LDK dhe VV duhet të hapen për konkurrencëshmëri mbrendapartiake

0
448
Xhevat Meha
Xhevat Meha

Datë: 26/05/2020
Shkruar nga: Xhevat Meha

Shumë mendojnë se partitë tona politike kanë konkurrencëshmëri mbrendapartiake. Janë të mashtruar. Votimin me më shumë kandidatë ua kanë shitë si konkurrencëshmëri, e kjo lidhje me konkurrencëshmërinë nuk ka.

Konkurrencëshmëria është garë, e gara ka rregullat e veta, e gara ka fillimin dhe mbarimin, e gara ka paraqitjen para votuesve partiak të bindjeve dhe besimeve politike si vlera konkurruese, e gara ka paraqitjen para votuesve partiak të ideve, synimeve dhe programeve se ku e merrë partinë e Kosovën dhe ku do ta dërgoj, e gara ka që në fund fiton më i miri, e gara ka në fund shtrirje të dorës nga garuesit, e gara në fund të saj ka mobilizimin e të gjithë partisë rreth fituesit. Kush mund të thotë se cilëndo nga këto i përmban votimi me më shumë kandidat?

Pse LDK e VV dhe jo ndonjë parti tjetër? Qysh kur kam qenë duke shkruar lbirin tim SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALL SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE në vitin 2014 kam të ndërtuar pikëpamjen se Kosovës i duhet një e djathtë e ekonomisë së tregut dhe një e majtë e ekonomisë së tregut. Asnjëren nga këto nuk i ka ende. Pse e si nuk ka ende parti politike të tilla është përshkrim i gjatë, ndoshta në ndonjë shkrim tjetër. Në LDK shoh brum të mjaftueshëm për ndërtimin e një partie politike të djathtë të ekonomisë së tregut. Në VV shoh brum të mjaftueshëm për ndërtimin e një partie politike e majtë e ekonomisë së tregut. Në PDK nuk shoh brum të mjaftueshëm për të ndërtuar diçka që i duhet Kosovës, këtë e kam paraqitur në shkrimin tim të vitit 2017 PSE ËSHTË E PASHMANGSHME RËNIA E PDK-së DHE DALJA E SAJ NGA SKENA POLITIKE! Partitë tjera as që vlenë të zihen në gojë.

Kushtetuta e Kosovës e përcakton ekonominë e tregut si rend shoqëror. Ekonomia e tregut ndërtohet mbi konkurrencën e drejtë. Nuk munden as LDK dhe as VV të pretendojnë të ndërtojnë Kosovën në përputhje me Kushtetuten e saj pa patur në vetën e tyre si themel vlerën burimore të ekonomisë së tregut, konkurrencëshmërin mbrendapartiake. Me vlerën burimore që edhe LDK edhe VV kanë tani-për-tani, e që është mashtrimi, mund të ndërtojnë drzhavën e Kosovës që në themel vlerë burimore ka rrenën dhe mashtrimin, gjë të cilën e kanë bërë deri tani dhe janë duke e bërë tani.

Ndërtimi i deritamishëm të partive politike të Kosovës, përfshi LDK dhe VV, bazohen në struktura partiake që fillimisht janë ndërtuar si mekanizëm i vendimarrjes kope. Ky mekanizëm i votimit kope, ka imponuar të menduarit kope tek shumica e anëtarëve të partisë. Pastaj, të menduarit kope nga anëtarësia ka eliminuar me sukses të plotë çdo mendim ndryshe e lëre më mendim konkurrues. Pastaj kjo mendësi e krijuar ka larguar krejt nga partia ose ka shkelur poshtë cilindo individ me ndonjë mendim ndryshe. Ndonjëri nga individët me mendime ndryshe janë bashkuar për të krijuar parti tjetër ku do të mund të konkurronin me idet e tyre, gjë që dëshmohet me krijimin e LDD-së, NISMA-së dhe PSD-së Socialdemokrate.

Nuk është rastësi ndërtimi i tillë i funksionimit të partive politike në Kosovë. Ky është model rus i zbatuar nga strukturatë e mshefta të Beogradit dhe strukturatë e majta të Tiranës që kanë vepruar dhe veprojnë si operativë e shërbimeve të mshefta ruse. Funksionimi i tillë i partive politike në fakt është njëra pjesë e modelit të terësishëm rus të ushtrimit të kontrollit. Pjesa tjetër e këtij modeli është kontrolli i partive politike nga nëntoka që përbëhet nga bosët e krimit të organizuar dhe korrupsionit (këtë e kam të trajtuar në librin tim të cekur sipër tek pjesa (SUNDIMI I MBITOKËS NGA NËNTOKA). Dhe pjesa tjetër e këtij modeli është moszbatushmëria e ligjit pa të cilën nuk funksionojnë dy pjesët tjera. Ky model është platforma ruse mbi të cilën funksionojn të gjitha sistemet tjera që përputhen me këtë platformë. Njëjtë funksionojn për shembull sistemet aplikative të Microsoft të cilat funksionojn vetëm në sistemi operativ Microsoft dhe nuk funksionojn në Apple. Sistemet që funksionojnë në platformën e zbatushmërisë së ligjit nuk funksionojnë në platformën e moszbatueshmërisë së ligjit, dhe anasjelltas.

LDK dhe VV duhet të ftojnë të gjithë të larguarit nga partia që të kthehen dhe janë pjesë e partisë dhe t’i nënshtrohen konkurrencëshmërisë. LDK ka një numër të madh të individëve që janë larguar, duhet t’u bëj ftesë dhe t’u krijoj kushte për konkurrencë. VV ka grupin e PSD-së Socialdemokrate, duhet t’i ftoj që të kthehen dhe të konkurrojnë mbrenda. Edhe LDK edhe VV nëse vazhdojn kështu si parti politike kope,do të kanë individë tjerë që do të largohen. Me këto largime, këto parti dëmtojnë interesin e Kosovës për faktin se i pamundësojnë Kosovës ide dhe programe tjera që do të mund të ishtin fituese të garës së drejt si ide dhe programe më të mira për Kosovën.

Kalimi nga partitë politike kope në parti politike të ekonomisë së tregut do t’i bënte këto parti që të kalojnë nga parti plitike të shpërndarjes së karamelave (pozitave) në parti politike platforma për përzgjedhjen e ideve dhe programeve më të mira politike për Kosovën. Ky kalim nuk mund të bëhet shkel e shko, duhet qasje dhe program i përgaditur mirë. Ky kalim mund të bëhet vetëm në formë të organizuar.