Largimi i të rinjëve po rrezikon substancën e shtetit

0
82
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Kosova po mbetet gjithnjë e më pak banorë. Në vitët e fundit ky numer është zvogluar në mënyrë drastike. Në një skenarë të tillë kan ndikuar faktorët ekonomik dhe politikë jo të favorshme në Kosovë. Në trend është largimi i gjeneratës së re, e cila po ik nga pa përspektiva e krijuar, po ik së në krye të shtetit u gjendën forcat regresive, forcat që nuk deshtën dhe as që dëshiruan, që të rinjët, të inkorporohen në rrjedhat e reja shoqërore dhe poltike. Shumica e të rinjëve po mendojnë të largohën nga vendlindja e tyre në kërkim të një jete më të mirë diku në shtetetet zhvilluara perëndimore.

Pse të rinjët po largohen masovikisht, është pyetje komplekse që kërkon analizë më të gjerë. Por, diçka është e ditur tashmë, së nuk kan kohë për të pritë edhe 20 vite të tjera deri sa të bëhët mirë, kur dihet së koha është faktori dominat për të krijuar përspektivë të jetës. Nga përvoja e deritashme së shumë gjenerata pësuan nga pritja, duket së gjeneratat e ardhshme, nuk do të lejojnë që të shkojnë “dem” siq kan shkuar disa gjenerata.

Të presësh së qka do të sjellin kohët e reja, është kohë shumë e gjatë. Largimi i të rinjëve rrezikon substancën e shtetit, rrezikon themelet dhe ardhmërinë e tij. Me largimin e tyre humbët edhe zhvillimi i vendit si resurs i fuqishem i potencialit njerëzor. Dihet së gjendja e dobët ekonomike bën zbrazjën e vendit, por po ikën edhe nga pasiguria dhe jo stabiliteti i gjendjes politike, mungesës të shtetit të së drejtës.

Tensionet permanente të rritura të sitaës politike, e cila nuk po qetësohet që shumë kohë, po kan efekte negative të gjenerata e re. Të gjitha pushtetet e deritashme punuan më shumë për vete dhe për militanë partiak, duke i lën anash shumicën të cilët po jetojnë dobët. Inkuadrimi i tyre në jetën shoqërore dhe politike është shumë i dobët. Nuk po shprehët interesim për problemet dhe hallët e tyre jetësore. Kosovës i duhet një mobilizm i ri, që kjo gjendje më të rinjët tanë të kapërcehet. Të krijohen përspektiva të reja profesionale dhe të punësimit, që ka mundësi reale të bëhët.

Nese nuk inkorporehemi si shtet dhe si shoqëri në problemet thelbësore të gjeneratës së re, përspektiva jonë si shtet nuk është e mirë. Është koha e stabilitetit ekonomik dhe e stabilitetit politikë në Kosovë, sidomos më ardhjën në pushtet të një gjenerate të re politike. Kjo gjenaratë e politikanëve nuk guxojnë të përserisin gabimet trashnike të gardës së vjetër e reakcionare politike. Për të krijuar përspektiva duhet pasur vision më programe konkrete zhvillimore. Të gjithë akterët shoqëror dhe politike në Kosovë, duhet të vihen në dispozicion, që të krihohen kushtet për parandalimin e këtyre largimeve masovike të demshme për shtetin e ri të Kosovës…