Sinan Kastrati, 06.08.2019
– Isa Mustafa me fasha në fyt e ”krryle” në dorë
– Post mortum Kuvendit të 9 të Lidjes Demokratike të Kosovës
– ”Reformatori”, Isa Mustafa ia kaloi edhe Martin Luterit me reforma.
Kush është Isa Mustafa?
Dje (e shtunë, 3 gusht 2019) kur po hynte Isa në sallën ku do të mbahej kuvendi i 9-të zgjedhor, shpërthyen duartrokitjet, atmosferë tipike e kongreseve, kuvendeve e mbledhjeve ish komuniste (jugo)sllave.
Para se të fillonte ”kuvendi”, lexova se si ”Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka thënë se sot do të ketë vetëm festë, fitore dhe fuqizim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndoshta te ju ”kryesia” e ”ajka” e saj por jo te elektorati i saj, në Kosovë e jasht saj.
Kur Papa i Vatikanit i shkroi një letër Martin Luterit (Martin Luther, 10 -11-1483 – 18 -02- 1546 reformator protestant gjerman)) ai vetëm që nuk pajtua dhe e kundërshtoi Papën, por letrën e Papës e dogji në furrën e druve duke bërtitur ”Protestojmë” dhe hapi tjetër që e bëri Martini, e mori një grua murgeshë dhe u martua, çka nuk kishte ndodhur deri atherë.
Sot drejtimi fetar i M. Luterit është ndër më të përhapurit, pas katolicizmit, si besime kristiane në Evropë.
Isa do të bënte ndryshe, ai me dinakëri mashtroi ”delegatët” dhe tradhtoi përsëri elektoratin dhe për me iu ”mbyllur gojën dashakeqëve”, e mori edhe Ukë Rugovën, djalin e Ibrahim Rugovës… Adnan Merovcin dhe Alush Gashin.
Se LDK-ja (duhet) të jetë me të vërtetë ”demokratike”, është dashur ta marrin edhe Bujar Bukoshin, ish shefin e Isës zhvatësin, hajnin e dyfytyrëshin e fondit të 3%-shit.
Por ndryshe nga Martin Luteri që njihet edhe si themelues i ”Protestanizmit”, që priftërinjët mund të jenë dhe janë gra dhe kanë të drejtë të martohen, Isa mori Ukën, ”burrë”.
Sikur mos të mjaftohej Isa me Teutën, e cila LDK-së i doli ”kapuq me mangë”, në dy mandate, si deputet e Kuvendit të Kosovës, nga LDK-ja që ulej sa ”për syret” e nuk fliste, për mos me ia prish hijeshin vehtes në ato në dy mandate, ajo si pulat, kllamoqin e hante në oborr të LDK-së e vezët i bënte te AAK-ja e PDK-ja e Nisma, në lama e në kashtë të kojshive dhe për këto tradhti të Teutës, që pas asaj qëndronte Uka, vëllai i saj i cili akazohet me të drejtë për shitje të vizave …. bashkë me Astrit Haraqi- ja, dorë ”e djathtë” e Ukës, Isa do ta merrte Ukën për mi ”k`naq” të gjithë. Uka sa për ”ftyrë” s`e ka gajle, veç bëne Zot llugë, tym e mjegull .
Siç shkruante portali Insajderi, Ukë Rugova do të akuzohet për veprimtarinë kriminale që lidhet me vizat Schengen të lëshuara nga Ambasada Italiane në Prishtinë.
Ai dyshohet të ketë drejtuar një grup kriminal prej 21 personash.
Kurse Haraqija dyshohet për vepra penale të krimit të organizuar, mashtrimit, ushtrim të ndikimit, kontrabandim me migrantë, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.”
- Pse i bëri këto Isa?
Isa mbetet gjallë në politikë me ndërskamca, mashtrime e dinakëri
Telalli e marrtë vesh pse i bëri këto (faqe) të zeza Isa por është mendim i (përgjishëm dhe) imi, se Isa me dinakërinë më të madhe e në rrethin e vetë të ngushtë që kishte krijuar (me Luten, Hakinë, Velinë e besa edhe Vjosën ”e joshi” se do ta bënte kryeministre), i bëri këto marifete me i ruajt privilegjet dhe në të njëjtën kohë me i m`shef këmbët nga e kaluara e tij antikombëtare e besa edhe armiqësore, në dëm të Kosovës, pas demostratave të Pranverës kosovare, më 1981.
Isa është dashur të tregohet i fortë dhe dinak me Hashimin, Kadriun, Fatmir Limën e Ramushin e jo me qesh e me luajt K… me elektoratin e LDK-së. Ai e din se si Hashimi e mashtroi Fatmir Sejdiun por ky për pozitën e kryeministrit i rrejti elektoratin dhe Hashimi kur u bë ”president”, Isën e la me gishta në gojë.
Isa i hapi dyert për kundërsharët e LDK-së, përveç Ukës e Teutës, Besa Gaxherrit dhe Naser Rugovës, ai mori edhe Adnanin (ish ”truprojë” e Rugovës që ishte larguar tinëzisht nga Rugova) e Alush Gashin, ish ministër i shëndetësisë.
Por çka thonte Dardan Gashi (tash zëvëndës kryeministër) për vetvehten?
Zëvendëskryeministri Gashi ditë më parë në një intervistë dhënë për KTV kishte deklaruar se nëQeveri ai e përfaqëson votën e Teuta Rugovës, vajzës së Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova,deputete e LDK-së. Ndërsa Isa Mustafa i ”kundërpërgjigjet Dardanit ” Ne jemi parti më demokratike sesa janë tjerët dhe kemi kultivu relacione të brendshme deri te dhënia e lirisë deputetëve të votojnë, qysh u takon me kushtetutë dhe rregullore të Kuvendit.
Nëse Dardan Gashi thotë së është sekser, atëherë ne nuk guxojmë të pranojmë që një deputete e një familjes së nderuar të jetë objekt i sekserizmit. Është përgjegjësi e tyre edhe Dardan Gashit që thonë se e përfaqëson një votë të LDK. Asnjë votë të LDK nuk e përfaqëson Dardan Gashi”, tha Mustafa në konferencën për media”.
Isë, pse more Isë po rren.
Po a nuk ishte Uka (e Teuta) që për herë të dytë, i bënë të tjerët zëvendës kryeministra. Herën e parën me ”Listën e Ibrahim Rugovën” që përveç emrit, të tjerat i kishte si “Lista serbe”, kur Bujar Bukoshin e bëri zëvendës të Hashimit e herën e dytë, Teuta e bëri Dardanin zëvendës të Ramushit?
Po Çfarë thoshte Bujar Bukoshi në vitin 2005 për ‘mafiozin’ Ukë Rugova?
”Zv.kryeministri Bujar Bukoshi, bashkëpartiak i djalit të ish Presidentit Ibrahim Rugova, Ukës, i arrestuar sot nga EULEX-i, për krim të organizuar, rreth 9 vite më parë këtë të fundit e quante mafioz.
Ai në atë kohë në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” e akuzonte presidentin Rugova se është i përfshirë në një mafi familjare, në një “cosa nostra” dhe se shërben si mbulesë e saj, kurse Uka, djali i Rugovës, sipas tij, vendos për çdo gjë dhe për mjaft gjëra të palejueshme.
“Kemi të bëjmë edhe me një strukturë mafioze familjare presidenciale”, thekson Bukoshi.
Lexoni të plotë intervistën e Bukoshit, dhënë në vitin 2005 për gazetën Epoka e Re”
Dhe çudia tjetër ishte se pikërisht në Epokën e e re jep intervistën ndërsa dihet sot e atherë çfarë ishte dhe është gazeta “Epoka e re”.
Po kush ishte Isa Mustafa?
Të flasim me fakte: T’iu referohemi fakteve arkivore!
Pas demonstratave të mars-prillit 1981, kur Azem Vllasi u zgjodh Kryetar i KK të LSPP të Kosovës edhe Isa Mustafa avansohet, duke u bërë pjesë e kësaj strukture pushtetore.
Sa për ilustrim, lexoni kopjen e gazetës “Rilindja”, datë 15 maj 1981, ku Isa Mustafa, ishte pjesëmarrës në mbledhjen e kryesisë së KK të LSPP të Kosovës, përkrah Azem Vllasit,etj.
”ISA MUSTAFA ANËTAR I ORGANIT TË DHUNSHËM NË QENDRËN E STUDENTËVE TË UP-së!”(Maj 1981)
Meqë Qendra e studentëve të UP’së, para, gjatë dhe pas demonstratave të mars-prillit 1981, ishte shndërruar në epiqendër të organizimeve patriotike studentore, më 12 maj 1981 – delegatët e dy dhomave të Kuvendit të Kosovës dhe dhoma e ashtuquajtur shoqërore-politike, miratuan vendimin për vënien e masave të dhunshme në Qendrën e Studentëve, të cilën e cilësuan si “ndërmarrje e masave të përkohshme të mbrojtjes shoqërore e vetëqeverisëse dhe të pronësisë shoqërore në Qendrën e Studentëve në Prishtinë”!!! Në këtë organ prej pesë anëtarësh, të “masave të përkohshme”, në të vërtetë të masave të dhunshme mbikëqyrëse e diferencuese ndaj studentëve u emërua edhe Isa Mustafa!”.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 5 gusht 2019
Allishverishet e Isës me klanin e vetë
Nga Sinan Kastrati, 06.08.2019
(Vazhdon nga numri i djeshëm – më sipër)
A ishte i vetëdijshëm Isa Mustafa se nuk do të mbetet pa u hetua veprimtaria e pistë e tij deri sa ai ishte ai kryetar i Këshilit Ekzekutiv të Prishtinës, Antar Organit të dhunshëm në QS (Qendrën e Studentëve) e poste të tjera, pas Demostratave të Marsit e Prillit 1981?
Në shkurt të vitit 2016, iu luta ”deputetëve” të LDK-së (?) që mos ta dëgjojnë Isën e mos ta votojnë Hashim Thaçin për “president” sepse ato vdekje e ata të vrarë, kryesisht njerërz të afërt të I. Rugovës, kryetar komunash, kryetarë të LDK-së a atdhetarë të tjerë, flitet se u vranë, u plagosën e u burgosën nga Hashimi, Fatmiri e të tjerë që ishin “strumbullari” i shtabit të ashtuquajtur “Shtabi i UÇK-së që dyshohet se u vranë nga ish strukturat e UÇK-së, trashëgimtare e të cilave u bënë “partitë e shoqatat e shumta të dala nga lufta”.
Ato kurrë nuk u zbuluan dhe as që ka shpresë se de do të zbardhen ndonjëherë.
Për këto, edhe Isa është përgjegjës sepse i ndihsmoj që ata të ngriten në hierarkinë më të lartë ”shtetërore”, Hashimin e zgjodhi Isa dhe LDK-ja kryetar. Dhe në vend se të kërkonte falje para elektoratit të LDK-së ai do të deklaronte ”Nuk jam pishman sepse kemi pas marre-veshje, e kam mbajtur fjalën e dhënë”.
Isa edhe pse nuk ishte as antar i LDK-së i kishte dëgjuar këto.
Po a e përkrahte Isa Mustafa Ibrahim Rugovën, kur ishte ministër i financave, në qeverinë e Bujarit?
Gruaj e Ukës, Blerta, pëfaqësuesja dhe zëdhënsja e familjes Rugove publikishte do ta demaskonte “ftyrën” e Isa Mustafës
“Gruaja e Ukës, Isa Mustafës: Presidentin Rugova e keni lënë pa bukë e pa para në Gjermani gjatë luftës
” …reja e Rugovës, Blerta Kllokoqi ka përmendur njerëzit që, siç thotë ajo, kishin punuar kundër vullnetit të Presidentit Rugova, dhe të cilët ia kishin bllokuar atij financat. Gjatë kohës për të cilën Blerta flet, financat menaxhoheshin nga Isa Mustafa në Qeverinë e Kosovës në egzil.”, atherë pse Isa e mori Ukën kur ai e din se prapa Blertës qëndron Dardan Gashi, Astrit Haraqi-ja, Fatmir Lima, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaci e në fund edhe Uka.
A mos me këtë Isa don me na shit dushk për gogla e … ?
Unë i reagova Blertës, por jo me e mbrojtur Isën por me i tregua asaj se brenda atyre mureve të dy shtëpive të ”Bardha”, ka shumë dyshime e mëshifen shumë thas me ”të vërteta” që me mjeshtri po i shfrytëzojnë Uka dhe Teuta.
Unë iu përgjegja Blertës “Nëse Isa e ka lënë pa bukë babën e Ukës, Uka ia mori edhe ftyrën, e la pa ftyrë babën”
Dhe se ajo që thot Blerta për Isa Mustafën qëndron por “Është e vërtetë se Isa e ka lënë ”pa bukë e pa ujë e ia ka ndalë edhe dritën… ” Ibrahim Rugovës por Isa ka qenë rrogtar i Bujar Bukoshit. Bukoshi është ai që e ka urdhërua Isën. Bukoshi ka thënë se Ibrahim Rugovën e komandon Ukë Mafiashi.
Bukoshi ka thënë se Ibrahim Rugovën e komandon Ukë Mafiashi.
Oj zonja Blertë, Uka, burri yt ëshë faqja zezë, aq sa është edhe Isa e Bujari dhe ata që po vijnë te ju e po ju këndojnë këngë trimërie e po ju rrehin krihte¨, Ramushi me bandat e tij, Hashimi e Kadria me vrasësit e SHIK-ut, Bukoshi, Daci, Dardani, Astriti etj.
Qiroje mirë hudrën para se të flasësh!
A do të reagojnë më familja e Rugovës kundër Isës?
Burimet dhe literatuar e konsultuar:
Gruaja e Ukës, Isa Mustafës: Presidentin Rugova e keni lënë pa bukë e pa para në Gjermani gjatë luftës Exspress, 30/08/2017
“Nëse Isa e ka lënë pa bukë babën e Ukës, Uka ia mori edhe ftyrën, e la pa ftyrë babën”, Bota Sot, 31 gusht 2017 Në ora: 09:44
Takohen Haradinaj, Veseli, Limaj e Ukë Rugova (Foto) – telegrafi.com, 12.08.2017 • 12:08
https://telegrafi.com/takohen-haradinaj-veseli-limaj-e-uke-rugova-foto/
Deputetëve të LDK-së: Ato vdekje e ata të vrarë do t`ju përcjellin deri në vdekje infosot, 25.02.2016 18:17
http://infosot.com/deputeteve-te-ldk-se-ato-vdekje-e-ata-te-vrare-tju-percjellin-deri-ne-vdekje/
(Vijon)
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 6 gusht 2019
Dërgoi për publikim, Abas Fejzullahi, gazetar