LDK-ja PËR GJYNAH, LLUTA I LULEVE, BEQIRI SERRSEM, HASHIMI DREDHAXHI E FESATXHI..!

0
583

Nga Abas Fejzullahi

Për të shkruar, lidhur me titullin e këtij vështrimi të shkurtër, në hollësi e thellësi, do të dilnin disa vëllime librash…!

Sa për fillim dhe përfundim falënderojm At. Gjergj Fishten me huazimin e thënieve të tij brilante që janë shumë me vlerë edhe sot e kësaj për rrjedhatë dhe rrethanat politike ndër shqiptarë: ”Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka, bij prej llomit, qi „shqiptarë“ vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni…

Por, me këtë rast do të përkufizohem lidhur me disa paraqitje publike kohëve të fundit, të disa prej përfaqësuesëve të LDK-së dhe kërkesave të tyre, të lexuara në shtyp të dëgjuara e pa në emisione televizive.

Si hyrje, pak histori:

LDK-së si parti e themeluar në muajn Dimror (Dhjetor) të viti 1989, pas disa muajsh u masovizua me anëtarësi dhe u shëndërrua në një Lëvizje gjithë popullore, kryetar i së cilës u zgjodhë Dr. Ibrahim Rugova, më von i njejti me referendum u zgjodh edhe kryetar i parë dhe historik i Republikës së Kosovës të shpallur më 7 Frytor (Shtator) 1990, dhe ishte e mbeti kryetar partie dhe i Kosovës deri në fillim të vitit 2006, kur kaloj në amshim e përjetësi.

Me ndarjen e Dr. Ibrahim Rugovës nga jeta, brenda LDK-së, u qfaqen disa dukuri të shëmtuara, diku haptas e diku fshehurazi, nga disa në kryesi, me lakmi e tërpi bashkë, vepronin pa u ndal, për pozita e karrjerë, pa merita e pa nderë, me thash e theme dhe plotë dredhi, me ndërskamca e me lavdi, siç thot një fjalë e urtë popullore mes tjerash ”…filluan mashkuj e besa edhe femra t’ shpisë, me pi duhanin tinez…) dhe pa vonesë i dual tymi, u ndanë e u përçanë, u grushtuan e u shkelmuan dhe kurrë më, siç ishin s’ u bashkuan, sot e kësaj dite..!

Po si është tani LDK-së ?

Me ndejt shtremt e me folë drejtë siç thot një fjalë e urtë nga thesari popullor:

PËR GJYNAH..!

Nga vendi i parë që ishte në çdo zgjedhje sa ishte gjallë Ibrahim Rugova, në zgjedhjet e fundit mezi e zuri vendin e tretë… ku, shumicën e votave që kanë marrur anëtarët e vjetër të LDK-së edhe në zgjedhjet e fundit ua ka dhënë nga varri autoriteti i Dr.Ibrahim Rugovës që ka në popull, si kryetar i LDK-së dhe i Kosovës, prandaj, këta duhet pesë herë në dite të shkojnë e të përkulen te varri i tij, se për autoritetin që këta kanë në popull, s’ kishin për t’i marrur votatë e lagjës(mahallës) e ndoshta as të farefisit e familjarëve të tyre..!

Disa fjalë për Lutfi Hazirin:
Luta, nënkryetar i LDK-së, paraqitet melaqe, shërbimet i ka helaqe, taxhinë e hanë në grazhdin e LDK-së, shërbimet ja bënë PDK-së dhe Hashim Thaçit, që vet tha para disa dite në konferencë shtypi, se nga Luta ka marrur iden për ndryshimin e kufijve të Kosovës lidhur me bisedimet që po i bënë me Serbinë…!

Kushtzimet e Lutës me LULE..!
Luta në TV e në Bota Sot, kritikon drejtuesit përgjegjës të LVV dhe kushtëzon bashkëpunimin e tyre me LDK-së, me shkuarjen (apo mos shkuarjen e deritashme), tek varri i Rugovës me vu lule…!

Me që aq shumë i paska mbetur merak Lutës për lulet e LVV, që përgjegjësit e LVV, ja kanë dhënë përgjejgen e merituar, dua të ja bëjë me dije Lutës ndër lula e për lula si në vijim:

Te varri i Dr, Ibrahim Rugovës, kanë shkuar e shkojnë ende me lule në dorë(e me një kerrë therra në shpirt e në zmër), përulen e flasin fjalë të mira me lavdrime, ani pse në të vërtetë se kanë dashur asë për së gjalli e as tash për së vdekuri, por, siç thot populli për sy e faqe si faqezi, për interesatë e tyre vetanake për poste dhe pozita që i synojnë apo i kanë… (mu si vet Luta) e që shtihen tani, të urtë e të butë, engjuj të duken nëse u beson çfarë flasin, por kur analizon me kujdes bamet e tyre me të dhëna e dëshmi, që kanë bërë kundër Rugovës, janë të njejtit dreqën të zi e të larëm, që sa ka qenë gjallë e kanë urryer e penguar në çdo drejtim, ku e kah kanë mundur, s’kanë lënë gjë pa i thënë e pa i shpifur, e kanë dashur të vdekur më tepër se pushtuesin…!

Sa për të ja rikujtuar Lutës:
Sa ishte kryetar i LDK-së dhe i Kosovës Rugova, LDK-së ishte gjithnjë e para, Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së ishte në opozitë.

LDK-së, pas ndërrimit të jetës së Rugovës, lidhi kumari me PDK-së, për bashkë- qeverisje për ndarjen e pozitave dhe pushteteve sipas marrëveshjeve të fshehta me Hashimin.
Hashim Thaçi, si pehlivan, mjeshtër i rexhur për premtime, kurthe, mashtrime, dredhi e tradhti, si gjarpër dredhej e përdredhej sipas situatës përshtatej, ka dredhë, çdredhë e tredhë, disa në kryesinë e LDK-së, ku edhe kanë mbetur tredhak e disa kanë mbetur zemrak(sersem e errzakë), me fjalë të mdhaja, të forta e të serta, si Demushi e punët si kërkushi, në vend të pushtetit të lakmuar Hashmi mori gjitha pozitatë e dëshiruara, LDK-së, ja shtroi rrugën me lule për në opozit siç është tani tue u përplitur tue zie e përzie brenda për brenda…!

Gjatë fushatës zgjedhore kryetari i LDK-së Isa Mustafa, premtonte para votuesve, që ua kërkonte voten e tyre, se me PDK-së, kurrë s’do të bëjë bashkëqeverisje, sepse, janë, banda e kriminel e keçpërdorues e çfarë s’ ju thonte..!

Kur erdhi koha për të ndarë pozita e pushtete, LDK-së, lidhi kurorë për herë të dytë me PDK-së e u muarën vesh mes vete, bënë pazare, ndanë postet e pozita si në vijim:

Hashim Thaçi, kryetar i Kosovës, me bekimin e votimin e LDKS-së, këtë pozitë e mban sot e kësaj dite dhe lavdrohet se ka qenë dhe është lideri më i votuari..!

Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, që se gëzoj deri në fund se Hashimi e qoi në opozitë… përmes organizimit të mosbesimit nga kurvendarët e Kuvendit të Kosovës!

Kush ishte kundër këtyre pazareve të pista nga anëtarët e LDK-së dhe votuan kundër që Hashim Thaçi të bëhet kryetar i Kosovës, u kërcënuan nga Isa në forma e mënyra të ndryshme, hapur apo fshehurazi dhe u sjellen në mënyrën më dinake dhe të ulët ndaj tyre, kryesisht anëtarët e vjetër metilana të kryesisë së LDK-së..!

Hashim Thaçi sot e kësaj dite është kryetar i Kosovës me bekimin e votimin e LDK-së, që tani kërkojnë dorëheqjen e tij, siç shkruan shtypi se i kanë ra pishman dhe mundohen kot so koti me e ndal, por Hasha ka me u plak e me i ra mjekrra te këmbët për deri sa LDK-së e lantë e për gjynah, do ta hjek Hashimin nga posti ku e ka vu vet… vetëm nëse këta metilanat e sersemët e kryesisë nuk shkojnë përgjithmonë në shtëpi dhe LDK-së ndoshta shpëton prej tyre..!

Sa për dijeni të Lutfi Hazirit nëse ka harruar, se shumë merak i paskanë mbetur lulet e VV.
Kur Hashim Thaçi u zgjodh kryetar i Kosovës, pas disa votimesh të përsëritura e (kërcënimesh) në Kuvend, me bekimin e LDK-së, një buqetë me lule, ju dhurua nga dikush, ja dorëzoj Teuta Rugovës… për me dëshmue se sa shumë e ka ”dashur” Rugovën dhe familjen e tij besa edhe me Dekorata për Blerina Kllokoqi-Rugova..!

Luto, Hashim Thaçi si len keq për lule, për fjalë të mira, lavdërata e dekorata, por gjurmët e shtetësisë dhe simbolet e kryetarit Rugova i zhduk nëse mundet gjithësesi, nëse i vie për dore dhe ka siguri do ti bënë të pa qena, paraprakisht ndërron Ligje po qe nevoja bie rregullore pune, si atij i vie për dore, siç edhe ka bërë, në të cilat do bazohet dhe arsyetohet për bamet e tija të shëmtuara, siç është tue vepru në vazhdimsi, për zhdukjen e çdo gjurme institucionale që ka lënë kryetari i parë dhe historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Dëshmi me fotografi:

Për veprimet e Hashim Thaçit si kryetar i Kosovës, në hapësirat ku ka vepruar kryetari i parë dhe historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, dhuratë nga LDK-së, tani më disa nga kryesia e LDJ-së , aty këtu edhe nga anëtarësia , kanë filluar me u nxe si zorra në prush, me kundërshtuar ate që vet e kanë vendosur aty, ku tash më po vepron sipas planit të tij (e ndoshta edhe në marrëveshje me ata që e kanë vendosur aty)…!

Në vijim mjafton vetëm disa nga titujt e shtypit Bota Sot për veprimet e Hashimit dhe kundërshtimet e atyre që vërtet pa hile e kanë dashur Rugovën dhe e atyre e disave që janë shtirur se e kanë dashur dhe kanë vepruar e veprojnë kundër veprimtarisë së tij dhe LDK-së…!

Titujt në vijim:

 …” Rugova nën okupim krijoi qeverinë shqiptare, Thaçi në liri nuk po mund të çlirohet assesi nga serbët NGA DIANA BUNJAKU MË 21 JANAR 2019 NË ORA: 21:35
Hashim Thaçi para varrit të Presidentit Rugova
Përkulja e Thaçit para varrit të Presidentit Rugova, është hipokrizi dhe një veprim politik bosh ”
 ” Thaçi largon nga dekoratat vulën presidenciale të trashëguar nga Presidenti Ibrahim Rugova MË: 22 SHKURT 2019 NË ORA: 11:51
 Deputeti i LDK-së e quan Thaçin bajloz, thotë se të tillë edhe e dogjën këtë flamur NGA: D.RR MË: 22 SHKURT 2019 NË ORA: 19:13
 “LDK-ja gojën plotë në kohë të fushatave zgjedhore e veprojnë jashtë filozofisë politike Rugoviane” NGA: D.B MË: 22 JANAR 2019 NË ORA: 21:00
 Dallgët urryese të Thaçit nuk mund ta shuajnë Rugovën e pavdekshëm
NGA DRILON RRAHMANI MË 24 SHKURT 2019 NË ORA: 22:19
 Profesori i njohur e alarmon LDK-në: Keni kujdes nga Lutfi Haziri, sepse në gjak e ka Thaçin dhe VeselinNGA: N.SH MË: 24 SHKURT 2019 NË ORA: 07:49

 Urrejtja e Thaçit ndaj Ibrahim Rugovës s’ka të ndalur, veprimi i radhës është skandaloz! NGA: D.RR MË: 25 SHKURT 2019 NË ORA: 07:35
 “Rugova tha që Thaçi është i rrezikshëm për Kosovë, tash Thaçi e hoqi maskën”
 NGA: D.RR MË: 25 SHKURT 2019 NË ORA: 09:57
 Gecaj: Rugova nuk ka pasur mendim të mirë për Thaçin NGA: D.RR MË: 25 SHKURT 2019 NË ORA: 12:18 ”

Si përfundim:

LDK-së pas kalimit në amshim e përjetësi të Dr. Ibrahim Rugovës, mban vetëm emrin ndërsa veprimet kanë ndryshuar,sipas programit të udhëheqsisë në kryesinë e saj siç janë disa prej tyre si : Isa Mustafa, Lufi Haziri, Ismet Beqiri e disa të tjerë, që kumonën e bartin rreth qafe në emrin e me emrin e LDK-së , ndërsa me veprime dhe taxhi e kanë ushqyer dhe vazhdojnë ta ushqejn PDK-së, me në krye Hashim Thaçin dhe sejmenët e tij..!

I madhi, At.Gergj Fishta, kishte me ua kushtuar këto vargje të cilat u bien fort për shtati dhe i meritojnë për bamet e tyre të deritashme dhe në veçanti për votimin dhe emrimin e Hashim Thaçit kryetar të Kosovës…!

…”Ju rrugaça e sallahana
vagabonda, shakllabana,
rriqna t’ndyet, mikrobe të kqij
qi të mjerës ksaj Shqypni
thellë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbë mbi dhè
der kur ju, t’u tallë për ne,
do t’na qelbni fis e atdhè?…”