Shkruan Luan Asllan Dibrani
– Tragjedia e kohës sonë është se, e majta është kundër kombit dhe e djathta kundër shtetit. Sipas një fjale te urte popullore, populli i ynë ka mbet si pika në lis!!!
Një popull që zgjedh të korruptuar, hajdutë, tradhtarë dhe mashtrues, nuk është viktimë, është bashkëpunëtor i tyre dhe partitë aktuale në Kosovë sot qe thërrasin për ditë në gjendje pandemie me rrezuar qeveri dhe me themeluar qeveri tjetër, kur bota po lufton për jetë a vdekje!!! Kjo është skandal politik, moral dhe juridik!
Kësaj nuk mund t’i thuash asgjë ma shume as më pak, por jemi një popull i pa vizion,për të dal nga situata të tilla kur përballën qeveritë në kriza. Gjendje shumë e nder është edhe në Partinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila në kohët e fundit u shndërruar në epiqendër të opinionit botëror me rastin e rrëzimit të Qeverise Kurti,në kohë të pa kohë.
– Ajo brenda për brenda partisë ka shumë përçarje dhe përplasje, sa nuk e din qeni ku e ka të vetin!
– Sa herë që dëgjoj një fjalim politik apo lexoj ata që na drejtuan që 20 vjet, ndihem i tmerruar, sepse nuk dëgjoj asgjë që tingëllon njerëzore, pos gare për pushet!
– Politika është kaq e vështirë dhe me një horizont shumë të gjerë sidomos në situatën qe gjendet Kosova sot. Si rregull, vetëm njerëzit që nuk janë plotësisht të aftë për këtë punë, janë të bindur dhe synojnë që janë ata persona adekuat qe iu paraprijnë bisedimeve finale edhe Kosovës qe është akoma në procesin përfundimtar, se ku po arrijmë në dialog me Serbinë.
Isa Mustafa, është peng i të kaluarës së tij kriminale, është peng i Hashim Thaçit, është peng i strukturave serbe që flasin shqip në Prishtinë, prandaj është në gjendje ta shantazhojë VETVENDOSJEN dhe qeverinë aktuale! Çmenduria e tij mund ta kthejë tërë Kosovën në “platformën e Serbisë hegjemoniste dhe pretenduese ndaj territoreve tona”. Ky eshet Isa qe nuk nuk e pranojë fajësinë për dëmet, që ua ka krijuar të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi Kosova. Ky ish komunist i rafineruar dhe i regjur besnik ndaj Rrahman Morinës, Ali Shukriut etj, te udhëhequr nga Slobodan Millosheviqi.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila po udhëhiqet nga teknokrati komunist, titist Isa Mustafa është në krizë të identitetit politik. Kjo parti me tradita dhe si lëvizje e kohës se Dr. Ibrahim Rugovës, tashmë është e pushtuar nga nëntoka kriminale, nga partizanet e vjedhjes, korrupsionit dhe degradimit shoqëror duke mos përfillur krahun e Dr. Ibrahim Rugovë ne krye me Vjosa Osmanin!
– Synim dhe qëllimi parësor është për ta çoroditur partinë e Ibrahim Rugovës, dhe qëllimi i dytë për ta shantazhuar VETËVENDOSJEN dhe Albin Kurtin si Kryeministër aktual, i cili doli fituese në Zgjedhjet e parakohshme. Kjo parti ka pësuar me këtë emër i cili ishte i rreshtuar ne strukturat e LKJ-së, të cilët në atë kohë mburreshin që janë strukturë udhëheqëse të Sllobodan Millosheviqit!!!
Tash Isa Mustafa, dhe klientela e tij nga Komunistet e vjetër ne te rinj të kohës aktuale po skandalizojnë vendin duke e konsideruar këtë popull jo ma shumë se dele, pa identitet, pa veprimtari, pa imunitet dhe pa kurrfarë force. Ky po injoron këtë popull duke e quar vendin drejt një katastrofe! Duke u përpjek me formuar edhe një Qeveri nga ish qeveritar qe secili janë ma përgjegjës se tjetri për korrupsion e hajni!!!
Prandaj mos harro edhe nëse ia keni vdekur trurin asaj pjese të popullit qe iu dha votën, ne te tjerët mendojmë ndryshe për kombin, për Kosovën dhe për ardhmërinë tonë. Ju keni të vetmen rrugëdalje ti lëshoni karrigen klasës së re politike në krye me Vjosa Osmanin, qe fale kësaj dolët partia e dyte, se pragun nuk kishit mundur ta kaloni!!!