LE TA DIJË GJITHË BOTA MBARË, SE UNË NUK KAM NDËRMEND ME I SHËRBYE FESË, MORE SHQIPTARË…

0
590
Dija, jo fetë
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Një shqiptar në moshë nga Kumanova, jetonte në Danimarkë, baca Adem i thirrnim, por ishte paksa mangup. Danimarka e kishte ba të veten, por tani në vitet e fundit në pleqni, ai kishte marrë tehspitë dhe me to në dorë rrinte duke i numëruar…

Një herë si duke qeshur, i thashë, “baca Adem, nëse ti në vend të tehspive e lutjeve arabe, thua nga një lutje për Shqipërinë, besoj se ma mirë i kishim pasë punët ne si shqiptarë…” Kjo thënie vlen edhe për katolikët, edhe pse atyre u duket feja e tyre ma kombëtare, e ma e mirë…

Ai u përpoq të justifikohej, duke thënë se të gjithë pleqtë tani të moshës së tij, përdorin tehspie dhe ai, për të mos u dalluar prej tyre, i ka marrë dhe i përdorë, edhe pse ai, sipas tij, nuk është se ishte fort fetar…

Vatikani tregonte këto ditë historinë e Kuvendit të Arbërit dhe përmendte edhe rastin e laramanave, kriptokatolikëve… Shqiptarët janë detyruar nga rrethanat historike që të mbijetojnë në mënyrën e tyre, të tjetërsohen, dhe kështu janë ndarë sipas fesë, dhe e kanë mbajtur shqiptarinë, kaq sa kemi, nga ajo ndjenjë atdhetare që kanë treguar. Nuk kemi mundur të bëjmë më shumë, e kam frikë boll, se nuk do mundemi… Po dështojmë…

Duke qenë një popull jo edhe aq i ditur dhe i shkolluar, shqiptarët edhe pse nuk jepen shumë pas fesë, si disa popuj të tjerë, ata prapë kanë një ndikim të madh fetar, pasi shkollim e dije nuk kanë edhe aq, për më tepër nuk kanë një mendim të avancuar e postmodern, që bazohet mbi shkencën e faktet shkencore. Sikur dikush a diçka ua mpin trurin, mendimin… Kjo na bën ne shqiptarëve, që edhe sot të sillemi si një shoqëri pa krye, në përgjithësi pa ndërgjegje, që nuk di të mendojë si duhet, e pavetëdijshme, pa mendime racionale, disi e hutuar dhe pa lidershipin e duhur, që ta drejtojë shoqërinë drejt një zhvillimi të arsyeshëm e racional. Kjo jo se shqiptarët nuk kanë njerëz të zgjuar e të ditur, por më shumë ngaqë të zgjuarit e shqiptarëve kanë vese, komplekse, defekte komunikimi e bashkëpunimi. Nuk bëhen të zgjuarit shqiptarë dot bashkë dhe të punojnë për popullin e vet e të japin produktin e duhur! Patriotizmin e kanë më shumë deklarativ, se sa real! E këtu ka ndikim, padyshim edhe feja…

Nëse e vini re, e kjo më ka përballur edhe mua me disa keqkuptime të pakëndshme, pasi janë edhe katolikët ata që sillen pikërisht si muslimanët, kur vjen puna te feja, e te besimi. Nga njëra anë akuzohem nga gazeta islamike “Impakt“, si “fundamentalist katolik“, e nga ana tjeter, katolikët që njoh dhe e mbajnë veten për lula të intelektualizmit e patriotizmit, ngrysin turinjtë, se nuk ua pëlqen çdo pordhë, që ata bëjnë… Ata bile kanë krijuar idenë, se katolicizmi është feja më e mirë, feja kombëtare. Por kur i pyet, në 100 vjetët e fundit, çfarë kanë bërë katolikët për atdhenë, nuk kanë argumente fort bindëse. Se nuk kanë bërë edhe aq… Por e kanë zët kritikën, duhet vetëm t’i lavdërosh patjetër si Ramën e narcistët… Ndryshe ftohesh me ta!

Të jemi të qartë, feja ndërton vepra e objekte kulti, jo shtete.

Prandaj, mos të presim se feja na zhvillon, e na bën shtet. Por ka ndikim në ndjenjëhn e brendëshme të njerëzve, pasi si baci Adem me tehspie, katoliku nëse nuk rri me rruzare në dorë, sillet gjithë kohës okolla (rrotull) fesë së tij, e jo rreth interesave të atdheut. Atdheun e ka si mburojë, për të kultivuar fenë e vet…

Edhe zhvillimi Perëndimor, që kemi sot si më të avancuar, ka ardhur në vendet me shumicë të krishterë, por jo si atribut direkt i fesë, por si atribut i ndarjes së fesë nga shteti e pushteti.

Kështu katolikët, nga pikëpamja fetare, janë në fakt më tolerantë dhe ndoshta edhe më egocentrikë. Psh. ne si shqiptarë po të ishim shumica katolikë do të kishim me siguri një zhvillim tjetër, por kjo jo direkt prej fesë, por indirekt prej rrethanave, që krijohen prej saj. Psh. nëse ishim nën pushtimin osman, pas ikjes së tij, ne nuk do të kërkonim autonomi nën Turqi, se po të kishim qenë katolikë, e jo shumica muslimanë, do të kërkonim pavarësi. Kjo do të na ndihmonte edhe në marrëdhënie me Europën, e cila nuk do të synonte të na ndante, dhe fqinjët tanë mund të bënin luftë me ne, por nuk do ishin të gjithë kundër nesh, kështu që do i ruanim më mirë aleancat tona me vendet e Perëndimit, kjo padyshim…

Tani dikush mund të thotë se jam duke kundërshtuar veten?! Varet si kuptohet kjo. Unë mendoj se feja nuk ndikon direkt në zhvillimin e një shoqërie, por indirekt po. Psh. islami ne na penalizon, nga pikëpamja psikologjike, por edhe në marrëdhënie me të tjerët. Pastaj nuk ka vend demokratik e të zhviluar me shumicë muslimane. Zgjidh e merr tani! Por vijmë në kushtet e asaj thënies së drejtpërdrejtë: “Sikur halla të kishte koqe, a do të quhej hallë?” Pra, e vërteta është se nuk jemi shumica e shqiptarëve katolikë, e këtu fillon problemi. Si duhet të synojmë ne të sillemi si shtet me tipare perëndimore, kur edukata e kultura jonë, që merr pjesa më e madhe e shoqërisë sonë, është orientale, lindore?!

Duhet të sillemi si vendet europiane, me postmodernizëm, me orientim të shtetit nacional, e jo atij fetar.
Shkollim e dije, punë e zhvillim.

Se nëse feja promovohet tek ne, si në këto 30 vjet, me zhurma e piskama, ne e kemi parë dhe po e shohim përditë, se as është duke i edukuar brezat feja, as nuk po i ulë krimet në shoqëri, dhe as po e rregullon mirëqenien e shqiptarëve… Pra e kemi fenë vetëm për zhurma e për luks, nuk e justifikon aspak qëllimin që ka! Po na shurdhon përditë, po na e mbushë vendin me objekte jo-produktive e qesharake, që shumica prodhojnë zhurma e nënshtrim, po krijon elementë radikalë, po futë keqkuptime e përçarje mes shqiptarëve dhe në fund, duke qenë shumica muslimanë, të mos e fusim kokën në rërë si struci, por ta shohim realitetin në sy: ne na dominon islami!

Marri e madhe për popullin tonë të merret me fe, pasi po e qëllojmë veten në këmbë. Kush ka mend e kupton, nuk pret me iu ka nana, e pastaj me thanë: “o kuku çfarë më gjeti“?! Si po ecin punët tash 30 vjet, nuk ka asnjë dyshim, se ka filluar të rivlerësohet Enveri! Edhe unë kam ardhur në përfundimin, se ai punoi për Shqipërinë më seriozisht, ishte më shtetformues se këto halet e këtyre 30 vjetëve, që vetëm e vodhën, e shitën, e bënë rrëmujë dhe e shqepën këtë vend, dhe po i shpopullojnë trojet shqiptare, më keq se çdo armik i huaj deri tani! Ne na ka snduar anarkia gjatë këtyre viteve, jo shteti i rregullt e demokratik. E djathta shqiptare deri tani është si feja, iluzion. 

Në këtë kontekst, të rrimë shtrembër e të flasim drejtë, feja ka ndikimin e vet iluzionar në shoqëri, dhe për rrjedhojë edhe irracional te besimtarët e saj. Nëse një iluzion është pa produkt, atëherë mendimi që e ndjekë këtë iluzion është irracional. Por e keqja është se besimtari i shkretë nuk arrin ta kuptojë iluzionin, që e ka skllavëruar atë. Dhe ai do që bashkëbiseduesi t’ia dojë fenë ose besimin e tij, e nëse ti nuk e bën, nuk e respekton, vjen deri te kundërshtitë, te keqkuptimet e deri te indinjata morale. Kështu që marrëdhëniet me besimtarin përfundojnë! Prandaj nuk ka bashkëpunim si duhet, të ngushtë, mes qytetarëve të një vendi, nëse ata nuk i përkasin fesë së njëjtë. Kështu që edhe shqiptarët janë këtu ku janë, e shtet sa të jetë jeta nuk do mund bëjnë, nëse nuk e shmangin fenë nga diskursi i përditshëm, e sidomos islamnin nga ky ndikim e rol kaq i madh, që ka marrë në shoqërinë shqiptare. 

Nuk e sheh more në vendet e tjera të Perëndimit këtë patos kaq të madh për fenë, këtë shkretim, sa ka një festë fetare, gumëzhijnë mediat, turren politikanët në kisha e xhamia e teqe, etj. etj. Të më ndjeni, por kam filluar ta humbi ndjeshëm respektin për popullin tim, që po lejon të zhgoglohet e skllavërohet përditë, po më duket gjithnjë e më shumë një popull fatkeq nga padija, një popull budallë! Një popull që po mbetet i varfër dhe i destinuasr të rrënohet, se nuk ka dijen! Se fe po ka sot plot, e me tepri!

Shikoj shqiptarë në Perëndim, vuajnë nga fenomeni i mosnjohjes së realitetit objektiv, as në vendin ku janë, por as në Shqipëri. Psh. nga njëra anë e trajtojnë Shqipërinë sikur të ishte Amerikë. Intelektuali shqiptar që është atje, kur shkruan, i trajton gjërat sikur po flet për Amerikën, harron se po flet për Shqipërinë e varfër e të dobët. “Mos i kërko ndihma Erdoganit!“, hidhet patrioti katolik nga Graci, që të gjitha veprat e tij i ka për katolikët, edhe pse thotë se nuk ndikohet nga feja, por nga atdheu. “Mos i ul brekët para Erdoganit!” – thotë katoliku mirditor nga Brukseli, i cili s’e ka problem që bën një foto edhe me një muxhaedin, apo se mbron turkun gülenist, parimisht, kuptohet, me lekët e në bythë të shqiptarëve… “Shqipëria diktaturë…“, ose “Mos i kthe gülenistët turq” – reagon katoliku gazetar e patriot nga New Yorku… Ec e merre vesh tani! Dalin katolikët dhe mbrojnë turqit?! Nuk është pak kjo ë?

Por kjo e ka një spjegim, spjegimi i parë është, 1. këta katolikë nuk e duan Ramën, sidomos kur e shohin se bashkëpunon me Erdoganin. OK dakord, gjejeni pra zgjidhjen ekonomike ju, formulën magjike… Zgjidhje nuk gjejnë këta, jo, por vetëm flasin, më shumë shohin defektet… Shqipëria ka halle të mëdha, si t’ia bëjë?! Të prishet me Turqinë, kur as Amerika nuk e bën këtë?! Sipas mendjes së këtyre, ne në lidhje me Turqinë, nuk duhet të shohim interesat tona fare, ta injorojmë faktin se kemi shumicën e popullsisë muslimane dhe se ata duan marrëdhënie me Turinë, na pëlqen ne kjo ose jo! Për këta, 2. ne duhet t’i ndërpresim marrëdhëniet, bile të bashkëpunojmë me këdo, që do të rrëzojë Erdoganin… (?!)

A thua mund t’ia dalim se? Pra, katolikë dhe janë gati virtualisht të luftojnë si muslimanët në Çanakala, të sakrifikohen, me fjalë kuptohet, se bythën vendit nuk e luajnë, jo, për asgjë, për këtë janë të zgjuar këta, hidh gurin e fsheh dorën, vetëm po gjetën ndonjë budallë me e rrejtë dhe me e fute në lojë… Kjo më ka bërë mua, të kuptoj, se ndjenja e brendëshme e tyre e ndikuar nga feja, i bën këta që të mendojnë kështu, e jo se duan të të bjerrin e shpërdorojnë, por ashtu mendojnë dhe nuk ështe se shikojnë ta përpunojnë logjikisht e me arsye mendimin që artikulojnë… Prandaj edhe has në kundërshti me ta, e në fund zhgënjehesh. Se harxhojnë 80% energji ose më shumë, duke u sjellë pas fesë, e jo pas atdhesë. Edhe pse dukjen e kanë sikur…

Besmtarët fetarë, sillen e pështillen, dhe të gjithë në fund, të çojnë në azilin e tyre të pavetëdijes, te feja e tyre – sqaron Spinoza!
Prandaj, ne si shqiptarë kemi dy rrugë:
1. të mbajmë fenë dhe islamin dhe të mbesim këtu ku jemi, gjithmonë një shoqëri e shtet i dobët e problematik, si shtetet e tjera me shumicë musklimane – jo-produktiv…, ose
2. të shohim një orientim më racional, shkollimin e dijen, mendimin postmorn, shkencor, punën e zhvillimin dhe shtetin nacional drejt Europës…
Zgjidh e merr, i thonë kësaj punë. Boll frikë kam, se feja zë vend të rëndësishëm te budalla, e ne nuk do dimë të dalim mga kjo spirale…