Bruksel: Relacionet Kosovë-Serbi
Në përfundim të vizitës në Beograd, emisari i BE-së Lajçak theksoi se dialogu Kosovë-Serbi (pa e përmednur Prishtinë-Beograd) është e vetmja alternativë që do të sjellë për të dy popujt shqiptarë dhe serbë, paqe dhe udhën drejt integrimeve evropiane në Bruksel.
Për këtë paraqitje të intervistës së Lajçakut në TV H1 në Beograd, që nuk e përmendi temën bosht të dialogut Prishtinë-Beograd, por ai u thirrë në emërtimin e të dyja vendeve Kosovë-Serbi, i ka mbetur hatri kryetarit të Serbisë A.Vuçiç, i cili për këtë paraqitje të diplomatit sllovak,ka thënë se emisari i Burekselit e ka thënë si një rastësi dhe, sipas Vuçiç, BE-ja mbanë qendrim neutral ndaj realitetit të ri të Kosovës(sic!).
Do të ishte me interes që kabineti i ri qeveritar Albin Kurti në Prishtinë, tash tutje të mbajë këtë qëndrim diplomatik dhe kushtetues të shtetit të Kosovës, që, në dialogun në Bruksel lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe, në asnjë mënyrë mos të lejohet të ketë përmasën ligjore ekzekutive.
Në vazhdim procesi i dialogut të marrë emërtimin kushtetues të shtetit në dialog Kosovë-Serbi e jo Prishtinë-Beograd, ndonëse opinioni ndërkombëtarë dhe fushat e diplomacisë e njohin nga afër shtetin e Kosovës me këtë emërtim kushtetues.
Diplomati Lajçak bëri mirë që pa asnjë hezitim, në Beograd nuk e tha dialogu Prishtinë-Beograd,por pati një qasje krejt normale diplomatike dhe procesin e quajti Kosovë-Serbi si dy shtete fqinje në këtë pjesë të Ballkanit.
Çikago, mars 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]