LAJÇAK ME PLAN: KTHIMIN E 250 MIJË SERBËVE DHE KRIJIMIN E “REPUBLIKA SERBSKA” BRENDA KOSOVËS

0
355
Miroslav Lajçak

E TMERSHME:

Nga Binak MAXHARRAJ

Kaluan me se dy javë që i ngarkuari i BE Miroslav Lajçek bëri publik planin e tij rreth dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Ai bash sikur ish Sekretari i OKB Ban Ki Mooni i cili kishte dal me gjasht(6) pikëshin e tij për Kosovën. Por tashti edhe Miroslav Lajçek doli me planin e tij prej nendë(9) pikash për te gjetur një zgjidhje te mundshme për Kosovën, plani i te cilit është skandaloz, i pakapshëm dhe tërësishtë në demë të Kosovës

Vuçiq e Hoti
.
Vuçiq e Hoti

Krejtë ajo se çfarë e zgjoi kureshtjën time të shkruaj diçka për këtë çështje esenciale për te arshmen e Kosovës, është se pos dy-tri regaimeve sporadike te individeve, nuk pati asnjë reagim nga qeveria, sikur në një fare menyre po pajtohën me këtë plane, i cili është pa aq i rrezikshëm sikur ai i cili kishte të bente me ndarjën e Kosovës sepse edhe sipas këtij plani, nese aprovohet, Kosova do te ndahet me vonë. Mos reagimi i qeverisë dhe i instancave te larta shteterore të lenë të kutosh së këtu nuk është diçka ne rregull, se diçka po zihet ne kazanet pro ruso-serbe, sepse Lajçak ka sipmpati ndaj Rusisë si i shkolluar atje, por edhe ndaj Serbisë sepse shteti i tij Sllovakia nuk e njehë pavaresinë e Kosovës.

Por, çfarë propozon i derguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak?
Vazhdimi i dialogut midis Kosovës e Serbisë, sipas burimeve ndërkombëtare do te këtë disa çështje të percaktuara nga Lajçak, i cili ka përgatitur një plane prej nëndë pikësh për diskutim mes palve ne dialog të cilat janë tmerësishtë të papranueshme për Kosovën,janë antikushtetuese, sepse ato e prekun sovranitetin dhe integritetin e Kosovës me te cilin nuk ka të drejtë askush të vendos pos popullit të Koosvës.

Por çka i parapriu këtij plani prej nëndë pikësh antishqiptar të Miroslav Lajçek?!
Ditë më pare (30 korrik 2020) u mbajtë njfarë dialogu në nivel të ulët të dy mistrecave dialogues Skender Hysenit dhe Marko Gjuriq. Mistreci i Kosovës Skender Hyseni i cili erdhi akcidentalisht ne këtë post qe si i tillë nuk përfaqeson askend sepse është antikushtetues dhe plotësishtë ilegal ne këtë postë.

Skender Hyseni pas ketij takimi tha se me Gjriqin biseduam për rreth shtatë orë, pa thënë kënkretisht se për çka biseduan. Por, kjo bisedë e këtij niveli te ulët mund te jetë më plotë misterie më plotë elemente të tradhëtisë. Nuk do shumë dije dhe mendje për të konstatuar se Miroslav Lajçek është bazuar ne rezultetat qe dolën nga ky takim Hyseni-Gjuriq.

Por, cilat janë pikat ”bombë” nga plani nëndë pikësh Lajçek qe do ta trondisin Kosovën. Të gjitha nga këto nendë pikat e planit të Lajçekut janë në demë të Kosovës, por unë do t’i dalloja dy nga ato te cilat nese Kosova bie në grackë do te përshendetet me pavarësinë e sajë. Këto janë: kolonizimi i Kosovës më serb, apo këthimi i 250 mijë serbve te pa qenë ne Kosovë dhe formimi i Asociacionit autonom me kompetenca ekzekutive, qe është i barabartë me ndarjën e Kosovës në një te ardhme jo forte të largët.

1. Rikolonizimi i Kosovës. Lajçak parasheh këthimin e 250 mijë serbeve ne Kosovë.

Serbët nuk janë popull autokton në Kosovë. Ata erdhën nga Karpatet si okupues të tokave shqiptare gjëresia e te cilave shtrihëj nga Egjeu e deri ne Danub. Para ardhjes së Serbëve në këto treva nuk banonin fantazmat, por këtu ishin shqiptarët, një popull autokton dhe shumë i lashtë qe nga Pelazget në vazhdimesi deri me sot. Serbet pretendojnë së erdhën ne Kosovë në shek. VII, por të gjitha kërkimet shkencore nuk njxjerrin asnjë burim se serbet u vendosen në këtë shekull. Por, serbet shtrirjën e tyre në Kosovë e bënë vetem pas shekullit të XII, ose aty dikund në vitin 1285, në kohën e sundimit të Nemanjiqëve perms luftrave si okupues të tokave shqiptare. Që nga kjo kohë linden mitet për ”Kosovën si djep i Serbisë”, si “zëmër e Srebisë”, etj. etj.

Unë nuk e di se nga i mori Miroslavë Lajçek këta 250 mijë serb të shpërngulur nga Kosova të cilët i paska në plan ti këthej. Nuk egziton asnjë document, asnjë burim qe nxjerr shifren prej 250 mijë serbeve të shperngulur nga Kosova. Kjo është vetem një propaganda serbe, si gjithë here gjatë histories ku serbet pretendonin se po ndiçen nga shqiptarët. Por, nga ana tjetër në Kosovë kurr nuk kanë jetuar kaq shumë serb, sikur te ishte kjo e vertetë në Kosovë sot nuk do te jetonte asnjë serb të cilët tani po u deshka të kthehën. Shkencëtari serb Jovan Cvijiq, gjatë hulumtimeve të tij, konstaton se serbet në Kosovë janë pakicë.

Kështu, sipas tij ne vitin 1910 kishte vetem 5% serb, kurse sipas regjistrimit të vitit 1921 në Kosovë jetonin vetem 80 mijë serb ose 18,2%, apo sipas regjistrimit të vitit të vitit 1991 në Kosovë jetonin 195.300 ose 9% serb. Këtu duhet përfshijë edhe numrin e koloneve serb të ardhur gjatë kolonizimeve te ndryshme të Kosovës me serbë e malazez.
Kështu, burimet flasin se gjatë periudhës 1948-1989 nga viset tjera te ish-jugosllavis si kolon u sollen ne Kosovë 68 mijë serb e malaze.

Pra, nga ana tjetër faktet flasin se ne Kosovë kurrë nuk janë shpërngulë 250 mijë serbë, qe po u deshka te kethehën. Por e verteta qendron se gjatë përiudhës së gjatë 1940-1989 nga Kosova janë shpërngulë vetem 110.500 serb e malazez e jo 250 mijë qe Lançek i paska ne plane ti këthejë. Shpërngulja e tyre nuk kishte fare te bënte më ndonjë presion nga shqiptarët, por ata ikën kryesishte për shkaqe ekonomike, familjare, punësim, etj.

Prandej faktet janë te forta, te pa kontestueshme historikisht, te vertetuar nga te gjitha burimet shkencore qoft te atyre sebe dhe shqiptare, dhe se duhet pas kujdes dhe mençuri të madhe qe gjatë dialogut me serbin te mos bien ne gracken e Serbisë dhe Lajçekut për këthimin e 250 mijë serbve në Kosovë, sepse kjo faktikisht do te thoshte rikolonizim i Kosovës sipas planeve serbe te cilat ende janë te gjalla qe nga koha e Ilia Garashaninit e deri me sot.

Dialogu me Serbin për këto çshtje kërkonë njërëz te dijës dhe shkencëes qe t’i kundervehën apetiteve serbe. Me këtë nuk janë ne gjendje të përballohët çifti i Skender Hysenit i padije i cili nuk ka as sens, as kaqik të përballët më këto çeshtje të rendesishme për kombin, sepse gabimet e ktilla nuk do të na i falë as historia e as gjeneratat qe vijnë, por do te ua lëmë si haraç te cilin ata duhet ta nxjerrin.

2. Skandaloze: Asociacioni autonom me kompetenca ekzekutive.

Çështje tjetër shumë e rëndesishme nga plani i Lajçekut ështe edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ky Asociacion e pati edhe historikun e vetë për te cilin flitet, bëhën mareveshje qe nga viti 2013 kur monarku i Kosovës Hashim Thaçi ne Bruksel e nenshkroi Mareveshjen famoze më Serbin prej 15 pikash, ku gjashtë prej tyre kishin te benin me këtë asiciacion.

Dy vite më vonë kur Isa Mustafa u bë kryeministër e vazhdoi dialogun me Serbin me ç’rast ne vitin 2015 e neshkroj ujdin për formimin e Asociacionit te komunave me shumicë Serbe. Isa Mustaf lavderohej se kishte bërë punë të madhe me këtë mareveshje për asiciacionin. Ashtu siç thoshte për demarkacionin me Malin e Zi se Kosova nuk humë asnjë pllambë tokë, por doli se i humbëm 8200 hektar tokë nga Çakorri deri ne Kullë. Mendoi se edh me këtë Mareveshje për Asociacionin lavedohej se ka bërë punë te mire dhe se me këtë ascociacion Kosova ka bërë punë të mire.

Por pati edhe më te mençur se sa Isa Mustafa. Ishte pikërishtë ky Albin Kurti, i cili iu kundëvu Mustafës, sepse dyshonte në përmbajtjën e kësaj mareveshje. Mareveshjën e qoi ne Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e Kosovës nxori verdiktin se kjo Mareveshje ne 23 nene ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ja deri ku shkon dija dhe mençuria e një njeriu, që i thotë vehtës edhe akademik.

Por historia për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe nuk ka përfundu. Kjo histori po vazhdon,keshtu qe palet ne dialog te Kosovës dhe Serbisë janë marrë veshë qe puna për arrijtjen e nodnjë mareveshje për këtë asiciacin te vazhdon, me caktimin e dates për 7 shtator 2020, ku Avdullah Hoti dhe Aleksander Vuçiq do te përballën nen drejtimin e Joe Borellit dhe Miroslav Lajçak qe te dytë vijnë nga vendet e Evropes qe se kanë njohtë Kosovën. Ekziston rreziku se nese pala Kosovare nuk është e mençur dhe mire e pregatitur ate ditë pra me 7 shtator 2020 do të filloi zhberja e shtetit të Kosovës nese leshon pe dhe benë kompromise te atij lloji qe Thaçi i përmrndete gjatë dy-tri viteve të fundit.

Në takimin e shtatorit në Bruksel do te shpalohet plani dhe nisjativa e Miroslav Lajçak, është zot te dihet se a është ky plan edhe i BE, çfarë nuk e besoi, ku propozohet Asociacioni i komunave me shumicë Serbe me kompetenca autonome ekzekutive, pra kjo i bije qe ne Republikën e Kosovës te krijohet edhe Republika Srepsa, e cila duke i njohtë sjelljet e tyre dhe te Beogradit ne injorimin e pavaresisë së Kosovës, kjo ”Republika serpska” nen trysnin e e vetë serbeve por edhe nentrysnin e Beogradit, pas disa viteve edhe mudn te shkeputet nga Kosova.

Është detyrë e delegacionit te Kosovës se as se si nuk duhet te lejoj krijimin e një Asociacioni te këtill me kompetenca ekzekutiv qe i bije se serbet do ta kenë qeverin, institucione e vata, gjyqesin ne rrafshin e tretë e cila ss qe do ti përgjigjej institucioneve qendrore, por direktivat do t’i marrë edhe me tutje si tabni e 20 vjet nga Beogradi defi ne çkapjen e kësaj ”Republika Srepsa” nga Kosova.

Një gjë i ketillë nuk i lejohet delegacionit tone qe ti ndoshë, duhet ta mbronë Kushtetutën e cila nuk lejon as se si Krijimin e këtij Asociacioni me kompetenca ekzekutive, se përndryshe ka delagacion ka plan ne tradheti kombetare i cili duhet te sanksionohet shumë ashpër. Por ajo së çka mund ti lejohet këtij Asociacioni është se mund t’i kënë disa kompetenca ne fushën e ekonimisë, kultures, shendetesis, por as se si ti ketë nivelin e tretë te gjyesisë, te mos e prekë në kontrollin territorial, sepse bie ndeshë me sovranitetin dhe integritetin e Kosovës i cili është i pacenueshëm.

Formimi i Asociacionit te komunave me shumicë serbe me kompetenca autonome ekzekutive siç parashihet ne planin e Lajçekut nuk guxon të ndodhë Kosovës, sepse asociacioni i këtillë antikushtetues prek drejtpërdrejt ne qenien e shtetit, ne shprëbërjën e tij, bashë një sikur kur flitej për ndarjën e Kosovë, por qe me asociacionin arrihet e njeta gjë por disi në menyë te kamufluar.

Delegacioni i Kosovës nuk guxon dhe nuk ka kompetnca qe te pranon një Asociacion me kompetenca autonime ekekutive sepse kjo do te ishte njefarë vetëvrasje për Kosovën dhe qenjen e saj, shkaterrimin esovranitetit dhe integritetit qe nuk lejon Kushtetuta.

Delegacioni i Kosovës nuk guxon te lejon një Asociacion te tillë edhe me kushtë te njohjes së Kosovës nga Serbia. Te e fundit çka te vyen njohja kur kur humbë teriotor. Kosova mund, duhet me ndihmën e nderkombetarve dhe miqeve tanë t’i normalizoi maredhenjet edhe pa na njoht Serbia. Ekzistenca e shtetit të Ksovës nuk është e lidhur më njohjën nga Serbia. Kosova mund te ekzistoj edhe pa këtë njohje. Ka shtete si Izraeli, Tajvani etj., qe nuk njihën nga shtete për rreth, por edhe qe nuk janë në OKB dhe organizma tjerë nderkombetar por qe janë shtete shumë te fuqishme ekonomikisht qe po u ka lakmi bota.

Por sidoçoftë çdo mareveshje e arrijtur në mes te Kosovës dhe Serbisë duhet të kaloj se pari ne Gjykatën Kushtetuese, për te parëkushtetushmerin e sajë, pastaj domosdo te ratifikohet edhe në Parlamentin e Kosovës.