Lansohet projekti LLOCH: “Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero”

0
831

Nga Ermira Babamusta

LLOCH-i është personazhi më i ri komik krijuar nga një grup i talentuar artistësh, aktorë, regjisorë dhe muzikantë nga Kosova. Përrallat e tyre do të lansohen në kanalin zyrtar LLOCH në Youtube.

Ky projekt trajton një larmi temash sociale, të shprehur në vetën e parë nga prespektiva të ndryshme, të ngjyrosura me satir, dhe lojë të mrekullueshme.

Me 11 maj 2018 u publikua përralla e parë titulluar “Heroi” që trajton temën e një veture legjendare dhe shumë të preferuar për shqiptarët “Golfi II”. Me moto “Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero” ata filluan ket projekt duke lajmëruar se ditëve në vijim do të ketë edhe përralla tē reja.

https://www.youtube.com/channel/UCe0YwUzcWp6HZey62ZHjF6A
www.facebook.com/llochofficial

HEROI

1.
Për golf 2-shin, skom qa foli flet prezenca.
Munësh me bajt: dru, gllet edhe speca.
Ja dhezi rrotat, kur nuk m’dhez shkrepsa.
Kerr, traktor, kombaj, golf2-sh zeza.

Fabrika o pishman, që e ka maru.
Serijat tjera, ka ndodh kan bankrotu.
Motorrin hekër, ku do munet met qu.
Kurr nuk thot u lodha, kurr nuk bon o kuku.

Ref:
X2
Lirisht thirrëm gollf2-sh Mania…
Kerr guri, made in Gjermania…
Edhe nëse ki Bugati, porrshe me 3-ija.
Pa golf 2-sh, nuk bon me t`met shpia.

2.
Kush ka golf 2-sh, i lumi ai për veti.
Pjest ja gjen n’market, n’trafik te Sadeti.
Kerr ekonomik, sun ja gjen t’shoqin n’gjeti.
Me 5 euro naft i bon, 20 gjiro ka qyteti.

Gollf2-shi dhez n’qels, mos me dhez e shtyn.
N’lloch nuk t’len: N’bor, frym edhe brym.
Mos me pas naft, hec me kerozin.
Qa o me ransi punën ta kryn… o vlla…

Ref:
X2
Lirisht thirrëm gollf2-sh Mania…
Kerr guri, made in Gjermania…
Edhe nëse ki Bugati, porrshe me 3-ija.
Pa golf 2-sh, nuk bon me t`met shpia

3.
“Nenn mich Golfzwei-omania,
Ein Auto aus Stein, gemacht in Allemania.
Scheiss auf dein Bugati und Ferrari mann.
Ohne Golfzwei soll dein Haus nicht sein.”

Ke pi shum sun po vozit, qaty e len.
Kerkush s’ta prek apet qaty e gjen.
U myta tu shëtit, prej Tokyo-s n’Prizeren.
Skom qa shtoj, “the Best of volkswagen” Fund

Music – Mix & Mastering: Faton Dolaku