprurëse komuniste në SHBA.

E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Gjithçka po bëhet vetëm e vetëm për të rrëzuar administatën e sukseshme të Presidentit Donald J. Trump i zgjedhur nga 67,000.000 vota të lira të populli të zgjuar amerikanë.

Lenini dhe Noli në Boston

Viktimë e ndërgjegjshme si vegël qorre e mediave ultra të majta në SHBA, janë bërë edhe të ashtëquajturat gazetat papagale private të “komunitetit” shqiptaro amerikane “Illyria”, “Diellli”, të cilat fatkeqsisht drejtohen nga “gazetarë” të mirefilltë propagandistik, me bindje të thekshme liberale komuniste, që dikur në vendlindje, kanë shërbyer në mediat komuniste të diktatorit Dullë.

Kjo nuk është rastësi. Faktet kokëforte historike, tregojnë se kjo ishte traditë e hershme prej disa dekadash e komunitetit shqiptaro amerikanë.

Ndërsa në kampin burg ateist në Shqipëri me porosi të Dullës ishin hapur 65 burgje dhe qindra kampe internimi (në një popullsi 2 milion banorë), për të denuarit politikë, që kishin mbaruar universitetet në Perëndim të Europës dhe SHBA, në New York, Boston, Detroit etj., të ashtëquajturit “patriotët” dhe “nacionalistët” (sot të dekoruar me titullin më të lartë në Shqipëri: Nderi i Kombit), shitnin me krenari dhe ndërgjegje të lartë, ditën për diell librat me përralla të diktatorit Dullë.

Historikisht, ata kanë qenë dhe janë të lidhur edhe në ditët tona, me disa senatorë dhe kongresistë të majtë. Ata si liberalë socialistë për disa dekada me radhë, mbasi bënë para për vete (fondmbledhje) nga komuniteti ynë naiv dhe dorëlëshuar, ia zgjaten edhe me shumë lakun në fyt popullit shqiptar në vendlindje, që vuante nën kthetrat e natës së gjatë të kolonizatorëve të komunizmit të zi leninist të Dullës.

Largimi i Vatrës nga vendlindja e saj Bostoni, është bërë me qëllim për ta përdorur emrin e saj nga elemente komuniste, që penetruan mjeshtërisht në brendesi të saj dhe arriten me manipulime alla turke e alla komuniste, fatkeqsisht të marrin drejtimin e organizates dhe shtypit të saj.

Disa uturakistë me bombula oksigjeni e kthyen Vatrën në WC ose me saktë banjo kundërmuese publike, ku kushdo që hynte dhe dilte prej saj (si kalimtarë i rastit), kryente nevojat personale, në emër të një nacionalizmit të rrejshëm.

Aty hartohen listat, se kush do të bëhet Mjeshter i Madh i Punës nga presidentët e vendlindjes, shumica e të cilëve jane ish komunistë pa shtyllë kurrizore.

Gazeta u kthyer në një pusëll bakalli, ku editori i përjetshëm e ka kthyer fletushken në pronë private, ku, apriori dikton se kush artikull duhet të botohet e kush duhet të hidhet në pleh, duke ruajtur partinë dhe veten nga opinionistët, qe nuk mendojnë si telperdredhur, për një lider shqipfolës, senator apo kongresiet ameirkanë.

Aty tjerret dhe botohet lesh rude apo artikuj të gatshëm në masën 80% nga “gazetarë” apo opinionistë, të marrë të gatshëm nga interneti, që nuk kanë të bejnë me komunitetin tonë shqiptaro amerikanë, ndonëse ajo vetëquhet organ i komunitetit të shqiptarëve të Amerikës.

Kjo fletushkë propagandistike dhe aspak informuese e komunitetit tonë, që nga viti 1909, vjen edhe në kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York, ku, askush nuk e merr edhe pse jepet falas për të gjithë.

Aty nuk respektohet diversiteti i mendimeve, por editori vetë ligji dhe vetë Maliqi, vendos se kush është shkrim që e kalon klasën e kush mbetet për vjeshtë apo humb përfundimisht vitin shkollor.

Dikur “Dielli” dhe “Liria”, që botoheshin asokohe në Boston ishin simotra me ide dhe qellimë komuniste leniniste noliste të Dullës, kurse sot po kjo gazetë (sepse Liria nuk i mbijetoi kohës) për gazetë, ka si motër të saj fletushken private “Illyria”, që botohet në Manhattan, New York.

Ajo për inerci riprodhohet vetëm nga interneti, për tu lexuar nga pensionistët miop apo kalimarët e rastësishëm në internet. Edhe ajo nuk i mbijetoi kohës dhe tregut. “Illyria”, fatmirësisht nuk tregtohet më në kioska cigaresh apo limonatash, sepse komuniteti ynë nuk do t’ia dijë për atë.

Po japim vetëm një shembull klasik historik të ditëve tona. Kështu edhe sot në vitin 2020, profesori i universiteteve amerikane, desidenti dhe antikomunisti stoic Prof. Arshi Pipa nuk ka marrë titull Nderi i Kombit, të cilin Shkodra ia ka dhënë me kohë.

Ai nuk vleresohet, sepse komunistët e Dullës në Vatër, nuk duan të bëjnë autogol në portën e tyre, të shkryer në mijëra copa…

Historikisht, dihet se disidenti shkodran prof. Pipa, ishte për pak kohë kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” (1912) dhe editor i gazetës “Dielli” (1909)…

Shpirti, fryma apo tafti pro komunist i shqiptaro amerikanëve në Vatër, bëri që Profesor Pipa të largohet i zhgënjyer nga drejtimi i organizatës dhe organit të shtypit saj, e cila fatkeqsisht edhe sot vijon të drejtohet si marionetë nga leninistët dhe rasputinët socialkomunistë në pushtet dhe “opozitë” të Tiranës së kuqe, nga ish dullistët të vjetër dhe të rinj në SHBA…

Këtu në New York, kudo në manifestime apo dasma, nga fotot e arkivave shohim se flamuri kuq e zi ishte me yllin komunist të Dullës.

Kjo për faktin se deshtoi media e majtë FAKE News, në Poll (para popullit te zgjuar ameirkanë), në parashikimin epokal të vendosjes si presidente të SHBA të “mikes” së shqiptarëve majtistë, zonjës së korruptuar Hilary Clinton, një marionetë e lehte për t’u kontrolluar nga lobet e fuqishme mediatike dhe megakompanitë globaliste anti amerikane, me bindje të theksuara komuniste të majta.

Media e majtë marramendse, sot janë shpirti i mbështetjes morale dhe financiare, të lëvizjeve raciste shkatërrimtare dhe anti amerikane të  anarkistëve në SHBA, sikurse janë organizata terroriste fashiste Antifa dhe BLM e PD-së së Obamës, Biden, Pelosi, Eliot Engel (ky i fundit, pak ditë më ra nga fiku), Nadler, Schiff, Schummer, etj.

Asokohe në rrugë dhe sheshe kudo ishin fotot dhe parudhat e mëdha, me flamur draper e çekan, me përmbatje 100% bolshevike.

Shqiptarët naiv dhe pa shkollë e nivel kulturorë këtu në New York dhe atje në Boston, krenoheshin me pionierin e përhapjes së komunizmit bolshevik dyshes Lenin-Stalin, imzot dr. Fan Stilian Nolin, i cili, kur ishte në Shqipëri, bëri që në Parlamentin e vendit, të mbahej një minut zi, në nderim të ngordhjen së idhullit të tij V.I.Leninit…

Burime historike tregojnë se dyshja bolshevike siameze Lenin – Stalin, barbarisht kanë vrarë mbi me Genocide mbi 62,000.000 njerëz të pafajshëm.

Ata bashkë kanë urdhëruar të vriten publikisht në sheshet bolshevike me qindra bashkvëllezër të tij (imzot Nolit) Krishtit të fesë ortodokse dhe katolike në ish BS.

Komunisti i kuq Noli, ruajti brenda komunitetit ortodoks të madh në Boston e gjetkë, shpirtin leninist dhe dashurinë histerike, për komunistët e tipit antishqiptarë Dullë, të cilin me telegrame urimi të njëpasnjëshme e krahasonte me Shën Gjergjin, emrin e kishës së tij private, që themeloi në Boston në vitin 1908…

Kjo është njësoj sikur 6,000.000 ebrej të vrarë nga Genocide nazist, t’a krahasojnë kriminelin Adolf Hitlerin me Yllin e Davidit ebrej…

Anarkistët terroristë të Antifës dhe BLM raciste duan të vendosin komunizmin e Leninit

Shprehja standarte dhe me abusive, se SHBA në përgjithsi është një shtet antikomunist, është thjeshtë vetëm një fjalë abstrakte retorike, mbasi gjithmonë provohet e kundërta nga numëri në rritje i protestave anarkiste dhe gjoja raciste globaliste të ekstremit të majtë anti amerikanë dhe pro marksistë, të organizuar nga grupi terrorist anarkist Antifa dhe marksistët e BLM.

Ata asnjëherë nuk dalin në “protesta” e tyre “paqësore”, me flamurin amerikanë edhe pse ndjehen formalisht me pasasaportë shtetas të tillë. Kjo nuk është rastësi!?

Media Fake News këtu, duke e parë se audienca e tyre ka rënë shumë dhe të ardhurat financiare të bisnesit të gënjeshtrave, që emetojnë po bien dramatikisht, ata po stimulojnë dhe krijojnë lajme të rreme, të parëndsishme, të cilat i hipërbolizojnë e amplifikojnë.

Kjo ka bërë, që ata të bëhen burim  i rëdsishëm inspirimi për njerezit e dhunshëm trushpërlarë, me nivel kulturorë dhe jetësor shumë të ulët.

Statuja e kriminelit komunist Lenin ndodhet në Seattle të shtetit  Washington

Në Shqipëri, statujat e diktatorit Stalin, vëllait politik të V.I.Leninit, filluan të rrëzohen për herë të parë në Shkodër.

Kështu, të rinjtë antikomunistë në Piacën e qytetit antik, i vunë Stalinit në qafë komerdaret dhe rrotat e gomës së bicikletave.

Ishte vera e vitit 1987, kur për herë të parë Stalini “nderohet” me komardare dhe goma lastiku të vjetra bicikletash…

Mijëra demostrues shkodranë hidhnin fjalë kundër komunizmit. Një natë më vonë Sigurimi dhe hafijet e tij e hoqen bustin e Stalinit nga frika se protestat do të zgjonin zemërimin e shkodranëve të masakruar për 50 vjet me radhë.

Vepra artistike e derdhur ne bronz e Leninit, sot ndodhet në kryeqytetin e shtetit Seattle, e cila shtrihet gjeografikisht në pjesën veri – perëndimore të SHBA-së.

Ajo është një statujë prej bronzi e lartë 5 metra, që i kushtohet revolucionarit komunist Vladimir I. Leninit, e realizuar mjeshtërisht nga skulptori bullgar Emil Venkov.

Ajo u përfundua dhe u shfaq në Republikën Socialiste të Cekosllavakisë në vitin 1988, një vit para Revolucionit të Kadastrit të vitit 1989.

E çuditshmja është se në vitin 1993 statuja ishte blerë nga një amerikan Lewis E. Carpenter, mësues anglishteje, i cili, rastësisht e kishte gjetur atë të shtrirë në një zonë hedhurinash me hekura, ku, një burrë lypsar e i pastrehë jetonte brenda saj. Statuja e Leninit priste të prishej dhe të shitej për çmimin e bronzit.

Ai e solli atë në shtetin e Washington-it, por vdiq para se të mund të realizonte planet e tij.

Që nga 1995 statuja është mbajtur në mirëbesim, duke pritur një blerës rreth 25 vjet. Edhe sot ajo po qëndron në një cep të rrugës në lagjen Fremont në Seattle.

Vendodhja e statujës së madhe të Leninit, u bë një pikë grumbullimi në Fremont, ku njerëz të ndryshëm takoheshin me njeri tjetrin.

Ajo shpesh është dekoruar me veshje me ngjyra ylberi nga shoqata e gejve të kryeqytetit të këtij shteti.

Monumenti ndodhet në një pronë private, duke ndërlikuar kështu përpjekjet shumëvjeçare për t’a hequr atë prej aty ku ndodhet sot.

Vazhdimisht, simboli i kriminelit të kuq, ka ngjallur këtu polemika politike djathtas e majtas, përfshirë kritikat e shumta në shtyp.

Të rinjtë naiv amerikanë, asnjëherë nuk e kanë marrë seriozisht kuptimin historik të Leninit dhe komunizmit bolshevik të zi.

Kjo për faktin, se në shkollat amerikane nuk mësohet shumë për krimet e komunizmit. Fatkeqsisht, shumë të rinj, nuk e dijnë se çfarë është kjo ideologji vdekjeprurëse, e cila nga viti 1917-2020, ka vrarë mbi 110.000.000 njerëz, në shtetet e botës, ku ajo u praktiku dhe sundoi egërsisht…

Historia e statujës bolshevike

Statuja e udhëheqsit barbarë bolshevik Leninit, është krijuar artistikisht nga skulptori bullgar Emil Venkov (1937–2017), i cili, u përzgjodh nga një komision në vitin 1981, organizuar nga Partia Komuniste e Cekosllovakisë.

Autori Venkov, synonte ta portretizonte V.I.Leninin si një dritë e revolucionit bolshevik, në kontrast me portretizimet tradicionale të Leninit me libër në dorë si filozof dhe arsimtar.

Ai me idenë e tij kërkonte, një këndvështrim tjetër antikomunist, ku, sipas tij statuja të funksiononte si një kritikë ndaj komunizmit.

Artisti i zgjuar Venkov e përshkruan Leninin në bronz si një njeri të dhunshëm, me pushkë abstrakte dhe flakë në statujë, në kontrast me përshkrimin tradicional të tij, që mbante një libër.

Asokohe vepra artistike, që mbarte një mesazh të thellë filozofik të Venkovit u përfundua dhe u vendos në Poprad, Republika Socialiste Cekosllovake (sot Sllovaki), në vitin 1988.

Ajo kushtoi 334,000 Kčs, (ekuivalente me 200,000 dollarë amerikanë e llogaritur sipas vitit 2019), pak para rënies së sundimit komunist çekosllovak, gjatë Revolucionit të Velvetit në 1989…

Vrasësi komunist përballë restorantit për të tërhequr klientë etnik sllovak

Carpenter, ishte takuar dhe miqësuar me skulptorin Venkov, gjatë një vizite të mëparshme në Cekosllovaki.

Mediat, shkruajnë se interesi fillestar i Karpenterit për të blerë statujën ishte për t’a ruajtur atë për “meritat” e tij historike dhe artistike.

Më vonë, ai synonte ta përdorte atë për të tërhequr klientë, për një restorant etnik sllovake, që ai dëshironte të hapte në Issaquah.

Pas pengesave burokratike në Bashkinë e qytetit, ai nënshkroi një kontratë me Kryetarin e Popradit më 16 mars 1993. Pasi u aprovua, këshilli i Popradit rishqyrtoi dhe kërkoi nga Ministria Sllovake e Kulturës për bekimin e tij.

Statuja mbërriti në Issaquah në gusht 1993, dhe Carpenter planifikoi ta vendoste atë përpara një restoranti sllovake. Ai vdiq në një aksident automobilistik në shkurt të viti 1994, gjatë debateve publike nëse do të shfaqte statujën në Issaquah, që përfundoi me refuzimin nga banorët rreth statujës.

Pas vdekjes së Carpenter, familja e tij planifikoi ta shiste statujën në një shkritore të Fremontit për t’u shkrirë dhe rivarrosur në një copë të re.

Themeluesi i shkritores, Peter Bevis, kërkoi në vend që të shfaqte statujën në Fremont, dhe ranë dakord që Dhoma e Tregtisë Fremont ta mbajë statujën në mirëbesim deri sa të gjendet një blerës.

Statuja u zbulua në 3 qershor 1995, në cepin e Rrugës së 34-të në Evanston Avenue në pronën private, një bllok në jug të Raketës Fremont, një tjetër zone tërheqje artistike në Fremont.

Edhe sot, familja Carpenter, vazhdon të kërkojë një blerës për statujën. Që nga viti 2015, çmimi i kërkuar ishte 250,000 dollarë amerikanë, nga çmimi i vitit 1996 prej $150,000 (ekuivalent me 240,000 dollarë amerikanë në vitin 2019).

Në muajin qershor 2017, skulptori i statujës, Emil Venkov vdiq në moshën 79 vjeç. Shoqata e Artistëve Sllovake, vuri në dukje humbjen e një artisti, karriera e gjatë e të cilit ndihmoi në përcaktimin e skulpturës monumentale dhe arkitekturore, duke krijuar vepra të veçanta me nëntekste të thella filozofike të tyre.