Largimet në Diplomaci dhe ngutja e Donikës, Vjosës dhe Albinit

1
233
Albin Kurti - Kimete Berisha

Në foto: Kimete Berisha (gazetare) dhe Albin Kurti (lider i studentëve).

Kimete Berisha

Warning: Shkrimi përmban elemente depresive, që ndikojnë në humbjen e apetitit, të gjumit, mund të të humb edhe shpresa, të të nxihet jeta dhe të të bëhet shpia -ujk.

1. Shikojeni Gjergj Dedajn, për shembull.

Qe 30-të vjet ka kontribuar për pavarësinë e Kosovës, me pare dhe me gjak, por sot e shohim të kacavarur në derën e ambasadës në Shkup, i përzënë (pa arsye me gojë), i nënçmuar (pa arsye me shkrim), i hudhur në rrugë, pa ndjenja!

Të kishte qenë ‘i mençur’ si unë, tash Gjergj Dedaj do t’i kishte punët ‘mirë’ si unë! ‘

‘A danas mirno gledam kako mi željenu ženu
gubavi bakalin grli,
i kako mi s glave raznosi krov; –
i nemam volje – il nemam snage – da mu se svetim’.

Ky Gjergji e ka pasur veç një zanat ‘të keq’, i ka ardhur mërzi me ja zënë vendin e parkingut, namin e ka bë nëse dikush ia ka zënë vendin!

Njëherë ia kam zënë vendin në ministrinë e ‘kulturës’, por fati im, për mua ka pasur mirëkuptim!

2. Nait Hasani.

Gjithë ai burg, gjithë ajo sakrificë!
Dhe në fund, Donika e përzë.
Isha e prirur t’u besoj grave që ecin me çantë të hapur, po qe, vazhdimisht po bëj gabime…

Naiti është njeri i mirë.
Anipse vazhdimisht kam shkruar kundër PDK-së, Naiti më ka respektuar si motër dhe sa herë ma ka çelë derën, m’u ka dukur si vëllai që veç të vjen te dera me të pyet a je mirë!

Nuk ka shpresë për një vend që e përzë Nait Hasanin!
Mbajeni në mend! Ai vend që i përndjekë ish të burgosurit politik, është thjesht i pandershëm!

3. Strategjia e Kryeministrit për të na prirë është interesante.

Qeveria e tij po i përdorë’ ‘ushtrinë adninistrative të PDK-së’ për t’i ndrequr Institucionet që qe 20-të vite i kanë shkatërruar vetë!

Taktikë origjinale kjo.
Se Hitleri ka thënë ‘Veç ai që di të shkatërrojë, di të ndërtojë‘.

Edhe më e habitshme është t’i shikosh burra e gra të PDK-së duke pritur në rend për ta spiunuar ‘vetveten’ te qeveria e Albin Kurtit.

Është e dhimbshme, ama veç pak e dhimbshme, kur i sheh ata që e kanë luftuar Albin Kurtin me mish e me shpirt të shpërblehen nga qeveria e tij, e ata që e kanë përkrahur, ata ‘prit derisa ta ndërrojë plloçën‘!

Dikush e ha veç me të keq! Albini.
I duket dikushi veç ai që nuk e përfill. Albini.
S’di, e as nuk më intereson të dijë më shumë se kaq!

4. Largohen nga pozitat ata që e luftuan Jugosllavinë e Vjetër dhe ndërkohë ngjallet tinëz një Jugosllavi e Re:

‘Od Vardara pa do Triglava, od Đerdapa pa do Jadrana’!

5. Është hile e madhe.

Manastirin e Deçanit, Institucionet e Kosovës vetë me Strategjinë e tyre e kanë listuar si ‘zonë të veçantë’, demek në rrezik nga shqiptarët, ndërsa tash të njejtit kërkojnë nga Evropa Nostra dhe UNESCO (për ta larë gojën) që Manastiri i Deçanit të hiqet nga Lista ku e kanë futur vetë!

Ëndërr kam parë mbrëmë (besomë, s’ke rrenë), që e mbaja një ligjeratë ku potencoja se Manastiret ortodokse janë të shqiptarëve, sepse shqiptarët kanë qenë ortodoksë, dhe i kanë ndërruar fetë si gratë, derisa kanë rënë në dashurinë e vërtetë-fenë islame… ama çfarë fati kam unë edhe në ëndërr takohem me personazhe të errëta… njana, një pllavushe, nuk më la ta kryej fjalën se isha kah shkëlqej!

Shqiptarët, Institucionet e Kosovës, me dorën e tyre e kanë pagëzuar Kishën Ortodokse si Kishë Serbe, me nënshkrimet e tyre, anipse feja nuk ka përkatêsi kombëtare.

Të thuash xhamia myslimane shqiptare, si të tingëllon kjo!

Pastaj, janë do artefakte që shqiptarët i gjejnë nëpër Kosovë e i shesin në Serbi…
çka s’ndodh këtu, provo hyn më thellë n’guxofsh…

Një popull i çoroditur nga Liria!

6. Më kanë treguar se:
Rrushi duhet të shtypet për t’u bërë verë;
Diamantët formohen nga presioni i madh;
Ullinjtë shtypen për t’u bërë vaj;
Farat rriten në terr.

Më kanë thënë që ‘Sa herë ndjehesh i shtypur, i thërrmuar, nën presion dhe në terr, dije se je duke u transformuar!’

7. Sa më përket mua, unë jam e zhgënjyer.

Sepse kam shpresuar dhe besuar me loçkën e zemrës se do të bëhet mirë.
Lëre që s’është më mirë, por është edhe më keq se që ka qenë.

Asgjë s’ka ndryshuar, veç që ‘paramilitarët e PDK-së në administratë’ tash po i shërbejnë qeverisë Kurti!

Ndryshim i korruptuar dhe i shëmtuar!
Nëse kjo të duket ‘ndryshim’- bujrum!
Nëse ia do vetes të mirën – Unë të këshilloj ‘Kah sytë-këmbët‘!

E jo të përfundosh si ne, si në Jugosllavi, të hysh në kredi për ta blerë një palltë!

(Dua t’ju njoftoj se përveç e zhgënjyer, ndjehem edhe e lumtur! Shkon e përzime në shpirtin dhe mendjen time)!

P.S. Ama unë shoh diçka që Albin Kurti nuk e sheh.
E shoh lindjen dhe zhvillimin e PSD 2 në qeverinë e tij!
Ky është lajm i mirë!

1 KOMENT

  1. Shumë po perdore terma shkavellishte… mori Znj. Beduine… e frustruar.

    Ti, Albini, Vjosa dhe Donika Zeza me ju bo bashkë nuk e krijoni nje gjys njeri…

Komentet janë mbyllur.