Largimi i John Bolton, lajm i gëzueshëm për shqiptarët

1
449
Trump largon John Bolton

Skënder MULLIQI

Sa po e pashe nje lajm te madh per Kosoven dhe shqipatert ne pergjithesi. John Bolton nuk ishte me keshilltare i presidentit, Donald Trump. Bolton njihet si njeri, i cili e ka kundershtuar pavaresine e Kosoves. Dhe, sigurisht me te drejte ka ekzistuar frika per ndarje te Kosoves, qe duket se eshte edhe nisme e Boltonit.

Largimi nga ky post nga ana e presidentit Trump, sigurisht se ka te beje edhe me Kosoven, dhe se eshte lajmi me i gezueshem qe shume kohe per shqiptaret. Ky lajm i madh me te drejt i largon dyshimet se do te kemi ndarje te Kosoves, mbi baza etnike ne vazdim te bisedimeve me palen serbe, qe do te ishte rrezik i humbjes se territoreve te reja te Kosoves, dhe perballjes se mundshme me nje lufte te re ne Ballkan e me gjere.

Pse ndarja si opcion deri me tash nuk u be faktike nga qarqet proserbe, merite te madhe ka kancelarja gjermane, Angela Merkel, por edhe qendrimi pas saj te ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj. Te behemi realë, kete nuk mund ta mohon askush. Sido qe te jete, shqiptaret mund te marrin fryme me shlirshem, se vertete miqtë tane amerikanë dhe evropianë, nuk do te lejojne qe projektin e perbashket per Pavaresise te Kosoves, ta vene ne peshore nga askush… Eshte ky grusht i rendë edhe per qarqet proserbe dhe proruse, te cilet historikisht nuk po pushojne karshi interesave te shqipatareve ne Ballkanin Perendimor…


TRUMP E LARGON NGA KËSHILLTARI JOHN BOLTON…

Sen. Rand Paul thotë: Bolton kishte një pikëpamje naive për botën!

Arben Çokaj: Ju lumtë Z. President. Unë kisha frikë gjithashtu, se Bolton kishte një ide mjaft të keqe për Kosovën, gjithashtu, duke favorizuar Serbinë…

Well Done Mr. President. I was afraid also, Bolton had a very bad idea for Kosovo also, favoring Serbia…

TRUMP, 10.09.2019: “Unë e informova mbrëmë John Bolton, se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme për Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk isha dakord me forcë me shumë prej sugjerimeve të tij, si edhe të tjerë në Administratë, dhe prandaj i kërkova dorëheqjen John-it, e cila m’u dha në këtë mëngjes. Unë e falenderoj John-in shumë për shërbimet e tij. Do e emëroj një Këshiltar të ri të Sigurisë Kombëtare javës që vjen.

1 KOMENT

  1. Bolton nuk e ka propozuar ndarjen e Kosoves… kete e ka porpozuar Shkavellistani…
    Mos fol pallavra.

Komentet janë mbyllur.