Kush ishte Eva Braun, e dashura që vdiq bashkë me Hitlerin në bunker

0
621

Opinion.al, 1 maj 2018

Krimet e tij janë kaq mizore, sa edhe njeriu që qëndron pas tyre. Figura e Adolf Hitlerit ka shumë enigma. Emisioni ‘Opinion’ në TV Klan, të martën, transmetoi një dokumentar në lidhje me orët e fundit të Adolf Hitlerit.

Kush ishte njeriu që jo vetëm e shoqëroi deri në orët e fundit të jetës, por dhe vendosi të vetëvritej bashkë me të?

Ajo ishte një grua, besnike deri në vdekje dhe ishte kjo besnikëri pa kushte që Hitleri vlerësonte më shumë se çdo gjë tek ajo.

Eva Braun, lindi më 6 shkurt të 1912, në Munih të Gjermanisë dhe ka qenë e dashura e Adolf Hitlerit dhe gruaja e tij vetëm për një natë.

Braun ka qenë e bija e një mësueseje. Ajo ka ndjekur Liceun dhe më pas, për një vit, një shkollë biznesi, ku ajo mbaroi me nota mesatare dhe u dallua për talentin e saj në atletikë. Ajo takoi më 1929 Hitlerin dhe thuhet që ajo futi një letër dashurie në xhepin e tij.

Braun tentoi të vetëvritej njëherë në 1932 duke qëlluar me pistoletë qafën e saj. Ajo tentoi për herë të dytë të vetëvritej më 1935 duke marrë mbidozë ilaçesh gjumi.

Pas rikuperimit të Braunit, Hitleri u bë më i dhënë pas saj, duke i blerë një vilë në Ëasserburgerstrasse, një lagje në Munih, dhe gjithashtu një Mercedes.

Gjate Luftës së Dytë Botërorë, Braun bënte një jetë tërë luks, duke e kaluar kohën e saj me stërvitje, lexim novelash romantike.