Lamtumirë! Po iki edhe unë sot, sikur prindërit e mi para 20 vitesh, në kohën e Milosheviqit!

0
498
Albana Ferati - flamur KS

Shkruan Albana FERATI

Fenomeni i eksodit kjo plagë e shoqërisë shqiptare po tkurr bashkë me shpresat edhe numrin e popullatës kosovare nga vendi, që nuk ka ndalur as pas 20 vitesh çlirim si pasoje e papunësisë së madhe, korrupcionit, krizës insitucionale dhe luftës për pushtet mes partive politike. Nga Kosova sot nuk ikin vetëm rinia, por edhe qytetarët e thjeshtë, sikur edhe njerëz të arsimuar dhe intelektualë të profileve të ndryshme, për të siguruar kafshtën e bukës, për një jetë më të sigurt dhe më me perspektivë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë

Shqiptarët azilkërkuesit numër një në Evropë, të pestit në botë!

Kosovë unë po iki. Unë nuk dua të jem pjesë e krimit, unë nuk dua te jem pjese e korrupcionit, une nuk dua te jem nje numer më shum i mijera te papuneve! Une nuk dua t’ju besoj me politikanëve tane me premtime e genjeshtra per liberalizmin e vizave! Une dua te punoj me nder e jo te shitem per nje vend pune ose te punoj 30 dite për 100 euro?! Une nuk dua qe me fakultet te shes n’pazar apo te kërkoj lemoshe per buke trotuareve, une nuk dua te jem pjese e paperspektives se ketij vendi. Une s’kam kohe te pres manovrimet dhe pazarlleqet e lidereve per karriga per çdo dy e kater vjet.

Me fal Kosove nena ime, më duhet ta kthej shpinen padashje sikur babai dhe nena ime, qe kishin ikur para 20 vitesh, para vitit 1999 me kohen Milosheviqit. Nuk luftuam per te ikur, por per ta gezuar lirine dhe per ta ndertuar bashkarisht vendin… Me fal Kosove toka ime, qe ne lulen e rinise sime po iki, lamtumire dhe mirupafshim!…” – jane keto fjalet rrenqethese dhe emocionale te fundit ne territorin e Kosovës te studentes A. N. nga kryeqyteti, para se te largohen e cila sapo kishte diplomuar ne gazetetari qe nuk pati fat, nuk pati para as bukuri, nuk pati as lidhje ne qeveri dhe ne insitutionet e Kosoves per t’u punesuar, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë

Gati gjysma e popullsise shqiptare sot dëshiron që të largohet nga Kosova për shkak ngecjeve zhvillimore dhe politike qe ka shkaktuar kriza ekonomike dhe varferi, bashke me te korrupsionin dhe papunesine e madhe. Sipas raportit te fundit te ILO-s papunesaia ne Kosove eshte me e madhe ne rajon, me mbi 40 per qind. Hiç me me lula s’eshte as ajo ne Shqiperi. Kjo situate identike, e mjerë dhe me brenga mbetet po ashtu eksodi edhe në Luginen e Preshevës qe në njefare menyre justifikohet nga regjimi serb, por ky eksod sot nga Kosova e Shqiperia si te jusitfikohet?!

Shifrat nderkombetare te siguaruar nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” jane tmerruese. Ato flasin se shqiptaret ne Evropë jane azilkerkuesit numer nje, kurse ne nivel boteror jane te pestit, sikur qe Kosova e Shqiperia te ishin ne luftë. Derisa Shqiperine per çdo vit e lene nga 45 mije persona, Kosoven per çdo vit e lene rreth 60 mije qyetare, kryesisht te rinj.

Kosovës po i ikin mjekt, po i ikïn inxhinierët, juristët, gazetarët, mësuesit… po i ikën truri!

Te kujtojme valen e eksodin te shqiptareve nga Kosova te para 5-6 vitesh, ku rreth 200 mije shqiptare u larguan nga vendi. Pjesa e dermuese e këtyre emigranteve jane te diplomuar ose ish-punesuar si mjeke, inxhinierë, mesues, arkitektë, juristë, gazetarë, mueses etj., pra te gjithe kuadro, profesionistë te afte per pune. Me nje fjale me kete ikje te intelektualeve, mund te themi se sot Kosoves po iken truri dhe druhet qe Kosova te mbetet vetem me pleq, ne duar te pashkolluarve dhe banditeve!

Nëse i referohemi shifrave të OKB-së, pritet që popullsia shqiptare të përgjysmohet deri në fund të shekullit. Politika, sistemi i drejtësisë, kriza ekonomia, korrupcioni, krimi i organizuar, arsimimi i dobet, papunësimi, varfëria e shumë çështje të tjera po i detyrojnë shqitarët të largohen nga vendi i tyre. Ndonëse çdo ditë flitet për rritje ekonomike, për invenstime apo edhe rilindje, faktet tregojnë të kundërtën. Shqiptarët nuk duan të rrimë më në këtë vend, ata jane ne kërkim te nje vendi me te sigurt dhe me me perspektivë.

Shifrat e fundit mbi eksodin masiv të kosovarëve jo vetem nga mediat shqiptare por edhe ato botërore jane shqetësuese. Sipas tyre, viteve te fundit kur Kosoven po e përcjellin kriza te njepasnjeshme insitutucionale, lufta per pushtet dhe shqiptarët e kane humbur durimin, te deshpruar keto vitete fundit, u larguan mbi 100 mijë shqiptarë, përshirë këtu edhe 10 mijë nxënës, të cilet u ndanë me lot nga shokët e shoqet e klasës, u ndane nga Abetarja dhe shkolla e dashur në gjuhen shqipe. Në mesin e këtyre shifrave alarmante, një numer i konsiderueshëm i emigrantëve ishte edhe nga radhët e grave, nënave shqiptare që kishin marrë me vete fëmijët e tyre për shkak të papunësisë dhe krizës ekonomike e sociale në Kosovë.