Kuvendi i LDK-së, sfidë apo dështim?

0
222

Nga Skënder MULLIQI

Ashtu siç i larguan ata që ishin në linjën politike të Ibrahim Rugovës, ashtu edhe vet e gjeten theqafjën e tyre më 14 shkurt. Me ardhjën në krye të LDK-të ish komunistit Mustafa dhe disa komunistëve të tjerë, filloi tatpjeta e madhe e partisë numer një dikur në Kosovë. Për prurjën e LDK-së në këtë situatë më të vështirën të pas luftës, edhepse për të keq nuk ka qenë hiq lehtë. Mustafa preu si më sakicë pa mëshirshëm në trungun e LDK-së sikur, tia kishte lënë baba. Në fakt Iigjeti të gatshëm në këtë drejtim edhe Agim Veliun, Lutfi Hazirin, Sabri Hamitin, Skënder Hysenin, Kujtim Shalën e disa të tjerë për ta shëmbur kalanë e madhe LDK.

Këta e morën mision duke e bërë qebesa edhe projekte që shpërbërjës së LDK-së rugoviane ti shkohet deri në fund. Dhe, më zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK mori goditje shumë të rëndë nën brez, duke rënë në nokaut. Isa Mustafa erdhi më turp po e përfundon misionin e tij. Dhe, mirë punojë në këtë drejtim politikani shumë I rryer për punë të liga. Është shumë për tna quditur fakti së si vepruan kjo gardë e vjeter reakcionare politike në krye të LDK, pa pëngueshëm nga askush drejtë varrosjës së LDK. Veq në komunizëm është vepruar sipas diktatit të pakicës. Kuvendi që mbahet neser, vështirë të sjellë diqka të re, kur dihet së cilët janë ata që vendosin për fatin e LDK-së.

Janë strukturat e Isa Mustafës, të cilët do të votojnë sipas preferencës së vozhdit të tyre. Do të kemi një emer të ri në krye të LDK–së, por që në fakt është vetëm ndrrim bythësh në fotelje. Është dashur të zbatohen reformat në mbarë strukturat e partisë, e pastaj të shkohet në zgjedhje të kryetarit të ri. Ky kuvend do të jetë më shumë farsë, kamuflim dhe manipulim i sërishëm më elektoratin. Kjo kryesi e ka futur në qorsokak për një deciene LDK-në, por edhe Kosovën, duke bërë koalicione jo parimore më PDK-në. E drejtuan Kosovën për shumë vite së bashku, dhe së bashku e shkatëtërruan politikisht dhe ekonomikisht.

LDK dhe PDK krijuan pa përspektivë të te rinjëve për të jetuar në Kosovë. Po largohen masovikisht nga vendlindjët e tyre. U pasuruan në mënyë enorme këto grupacione politike pa fije turpi në kurriz të shumicës. Edhe në relacion më Serbinë, na shkaktuan dëme duke nënshkruar marrëveshje në dëm të Kosovës. E faktorizuan Serbinë si shtet ne rajon, ne vend që ajo të dënohej për gjenocid ndaj shqiptarëve në tokën e tyre. Nuk bën asnjë padi kunder Serbisë pranë TPI-së në Hagë. Ishte fat i madh që erdhën zgjedhjet e 14 shkurtit, për t’i larguar këto forca politike nga pushteti. Prandaj, duke i pasur para sysh të gjitha këto veprime jo të mira karshi qytetarëve dhe Kosovës, edhe humbën më 14 shkurt.

Të kthehemi edhe pak të kuvendi i neserm i LDK-së. Eshtë pak e besueshme, që kuvendi të prodhojë ndonjë zgjidhje pozitive, kur dihet së cilët janë emrat e kandidatëve për parin e partisë. Me kandidatë si Lutfi Haziri, Abrashi, por edhe të tjerët që nuk janë shumë për mashalla, nuk do të kemi zgjedhje fatlume për LDK-në. Vështirë është më këta emra, të cilët edhe mbajnë përgjegjësi për dështim, të flasim së do të ndodhë vërtetë diçka e mirë në këtë parti. Njerëzit që ishin më Mustafën dhe rreth Mustafe, nuk kan mundësi që ta zgjedhin “nyjen e gordit” të shprehem ashtu, që LDK të ecë në rikthimin e saj pa pengueshem…