URIME 28 NËNTORIN – DITËN E FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR!
– të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë, në shtetin amë Shqipëri e Kosovë, në trojet e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, në Çamëri dhe në diasporë, në SHBA e Kanadë, në Evropë e kudo, anë e kënd Botës.
G Ë Z U A R !
Vlerësojmë se koha nuk pret. Asnjëherë nuk është mjaft që ta duam dhe dhe të punojmë që ta ruajmë kulturën, gjuhën e identitetin tone kombëtar, qenien tone madje edhe atë biologjike. Të zgjohemi nga përgjumja lakmitare vetëjake.
Të bëhemi të vetëdijshëm apo më të vetëdijshëm, se të punosh për interesin e të tjerëve, nuk do të thotë se punon edhe për kombin tend, për mirëqenien. Përkundrazi! Zgjedhjet shumëpartiake “njëpartiake” sidomos këto vendoret e fundit e dëshmuan më së miri.
Dita e Flamurit Kombëtar është dita që (po) na lë porositë më të mëdha e më të vlefshme të zemrës e të mendjes, kur përkujtojmë përkushtimin e sakrificat e atdhetarëve tanë në të kaluarën për atdhe, për FLAMURIN KUQ E ZI – PËR LIRI E DEMOKRACI.
URIME!
MEHMET BARDHI, kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi
TUZ – ULQIN, MË 28 NËNTOR 2017