Kushtrimi i LDK-së për karrige e pushtet dhe lufta e popullit për jetë a vdekje!

1
507
Mustafa - LDK - populli
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Që ta shkruaj këtë artikull me nxitën titujt e gazetave dhe buletinet informative të ditës së sotme mbi Kosovë “LDK gati për Qeverinë e re, ja çfarë hapi ka marrë Isa Mustafa” dhe “Lajmi i fundit: Rëndohet situata në Kosovë, 79 raste me Covid-19, të prekurit janë nga këto komuna”.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme u ka dërguar nga një email secilit prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të partisë se tij edhe ne këtë situate ai shton me tutje (Në pamundësi që të takohemi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me COVID-19, kërkoj që të deklaroheni përmes e-mailit me sa vijon… 🙂

– A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE dhe komunitetet. Ju lutem që të përgjigjeni përmes emailit në adresë të LDK-së (nga e cila adresë e keni marrë këtë email) deri më 14 prill 2020, në orën 16:00.

Po ky titull dhe kjo parti nuk e di, nuk lënë përshtypjen se ka ndokush prej tyre gjak dhe ndjenja shqiptari !? A thua ka dikush nga ata udhëheqës te kësaj partie ndonjë fije morali, apo vërtetë dita-ditës njeriu dyshon se për kë është duke punuar LDK?

Punon thjeshtë për karrige, apo për instruksione dhe dirigjime të huaja të orkestruara, që kurrë njëherë shqiptaret si lanë të krijojnë unitet!?

A thua se këta jetojnë në një planet tjetër, apo ku, kur ne anën tjetër populli po përballet me jete a vdekje vetëm ne ditën diel te datës 12.04.2020, në Kosovë autoritetet e Institutit Kombetar shëndetësor te Kosovës konfirmuan edhe 79 raste të reja te të prekurve me COVID-19, që është numri më i lartë i konfirmuar në një ditë që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars!

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, “35 prej tyre janë nga komuna e Ferizajt, 16 nga komuna e Prizrenit, 6 raste në Han të Elezit, 6 raste nga komuna e Vitisë, 3 nga komuna e Gjilanit, 2 nga komuna e Malishevës, 2 nga komuna e Vushtrrisë dhe nga 1 rast në Skënderaj, Klinë, Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Kamenicë”.

Prandaj në këto kohë të bësh këso veprimesh është një akt çmendurie. Ta terrorizosh një popull të tërin në këto rrethana aktuale është një turp dhe një gjë e pa parë dhe e pa dëgjuar në planetin tonë, ku njeriu ka etiken njeri, e jo kafshë. Të bësh garë me pretendim pushtetin apo karrigen në këtë kohë epidemie, që e kaploj tërë botën është një akt i barbarizmit, primitiv, injorues dhe i pa precedent!!!

Populli në Kosovë po bën luftë për “JETE A VDEKJE” po ashtu edhe bota. Në Kosovë pretendohet të bëhet politikë, në te cilën dita-ditës po sinjalizon se kjo politikë aktuale, që po ndjekë kjo parti është në programin e serbo-sllave dhe armiqve të shqiptarëve!!!

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.