LEJE LEGALIZIMI PËR OBJEKTIN TIM…

0
1227
Leje Legalizimi - Ambiente Shërbimi, 280519

Vlerësimi i objektit të ndërtuar nga Zyra e Legalizimit:
150 milion lekë të vjetra. Trualli i ndërtimit rreth 220 milionë lekë të vjetra.

Kur unë them se kjo qeveri punon paksa më mirë se tjerat, këtu e kam fjalën… Më në fund, pa asnjë ndërhyrje e pa dhënë asnjë kokërr leku, m’u dha leja e legalizimit për objektin tim, dhe kështu përfundon edhe saga e kësaj historie, që ishte edhe një nga arsyet, pse unë fillova të kem konflikte me disa budallenj të PD-së, të cilët kishin marrë postw drejtuese në Shkodër e më gjerë në vitet 2005-2006 e më pas.

Giorgo habitej, po me shoqen e Ritës çfarë ke? – më thoshte. Jozefina Topalli e Ramiz Çobaj u përfshinë në mbështetje të korrupsionit që bënte Lorenc Luka etj. në Shkodër. Ata isnin luloçat e unë askush. Ja që unë askushi, me disa të tjerë, i hoqëm nga pushteti luloçat dhe po marrim edhe atë, që ata na e mohuan padrejtësisht, duke na nxjerë një mal me probleme!

Nga antikomunistë të pretenduar, u sollën me ne në fakt si komunistë, e kaluar komunistëve!

Ambiente Shërbimi, Gjormë

E kam marrë sheshin e ndërtimit në vitin 2005, dhe kam filluar ndërtimin e objektit. Zyra urbanistike më tha “ndërto, se leja e ndërtimit është formalitet”, por sipas ligjit në fakt, leja e ndërtimit duhej lëshuar brenda 45 ditëve…

Më pas e kuptova se kjo punë ishte një punë e ndërlikuar, Lorenc Luka – si kryetar i Këshillit të Rrethit, nuk i jepte kujt leje ndërtimi, pa paguar para nën dorë. Unë e dhashë shumën që më kërkuan, por atyre iu duke e pamjaftueshme. Dhe kështu filloi konflkikti me të dhe me Asim Burgaj, që ishte në atë kohë kryetrar i Komunës Gruemirë. Jozefina e Ramizi mbështetën ata, e jo mua, që kisha të drejtë ligjore…

Do të bëj një shkrim për këtë, për të sqaruar këto relacione të turshme, për të sqaruar këtë fenomen, që është bërë edhe model i dështimit dhe konflikteve të shoqërisë sonë, se si bllokohet biznesi në këtë vend, e se si korrupsioni nuk e lë shoqërinë tonë të ecë përpara. Por ja pra, sa e thjeshë është kjo punë, u krye sot pas 13-14 vjetësh…

Po ta shikoni një foto, e kam publikuar para 4 vjetësh dhe FB ma kujtoi dje. Tregoja se si në Kroaci ka ndërtesa më afër rrugës se është ndërtesa ime, por edhe në Shqipëri, dhe janë me leje… Kurse ndërtesa iime u pengua me qëllim, dhe pastaj konflikti kaloi në stade tjera, sa fuksat e PD-së na ndërhynë edhe në jetën private e më gjerë, për turpin e dështimin e tyre… Loli si njeri pa karakter vazhdon e zgërdhihet nëpër Shkodër, por me këtë veprim, autoriteti i Aluiznit i ka thënë: Fuck you Loli! Mbete pa punë e pa nder, i dhier por krenar!

Më gjatë, në shkrimin që do të përgatis gjatë kësaj kohe!