Le të rrojë me shekuj humanizmi, dashuria dhe drejtësia!…

0
331

Zymer Mehani

I dashur lexues,

Unë jam një qytetar i Kosovës që jetoj e frymoj si të gjithë të tjerët. Nga përvoja jetësore kam mësuar shumëçka. Kam besuar dhe besoj ende se miqtë duhet të jenë të vërtetë, me fjalë e besë, të bartin virtyte, edhe njerëzore, edhe atdhetare, edhe gjithfare…

Unë kam zgjedhur ta përqafoj të vërtetën dhe të drejtën, sepse vetëm këto meritojnë të lartësohen lart e më lart… Jo, nuk më edukuan prindërit, as shkolla që të bardhës t’i them e zezë… Ata më mësuan qysh në fëmijërinë time që ta përqafoj vetëm të vërtetën dhe të drejtën, dmth. t’i kundërvihem gjithmonë padrejtësisë, hipokrizisë e veseve tjera të pështira.

Ju betohem se hajnin kurrë s’do ta quaj atdhetar, as të padrejtin të drejtë, as injorantin urtak. Dua që Kosova të jetë lulëkuqja e Ballkanit, të harliset drejt qiellit pa e penguar erërat dhe barojat, ngase rrënjët e saj me shekuj u ujitën me gjak të bijave e të bijve më të denjë të kombit.

Për mua prore do të jenë të mëdhenj të gjithë njerëzit e thjeshtë e me shpirt të bardhë, që kafshatën e fitojnë veç me mund e me djersë. Gjithmonë do t’u qëndroj karshi narcisoidëve, hileqarëve e gënjeshtarëve, qofshin ata edhe princër a mbretër.

Le të rrojë me shekuj humanizmi, dashuria dhe drejtësia!…


Populli e pësoi, humbësit “fituan”

Unë s’jam për servilizëm ndaj ndërkombëtarëve e për hajni ndaj kombit e kombëtarëve, ashtu siç nuk mund të jem me ish-pionerët e Titos dhe me qeverinë e bashkim-vëllazërimit.

Servilët e patën ngritë dorën edhe për përndjekje të çlirimtarëve, kjo s’do koment… ndodh veç te ne.

Saherë Beogradi ka cakërruar gotat, te ne në Kosovë rënkuan votrat… U realizua vullneti i Vuçiçit me punën “titanike” të Hashimit…

Më dhimbsen të rinjtë tanë që do të vërshojnë metropolet e Evropës dhe të botës…
Më dhimbsesh ti, Kosovë e shtrenjtë, që do të të sakatosin duke të t’i krasitur degët…
Populli e pësoi, humbësit “fituan”.