LUAN ZILFO
SI SOT 73 VJET, MË 2 KORRIK 1943, RA HEROIKISHT NË LUFTËN ME FASHIZMIN ITALIAN, BIRI I PROGONATIT ASIM ZENELI.
Asim Zeneli u lind më 3 maj të vitit 1916 në Progonat të krahinës së Kurveleshit të Sipërm, në një familje me tradita atdhetare. I ati, Zenel Mehmeti ishte nder atdhetaret e krahinës i cili ka dhënë një kontribut të shquar për mësimin e gjuhës shqipe. Ai qysh në vitet 1905-1910 shquhet për veprimtari aktive patriotike në Janinë me atdhetarët e tjerë Kadri Gjata-Libohova, Ismail Lesko Progonati, Sinan Tare Lekdushi, Sali Nivica, Belul Toto-Progonati, Bilal Rukia-Gusmari etj. Ishte anëtar i klubit patriotik “Arbëria” ku dha kontributin e tij patriotik për çështjen e shkollës dhe gjuhës shqipe në Kurvelesh e Labëri.
Asimi mbaroi shkollën fillore të fshatit dhe ate plotore në Kuç të Vlorës. Vështirësitë ekonomike e detyruan që ende i ri të punoje në punë të ndryshme. Më 1930 mundi të fillojë mesimet në shkollën e mesme ushtarake në Tiranë. Më 1933 ajo shkollë u mbyll por revolta e studentve e detyroi qeverine qe t’i dërgoje në gjimnazin civil të Tiranës.
Si student në kryeqytet, Asim Zeneli, u njoh me militantë të tjerë atdhetare si Qemal Stafa, Mustafa Matohiti, etj. Në vitin 1936 ai fitoi konkursin për të vazhduar shkollen ushtarake në Itali. Atje njohu nga afër pasojat e rregjimit fashist dhe rrezikun e pushtimit të Shqipërisë që po përgatitej nga fashizmi italian. Bashkë me miqtë e tij të shkollës Pano Xhamballo dhe Dino Kalenja ai protestoi kundër pushtimit fashist të Shqipërisë, organizoi një demonstratë antifashiste në shkollë dhe për këtë u arrestua në vitin 1939.
Ai u kthye në atdhe nga fundi i vitit 1941. Ai ju bashkua batalonit “Dajti” i cili ndërmorri sulme dhe aksonie kundra forcave pushtuese në Shqipërinë e Jugut dhe atë të Mesme. Asimi ishte një atdhetar që kërkonte lirinë e popullit të tij. Dashurinë e tij për atdheun ai e shpreh edhe në një nga letart që i dërgonte mësuesit të fshatit ku ndër të tjera shkruan: Në dhe të huaj provon se “vendlindja dhe balta qenkan me të vërtetë më të ëmbla se mjalte. Aty dhe gurët janë të dashur. Letra që mora më ka gëzuar shumë sepse bashkë me të mora dhe një copë baltë të Shqipërisë…”
Prania e tij nuk zgjati shumë me “Dajtin” e cila u karakterizua nga dezertimet dhe dështimet në përgjithësi ndaj dhe u hodh me çetën partizane “Koto Hoxhi”, ku pak më vonë u pranua dhe në Partinë Komuniste. Në këtë moment të jetës së tij politiko-ushtarake u bë dhe drejtues politik i çetës “Hajredin Tremishti”. Puna e tij i shkaktoi dëme të rënda pushtuesit dhe për këtë u vu në shënjestër të qarqeve . Ai nuk u frikesua, por vazhdoi luftën e tij për çlirimin e atdheut derë në fund të jetës së tij. Më 2 korrik 1943 në betejën e përgjakshme kundër ushtrisë italiane, bie heroikisht në Mezhgoran të Tepelenës.
NGA LARGH JU DËRGOJ NJË BUQETË ME TRËNDAFILA ASHTU SI ISHTE ZEMRA JOTE RINORE.
LAVDI PËRJETË HEROIT TË POPULLIT ASIM ZENELI.