Lutfi Coka
Sot ata që shkruajnë bukur nuk po i lexon asnjëri, pasi, nuk lexohet fjala, por emiri i paguar i të gjallëve që kanë vdekur!… Duke lexuar emrin e paguar letërsia e vërtetë po humbet nëpër dhomat e pluhurosura të historisë, dhe kur vjen koha e artit nuk janë bashkë vlera dhe autori!…
Kështu përtypet dhe ripërtypet fjala e humbure tretet në heshtje fjala e vërtetë. .Ju udhëheqes politik dilni zot fjalës së artë, se po e lënë Shqipërinë, ”bekerishte” të perandorëve “remi”, që do helmojnë të gjallët e të vdekurit.
Nga qyteti i bardhë i mermertë ku prehet krenaria e kombit, vjen thirrja: – hyni në rrugën e paqes së vërtetë, ndaloni pushkën e inatit dhe të grindjeve tinzare, ndaloni lekun e zi që përdoret nga karieristët, bosët e majmur me lekun e pushtetit, se ndryshe kriminalizuat kombin, humbët teritorin paqësor të jetës?!…
Dikur të rrethuar me kufirin e izolimit, sot po na ngujoni nga izolimi i “Parasë”…
Ju poet e shkrimtarë, shkruani për Shqipërinë, mos u merni me deshët dhe cjepët e politikës! Ata janë gjallë por të vdekur, kanë pushtetin e parasë, por nuk kanë emer?!… Ata vdesin elektoralisht, bashkë me forcën e konfliktit, që me maska e kanë mbjellë, vdesin moralisht se nuk kanë vepra të mira.
Bashkohuni me njerëzit e mirë të këtij vendi, që ka emer ditën e bukur të mengjezit të bardhë!
Shkruani bukur se, bukuria e të shkruarit bukur, është bukuria e shpirtit tuaj të mrekullueshëm!
Hidhni librat e paguar, që, të vdesin moralisht filantropët dhe militantët e gënjeshtrës dhe të mashtrimit!…
Faluani shpirtin nënave të dashura, e të vuajtura, baballarëve punëmirë, urtësinë e paqes, dashurinë njerzore, vujtjen e ngadhnimin, emrit të merituar, emrit të skalitur në vepra, frymëzuese, që buron nga vetëmohimi…
Sherbesa e humanizmi është dita e betimit. Kjo është fjala e pathënë e jetës njerzore!?….
U trasportuan ne Fjala, radio, dhe…