Laçi i Kurbinit – kryeqendra e festës së Shejtit SHNANUE

1
2943

Gjin Musagazetar

Sot Laçi i Kurbinit i madhe dhe i vogel jane ne pritje te mysafireve qe vine nga mbare trojet Shqiptare.
Sonte ne Laçe vine nga mbare Europa, Amerika dhe Australia, vijne njerëz me besimin tek mrekullit e Shejtit SHNANUE

Kush është Shna Ndou (Shën Antoni)?

Shna Ndou lindi me 15 gusht të 1195 në Portugali. Në moshën 15 vjeçare u bë pjesë e Urdhërit Agostinian dhe në moshën 25-vjeçare u bë Françeskan. Në vitin 1946 Padre Pio e ka renditur Shën Antonin mes doktorëve të kishës katolike dhe i ka dhënë titullin Doktor Evangjelik. Bazilika më e madhe e Padovës i është përkushtuar Shën Antonit. Festa e tij është më datë 13 qershor, si në Padova dhe në Laç. Shën Antoni vdiq më 13 Qershor të vitit 1235 në Arqela të Padovës.

Çfarë është nata e 12 qershorit?
Nata Shna Ndout është me 12 qershor ku mijëra besimtarë presin që të vijë data 13 që është dita e Shna Ndout. Në këtë natë të madhe mblidhen njerëz nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga shtetet fqinje.

Të gjithë besimtarë që shkojnë në shenjtoren e Kishës së Laçit besojnë në mrekullitë e këtij Shenjti dhe përshpirtshmërinë e madhe ndërmjetësuese në mrekulli, shërim, mbarësi dhe plotësi të Shna Ndout të Padovës. Kisha e Shna Ndout në Sebaste të Laçit është bërë vendi i bashkimit të besimtarëve të të gjithë besimeve si shenjë e tolerancës dhe harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri. Kjo kishë për të gjithë pelegrinët është kthyer në burim besimi, shprese, dashurie dhe optimizmi.

Kisha e Laçit eshte qendra fetare qe ka bere mrekulli,atu kane shkue njerz te verber dhe jane kethyer me shikim te rregullt, me sëmundje nga ma te ndryshmet, dora dhe bekimi i Shna Nout ka bere mrekulli te pa numerta.
Kisha dhe permendorja e Shejtit Shna Nue ngrihen mbi nji koder, mbi qytetin e Laçit.

Vitet e fundit vete kisha dhe kontributi i bashkis se Laçit e kane lehtesuar udhtimin nga qendra e Laçit drejte kishes se Shna Nout.
Komisiaraiati i Policisë se Laçit tashme eshte ne gadishmeri te plote, pasi numeri i pelegrinve parashikohet te jete i jashtezakonshem sonte.
Sonte ne kete vende te shqjte mblidhen te gjitha besimet fatare, mblidhet politika, te gjithe s’bashku te perkushtuar ne bekimin e Shejtit Shna Nue.

Familjet Laçiane presin miqe dhe bija, nipa dhe mbesa nga çdo cep i Shqiperisë, qe vine te luten perpara trupores se SHNA NOUT.
Nata sonte ka mbi ate koder siper qytetit te Laçit mijra e mijra pelegrin.
Shterngime duareshe, ndezje qirishe, puthje te pa funta ne Truporen e Shna Nout, duke ju luter me lot madhengjimi per paqe e harmoni, te gjithe duke uruar: Te nimofte nata e Shnanout, dhe e nesermja i percjedhe pelegrinet me optimiste per te ardhmen, besimi ne Shejtin Shna Nue eshte i gjithe pushtetshem.

Urimi i zemres eshte: Ju nimofte nata dhe dita e Shna Nout

Komentet janë mbyllur.