Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Pas përfundimit të luftës në shumë shkrime e kam theksuar rrezikun e ndarjës së Kosovës. Millosheviqi para së të fillonte shpërbërja e dhunshme e ish-Jugosllavisë, kishte filluar rikonolizimin e Kosovës me kolonë nga Shqipëria, duke i vendosr në fshatin Baballoq të Deçanit e vende te tjera bashkë më kolonë kinezë. Serbia kurrë nuk hoqi dorë nga elaboratet kundër shqiptarëve. Edhe pse Serbia në vitin 1999 e humbi luftën, ajo nuk hoqi dorë nga territorët shqiptare. Në ketë drejtim pa dyshim i kan ndihmuar edhe udhëheqjet e deri tashme shtetërore të pa përgjegjshme. Pa asnjë kusht u futën në bisedime më Serbinë më shumë për çështje të mbrendshme së sa për çështje teknike.
Këto bisedime maratonike rezultuan më shumë marrveshje politike, por të cilat kurrë nuk u përfillën nga Beogradi zyrtar. Shumica nga këto marrveshje shumë pak u bën të ditura për opinionin e gjërë publik. Ndarja e Kosovës filloi më formimin e strukturave paralele serbe, të cilat kurrë deri më sot nuk shpërbën as nga KFORI, si përgjegjës për kufijtë shtetëror të Kosovës e as nga institucionet tona. ”Rojat e Urës “ishin ata që u vunë si barrikada të gjalla mbi urën në lumin Iber.
Këta kriminelë të përkrahur nga Beogradi zyrtar nuk pushuan më veprimet e veta destruktive për destabilizimin e Kosovës. Madje këta morën guxim dhe shpesh rrahën shqiptarë por edhe ndërkombëtar. Organët tona të shtetit kurrë nuk e vunë kontrollin e plot në këtë pjesë të vendit. Struktura ushtarake e KFORI-t më në fund doli më deklaratë së veriu i Mitrovicës kërkon zgjedhje politike.
Kjo në fakt ishte para pregaditje që veriu të merr ndonjë status special mbrenda një territori legjitim. Edhe pse pas një kohe të gjatë u hoqën barrikadat e quajtuara “Rojat e urës” u vendosën barrikadat më ëmrimin injorues “Parku i Paqës’. Ky nuk ishte park i paqës po park i djallit, park i një loje të pistë më territorin e Kosovës edhe ashtu të vogël. Të vogël sepse historikisht serbët kishin bërë spastrime etnike duke filluar nga Nishi, Toplica, Prokuplja e vendbanime tjera më shumicë shqiptare në Serbi. Këtij spastrimi etnik ia patën bërë aminin edhe Fuqitë e Mëdha të kohës.
Sikur historia nga pak po na përseritet, edhe pse Kosova është vend sovran dhe i pavarur, më ndihmën e madhe të miqëve tanë në botë . Ndikimi i politikës së Beogradit nuk po pushon edhe në kushte të paqës. Nuk po pushon sepse e kan gjetur një klasë politike servile karshi faktorit ndërkombëtar dhe karshi Serbisë hegjemoniste. Kjo klasë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar nuk po është në gjendje ti frenoj apetitet serbe në Kosovë. U futën në bisedime pa asnjë kusht, të cilat bisedime rezultuan në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë, që ky shtet të inkuadrohet në strukturat e BE-së. Kosova është i vetmi vend në Evropë që ka mbetur që 17 vite e izoluar si në geto.
Minoriteti serbë fitoi ate që e kishte proklamuar moti politika e Beogradit dhe Boris Tadiqi së “Nuk është e mundur që shqiptarët të fitojnë të gjitha, ndërsa serbët mos të fitojnë asgjë“. Ai kishte përmendur edhe 15 përqindëshin e territorit të Kosovës, e cila rezultoi më formimin e Asociacionit të Kumunave Serbe. Ne veri të Mitrovicës ka shumë pak shqiptarë të cilët po jetojnë keq dhe pa përkujdesjen e duhur të organeve tona të shtetit. Kurse në anën tjetër veriu gjithnjë po popullëzohet më serbët sigurisht të cilët nuk kan jetuar në këtë pjesë të Kosovës. Përqarjet e fundit të faktorit politik shqiptarë ishin të mirë së ardhura për plasimin e politikës shoveniste serbe mbrenda territorit të Kosovës. Jo që Serbia po arrinë ngadalë ta përvetëson këtë pjesë të vendit të pasur më minerale, por ajo po e fut ndikimin politik në Kosovë.
E ka gjetur terrenin shumë të përshtatshem duke filluar sidomos nga Qeveria Thaçi 1 dhe Thaçi 2 dhe Qeveria Thaçi-Mustafa për t’i realizuar planet një nga një deri të realizimi i të gjitha interesave të tyre. Kjo qeveri firmosi dy marrveshje më të keqijat të mundshme në Bruksel dhe në Vjenë, atë të Zajednicës dhe ate të Demarkacionit më Mal të Zi. Edhe marveshja e parë edhe marveshja e dytë janë marrveshje të cilat seriozisht cenojnë terësinë territoriale të Kosovës. Qeveria e Serbisë ka nisur ndërtimin e një vendbanimi prej 300 shtëpive në veriun e Kosovës, për kthimin e 1500 serbëve nga Serbia. Ky projekt gjigant që quhet “Lugina e Diellit” i ngjan kolonizimit dhe është investimi më i madhi i Serbisë në periudhën e pasluftës në Kosovë.
Autoritët shqiptare deri më tash reaguan shumë dobët apo në mënyrë sporadike, thua së nuk bëhët fjalë për territorin e Kosovës. Ekzistojnë të gjitha organet relevante në Kosovë të cilat japin ose nuk japin leje për një ndërtim të tillë. E dihet së si nuk u lejuan shqiptarët të ndërtonin të Kroi i Vitakut. Ky është një tregues tjetër së në çfarë dergje e kan pru shtetin e ri të Kosvës kjo nomenkalturë hazarde politike. Këta e kan dert së si të akomodohen mirë e më mirë në pushtet. Ia falën dreqit si në planin politik duke e futur vendin që shumë kohë në krizë përmanente institucionale, dhe shumë pak bën për përmirësimin e gjendjës së dobët ekonomike.
Mjerimi social tashmë i ka goditur shumë familje shqiptare, kurse në anën tjetër pushtetarët kan bërë një luks sikur të jetonin në ndonjë shtet shumë zhvilluar të botës. Kjo garniturë politike në të tri anët e kufirit e ka shitur Kosovën. Veriun – Serbisë, pjesën më të bukur të vendit ia dhuroi Malit të Zi, dhe një pjesë e ka marrë Maqedonia pa e pyetur fare palën shqiptare. Kjo është panorama më e zymtë e Kosovës e krijaur pas luftës. Dhe, gjithë këto kritika që po shigjetohen kundër punës së keqe të kësaj klase politike, dhe ata as që po marrin vesh. Por, pa dyshim së do të vjen dita kur do të largohen turpshem nga pushteti ashtu siq edhe kanë ardhur turpshem në pushtet…