LAJMI I HIDHUR

0
1375

Sheremet Prokshi (Poet)

LAJMI I HIDHUR

(Vargje përkushtuese për Astrit Deharit)

Bijnë këmbanaret mbrëmjes së shtune
Valës rrethore si n’ditë tërmeti,
Shkallëve gjëmat seç rrokullisen
E n’mes kryeqendrës shtanget poeti.
Ka lën në gjysmë vargun e nisur
Lajmi i hidhur në gjoks i vlon,
Shkrepje rrufeje në asht e therrë
Si me gjilpëra gjoksin ia shpon.
Troket ai lajm nëpër çdo derë
I ftohtë si bora mbi grumbull rëre,
Ka sjell me vete dridhje qyteti
Godet si guri në zemër nëne.
Dhimbja për djalin i bie mbi kokë
Në rrjedha loti ngec e tronditur,
Mbushet salloni trishtim mortor
Ditës së zezë, kumt i papritur.
Afrohen miq e familjarë
Ngushëllimi shtrihet në bebza syri,
As shiu nuk ndalet, nuk ndalen vajet
Për ty Astrit o rreze dielli.

Sh. Prokshi, o5.11.2016