Ndue Dodaj
PERSHENDETJE ME RASTIN E 18 VJETORIT TE EPOPESE SE LAVDISHME TE UCK-se E RENIES SE KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI.
Ne kete pervjetor te 18-te te renies heroike te Adem Jasharit do ta kish per deshire te ndodhej çdo shqiptar qe nga Vlora ne Shkoder, qe nga Saranda ne Diber, vecse me mendje e me zemer cdo shqiptar eshte ketu.
Eshte nje nder i vecante e i jashtezakonshem qe jemi sot ketu dhe na mundesuat kete rast per te marre pjese e per te shprehur nderimet e mirenjohjen tone te thelle per simbolin e rezistences shqiptare te Kosoves e qe mori permasat e merituara te nje Heroi Legjendar.
Jeni Ju Baci Rifat Jashari qe me perkujdesjen tuaj na u mundesua ky takim, qe ketu sot te jene bashke pjesetare te familjeve te Legjendes se Kuqe te ketij Shekulli me ate te Legjendes se Kuqe te Shekullit te kaluar, te Adem Jasharit e te Bardhok Bibes, e sot ne kete dite te pare te Epopese se Lavdishme te UCK-se jane prane e prane njeri tjetrit dy lapidare. Kjo mrekulli qe vellai i Adem Jasharit te jete gju me gje me vajzen e Bardhok Bibes eshte vecse nje merite e Juaja Baci Rifat, ndaj ju pershendesim jo vetem me zemer por edhe me shpirt.
Adem Jashari do te mbetet ne shekuj si Pishtar i Pare dhe pushke e pare e fillimit te kryengritjes clirimtare te Kosoves perballe terrorit e masaakrave pushtuese Serbe.
Lufta qe nisi Adem Jashari me Shaban e Hamze Jasharin dhe shoket e tij trima ishte vazhdim i luftrave te meparshme per trojet dhe ekzistencen kombetare te Sulejman Vokshit, Isa Boletinit, Hasan Prishtines, Azem e Shote Galices, Shaban Palluzhes e dhjetra e qindra te tjereve.
Akti i Adem Jasharit, i cili luftoi me vetmohim ne rrethim me gjithe fisin e tij qe u ndodh brenda ne kulle,eshte nje rast teper i rralle, unikal do te thosha ne historine kombetare e me gjere, sepse brenda tre diteve dhane jeten per te mos u harruar kurre 56 Jasharaj. Ky nuk ishte vetem nje heroizem individual, por nje heroizem kolektiv i nje familje te madhe si ajo e Jasharajve. Ky heroizem kolektiv me Adem Jasharin ne krye do te kujtohet brez pas brezi, do te kendohet me lahute e cifteli, do te ngrihet ne monumente te perjetshme. Adem Jashari dhe njerzit e tij i dhane kulles permasat e nje Keshtjelle para se ciles perulen e do te perulen te gjithe shqiptaret.
Akti Legjendar i Adem Jasharit u kthye menjehere ne nje symbol te madh frymezimi per bijte e bijat me te mira te Kosoves, per te rrembyer me me force pushket, per ta forcuar me shume UCK-ne. Adem Jashari ishte Komandanti dhe Heroi i Pare i kesaj ushtrie, e cila beri te mundur qe ta detyroje faktorin nderkombetar per te kthyer syte me seriozisht ne Kosove, duke nderhyre edhe konkretisht me arme kunder fashisteve serbe nepermjet NATO-s.
“Veshet e Europes degjojne vetem po te shperthejne buqimat e topave tone “ – ka thene Luigj Gurakuqi. Kete e kishte kuptuar nga historia Adem Jashari, prandaj duke rrembyer pushken ai u ngrit si politikan mbi te gjithe politikanet. Po te mos derdhej gjaku i Adem Jasharit e heronjeve te tjere, Kosova edhe sot e kesaj dite do te ndodhej ne gjendjen e 20 viteve me pare, ne mos me keq.
Jo vetem Kosova por mbare kombi shqiptar ka te drejten legjitime te krenohet me Adem Jasharin, akti i te cilit eshte e do te jete krenari kombetare per brezat e Kosoves e Shqiperise.
Ska kulle pa themele guri, ska komb pa heronj, sepse nje komb pa heronj do te ngjante me nje qiell te zi pa yje ndricues. Heronj si Adem Jashari jane themelet ku mbahet nje komb, ndaj kombi yne ndjehet krenar me shume sepse ne kraharorin e vet ka nje symbol lavdie si Adem Jasharin. Tek Heroi Legjendar Adem Jashari, Kosova do te marre force edhe ne te ardhmen si Anteu nga toka dhe do te dale kurdohere fitimtare ne rrugen e saj te drejte drejt Lirise, Demokracise e Pavarsise se Vertete.
Deri para 18 vitesh Adem Jashari i perkiste nje kulle e nje fisi, sot Ai i perket mbare Kosoves e Shqiperise, duke mbetur per brezat flamur guximi, flamur patriotizmi, flamur lufte sepse Ai kishte lindur ne diten e flamurit.
Legjendari i madh Adem Jashari na ben vetem nje apel : “ Te vazhdojme luften e tij deri ne fund, deri ne fitore “. Nderimi me i madh ndaj Adem Jasharit eshte te ecesh ne rrugen e Adem Jasharit, me qendresen titanike dhe heroizmin e Adem Jasharit, te ketij Komandanti Simbol e Legjende e Kuqe e Shekullit.
I nderuari Baci Rifat !
Ne kete pervjetor te 18 te Epopese se Lavdishme te UCK-se do te doja te thoja dhe nje here dhe shume here se ndjehem teper i privilegjuar qe sot tju beja me dije se para pak kohesh si rezultat i punes e perkushtimit te Shoqates Mirdita e Bashkuar, si dhe me ndihmen e pakursyer edhe te Gjeneral Sander Lleshi sot Keshilltar per Sigurine e Mrojtjen e Republikes se Shqiperise prane Kryeministrit, si dhe te Kryetarit te Bashkise se Mirdites Ndrec Dedaj e Kryetarit te Keshillit Bashkiak Mirdite Pjeter Pjetri u be e mundur vendosja e bustit te Prof. Dr. Anton Cetes ne Rreshen, ku u organizuan nje mori aktivitetesh.
Do te deshiroja te raportoja sot para Jush se cdo referues ne Akademine qe u mbajt duke filluar nga Akademik Mark Tirta e te gjthe me radhe do te flisnin edhe per Komandantin Legjendar Adem Jasharin. Edhe une fola ne ate akademi ku midis te tjerave thashe: “
Frytet e kesaj pune titanike do te sillnin te paperseritshmen ne shkalle boterore, ku ne nje Kulle Keshtjelle do te lindte e do te binte ne fushen e nderit Kreshniku e Legjendari Adem Jashari sebashku me 20 anetare te familjes se ngushte e te 36 Jasharajve, veprim qe beri, qe populli shqiptar nga nje popull luftarak te shndrrohej ne nje popull ushtarak, e njeheresh, ajo Kulle Keshtjelle do te kishte brenda tashme shpirterat e dy Legjendareve, ate te Gjergj Kastriotit dhe te Adem Jasharit.
Akti heroik i Adem Jasharit do te sillte me dhjetra, qindra e mijera akte te tjera deri edhe Pavaresine e Kosoves.
Dihet kontributi Juaj e ne vecanti i Komandantit Legjendar i cili ka qene ne balle te pajtimit te gjaqeve, ku per kete Shoqata Mirdita e Bashkuar ju ka shpallur Ju Baci Rifat: “ NDERI I SHOQATES MIRDITA E BASHKUAR “ me motivacionin : “ Per kontributin e dhene ne realizimin e bustit te Prof. Dr. Anton Ceta, Rreshen, Mirdite.
Kryetari…. Gjon Lleshaj Sekretari…. Viktor Pjetri
Eshte nje nder e kenaqesi qe kete Mirenjohje ta marresh nga vajza e Heroit te Popullit Bardhok Biba Marie Biba.
Lavdi te perjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari !
Lavdi Epopese se Lavdishme te UCK-se !
Ndue Dodaj
Prekaz me 05.03.2016
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar
Baladë për Adem Jasharin
Më vjen turp
Që nuk isha pranë teje
Në kohën e duhur
Vendosa të vij
E të çmallem
Së paku te varri
E ta kujtoj Ademin
Luftëtarin trim
Dhe besnik
Që dha gjak
E gjithë çka kishte
Për ne të gjallët.
E ne sot
Harruam shpejt
Rezilë u bëmë
E besën fare
S’e mbajtëm
Lakmia na verboi
E fare nga turpi
Nuk skuqemi.
Erdha sot
Në seli të shenjtë
Në Prekazin legjendar
Të nderoj
Të frymëzohem
Ta kujtoj luftën
Dhe sakrificën tënde
E ta shoh në sy
Epopenë dhe betejën
Kur filloi dhe u ndez
Flakadani.
Ku mori përmasa
Epokale
Të lavdishme
Dhe krenare.
Ndal, ju lutem pak
Një zë po e dëgjoj
‘’Eu, eu, eu’’
A e dëgjuat edhe ju?!
Zëri i Bacë Ademit qenka
Po thërret –po!
Jo s’paska vdekur
Ai është gjallë
Me zë të lartë
Po thërret.
Me mençuri
Guxim e drejtësi
Atdheu bëhet.
Atdheu i të gjithëve
E jo kështu o të marrë
Dukagjin, Llap e Drenicë
Për karrige
Horë u bëtë.
Nna Halil Preniqi
NGA GJIRI
Nuk është rastësi
Nga gjiri
I kombit
Të lashtë
Nga gjuha
E pellazgëve
E perëndive
Të lindin
Mendje
Të ndritura:
Skënderbeu,
Nënë Tereza,
Rugova,
E Adem Jashari
NATA E ZJARREVE
Drenicë Prekaz Adem
Të qofsha falë
Armikut zjarr i dhatë
Mu në zemër
Në Kalamekdan
Mitin serb e zhduke
Njëherë e përgjitëmonë
Lapidari yt lulkuqe
Gjak e simbol
Krenaria jonë.
Nga Halil Preniqi
Komentet janë mbyllur.