KY ËSHTË ABSURDI SHQIPTAR…

0
331
Xhamia Pejë
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Kur flasim, i trajtojmë gjërat në përgjithësi, e në përgjithësi islami e ka penguar dhe e pengon shoqërinë shqiptare të ecë me kohën. Kuptueshmëria te shqiptarët është më e ulët se te fqinjët, kapja e realiterit, respekti për ligjin e për shtetin, etj.

Kur Evropa më 1878 i tha Turqisë “dil nga Ballkani”, shqiptarët prej islamit, nuk e besonin se Turqia është aq e dobët, e se ishte shkaktare e prapambetjes sonë, dhe kërkuan “autonomi nën Turqi”, e jo pavarësi me Lidhjen e Prizrenit. Kjo bëri që delegacioni turk në Konferencën e Berlinit të shiste trojet shqiptare te fqinjët. Ushtria turke luftoi forcat shqiptare për aneksimin e trojeve tona te fqinjët tanë, e ne u gjendëm të tradhëtuar nga Evropa, por edhe nga turku.

Por feja islame e mbjellur ndër shqiptarë na bëri që ta ruajmë e kultivojmë dashurinë për turkun edhe pse ai na ka rrënuar më shumë se çdo pushtues tjetër, dhe këtë dashuri për turkun e fenë e tij e kemi edhe sot. Pyetja është sa po na duhet e sa po ba shërben ne shqiptarëve islami?

Jo vetëm se humbëm territoret, por edhe sot në 30 vjet, po e shohim se nuk po mund integrohemi në BE. Se nuk ka asnjë shtet musliman, që ne t’i themi bravo, e të synojmë të bëhemi si ai shtet musliman. Ne e shohim se shtetet evropiane janë më të zhvilluara se shtetet islame. Atëherë pra, pse ne po shkretojmë në islam, kur në Evropë me të nuk mund të integrohemi?! Pse po investojmë në diçka, që nuk na duhet për përparimin tonë?!

Ky është absurdi shqiptar, që tregon edhe mjerimin tonë të mendimit e kuptimit si popull! Ne si popull nuk e kuptojmë se duhet investuar në një mentalitet e model evropian zhvillimi, për të patur sukses si popull, e jo model turko-arab. A do zëmë mend ndonjëherë? Vështirë duket kjo, kur trojet shqiptare janë mbushur me shurdhatriçe turko-arabe!

Psh. askund në Evropë e Perëndim xhamitë jo vetëm që nuk kanë altoparlante, por as që emetojnë zhurma publike – ritet fetare kryhen brenda objekteve fetare. Ndërsa në trojet shqiptare eZani emetohet me 200-300 decibel me altoparlante, kur zhurma në publik mbi 80 decibel konsiderohet shkencërisht e dëmshme. Përderisa kemi ligje që i ndalojnë zhurmat publike, atëherë përse nuk i zbatojmë edhe ne ligjet, kur bëhet fjalë për zhurmat fetare? A duam shtet demokratik apo islamik? Kjo është pyetja…