Lavdi Marrisë! Rrnoftë Shqipëria Etnike!

0
981
Nue Oroshi

Nue Oroshi

Është mirë me i mbledh nostallgjikët e komunizmit pansllavisto-enverist, dhe me i dërgu me ba jetën në këtë burg. Le të vdesin së paku si proletar, sepse po e lartësojnë në kup të qiellit komunizmin pansllavisto-enverist dhe jetën po e bëjnë ata dhe komplet familjet e tyre si kapitalistatë të vërtetë nëpër shtëpi moderne. Aso shtëpi nuk i kanë as milonjerët evropianë me një traditë të gjatë të bizneseve familjare.

Fatkeqësisht shumica e këtyre satrapëve komunistë kanë marrë leje qëndrimi në Evropë dhe Amerikë si të ndjekur të regjimit komunistë e të ndjekurit e vërtet edhe sot e asaj dite në të shumtën e rastëve e bëjnë jetën në kushte shumë të vështira. Kisha propozu që ballin e oxhakut në burgun e Spaçit me ia lënë panterës së zezë Nexhmije Hoxhës të cilën po e merr dreqi ende pa iu kërku së paku falje shqiptarëve që u vranë, u burgosën dhe u masakruan nga ai regjim shtazarak, për rreth pesëdhjetë vjet.

Ajo së paku le t’i kujtoj vuajtjët që i bëri atdhetarja, shkrimtarja dhe disidentja Musine Kokolari. Lavdi Marrisë! Rrnoftë Shqipëria Etnike!