Si shihet atdheu nga larg
Para politikës shqiptare në Tiranë:
Në emisionin TV News 24 (Tiranë) emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçi, para opinionit shqiptar po paraqet temën bosht: Jeta shkruan romane dhe koha e Migjenit…!
Përmes ekranit të këtij mediumi elektronik, parakalojnë personazhet shqiptare që, jeta dhe huqet e saj i ka mbështetur me peshën e rëndë të jetës, Zot një kafshatë buke, Zot ndihmona…! Refrenet migjeniane dëgjohen në tërë Shqipërinë, edhe në male, edhe në bjeshkë, edhe në një kasolle të mbuluar me leckat dhe shtatë jetimët…!
Vetmia dhe varfëria shqiptare po troket në derën e ndërgjegjes politike shqiptare…
Pse kanë harruar pushtetarët (pozitë-opozitë)të shkojnë të populli…? Jo për thirrje të protestës ,por për thirrje të ndërgjegjes që të afrojnë ndihmën e shtetit (shqiptar).
Shtatë jetimët, lotët e nënës dhe kafshata e mjerimit me barishtat e malit… Nuk e keni parë këto pamje të këtij mediumi TV News 24 (Emsioni “Shqiptarët për Shqiptarët”) me Elvis Naçi…? Nuk i keni parë këtë emision Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta, Sali Berisha, Fatmir Mediu, Monika Kryemadhi… Nuk e keni parë, nuk e keni parë se jeni të zënë me “politikën e ditës”, apo me shkurt: Më bërrylat e politikës për një karrige në sheshin e Tiranës(sic!).
Shtatë jetimët, lotët dhe buka migjeniane tregon më së miri se ku ka mbërri shteti shqiptar, Tirana zyrtare në mes të harrimit dhe luftës për pushtet, kur e kur varfëria është bërë gangrenë e popullit me varfërinë në sofrën me kore të bukës, barishtat e malit dhe lotët e nënës shqiptare…!
Para se dilni në zgjedhjet vendore Edi Rama shkoni te populli dhe shihe se si ka mbetur me sy kah dielli…! Para se të dilni në protestë Lulzim Basha shkoni e shihne popullin dhe shtatë jetimët që jetuan në një kasolle të mbuluar me leckat e Nënës që lotët e saj do të shembin një bjeshkë, do të shembin politikën e tjetërsuar me trajtat e harrimit dhe, kur e kur me sy kah dielli…!
Leni bërrylat, politika shqiptare, shkoni te populli me mekanizmat e shtetit, ndihmojeni…!
Shkoni të populli…!
Çikago, më 15 qershor 2019
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
O ahmak i Amerikes abu skndree yasharoglü,
Elvis Naçi eshte muslimani me antishqiptar, qe vepron kunder kombit shqiptar. Financohet nga islamizmi qe te vertetojë ate çka ti nje ahmak e shkruan.
Ne AMERIKE per shembull jetojne 15 milion njerez a më shumë, qe kane te njejten gjendje si shumë te varfer ne Shqiperi… ti e din shumë mire.
Hajt ujst.
Komentet janë mbyllur.