Kush ishin LPK-istët e djeshëm bastardë, gënjeshtarë e finokë?

0
744
Major Nazif Ramabaja

Në foto: Major Nazif Ramabaja

(Vazhdon nga numri i kaluar – ”Pse nuk u çlirua Kosova më 1999, pasi kishte ”ushtrinë” më të ”organizuar” në Ballkan? Revista Drini, 24 Janar 2020)

Kujtime (e dëshmi) nga Ditari im

Nuk ishte vetëm Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi (Doktor Adhamudhi) e Hashim Thaçi, që me rrena arritën të mbijetojnë në politikë për me shumë se 20 vjet, në ndihmë atyre iu erdhën edhe Ali Ahmeti e Bardhyl Mahmuti nga Maqedonia.

Prandaj u interesova se çka shkruhet e thuhet për jetën dhe ”veprën” e Xhavit Halitit dhe ato që gjeta, shkurtimisht po ia paraqes lexuesit.

”Xhaviti ishte një nga udhëheqësit e LPK (Lëvizjes Popullore të Kosovës). Në vitin 1993, së bashku me Ali Ahmetin dhe Azem Sylën dhe vazhdon jeta e Xhavitit.
Kishte kryer Fakulteti Filologjik, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe Tiranë dhe Prishtinë.
Gjatë viteve 1987–1999 ishte anëtar i Kryesisë së LPK-së • Në vitin 1993 ishte bashkthemelues i UÇK-së • Gjatë viteve 1993-1999 ishte anëtar i SHP të UÇK-së • Që nga viti 1999 është anëtar i Kryesisë së PDK-së • Që nga viti 2001 është Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të tri legjislacionet. • Që nga viti 2013 është kryetar i Degës së PDK-së në Pejë. Ky artikull në lidhje me Biografia është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar”.

Isha besnik sa i përket biografisë dhe ”veprës” së Xhavit Halitit. Nuk hoqa e as nuk shtova asnjë fjalë, veç i ”kopjova” nga Wikipendia, ato që gjeta.

Kishte një ”veprimtari” jo pakë por shumë të pasur.

Xhaviti student letërsie në Prishtinë e Tiranë?

E tash edhe unë po i them ato që e kam ndërmend ti them për Xhavitin dhe shokët e Xhavitit.
Një të re e mësova për Xhavitin. Për herë të parë mora vesh se Xhaviti paska ”studjua” Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në UP-në e Prishtinë dhe në Tiranë (kur, në cilin vit?). Sa për në Tiranë, dua të besoj. Atje shumë xhavita nga Kosova kanë marrë tituj e grada shkencore deri te doktori i shkencave.

Në fund të fundit edhe Ramiz Lladrofci po doktoron. Azem Syla, gjithashtu ka doktorua (Doktor i shkencave politike
USA- “Leibniz University”, New Mexico – Santa Fee
Doktoroi më 20 prill 2006)

A i kemi vëllezër a jo shqiptarët e Shqipërisë?

Edhe ata duhet të na japin kuadro se kemi ”nevojë”.
Xhavit Haliti, sa ishte në Shqipëri, ka pasur një jetë sulltani. Xhavit Halitit, Hashim Thaçit dhe … Azem Sylës nuk iu ka mungua asgjë, i kanë pasur me bollëk të gjitha, deri te ”haremi”. Veç ”tamel dallëndysheje” nuk kanë pasur.

”Marrëveshja e Oslos”, apo ”Takimi i Oslos”

Xhaviti ishte caktua edhe si përfaqësues i UÇK-së, dreqi e din nga kush, bashkë me Adem Demaçin që të shkoj në Oslo, në ”Marrëveshjen e Oslos”, apo ”Takimi i Oslos”, më 22, 23 maj të vitit 1998 ku biseduan për afrimin gjoja të krahëve ushtarak me Ministrinë e Luftës, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Kol. Agim Mehmeti.

Duhet shtua, se sipas Kolonel Agim Mehmetit, Xhaviti nuk ishte gjatë gjithë kohës në bisedime.
Për këtë takim në mes të Adem Demaçit, Kolonel Ahmet Krasniqit dhe Kolonel Agim Mehmetit, është folur dhe është shkrua nga shumë ”historianë” e njohës të fushave të ndryshme dhe deri më tash, sa unë e di vetëm Kolonel Agim Mehmeti, si ushtarak ka shkruajtur një libër ”E vërteta për FARK-un”. Artikuj nga kjo fushë e për këtë takim ka shkruajtur edhe Major Nazif Ramabaja, i cili kishte shkua me u takua, me kolonelët Ahmet Krasnqiqi e Agim Mehmeti, pas ”marrëveshjes”. Në të vërtetë e kishte thirrur Kolonel Ahmet Krasnqi pasi që Majori, jetonte në Suedi.
Ky takim është organizua nga Fatmir Zymeraj.

”Fikni telefonat dhe nxirrni bateritë jashtë”.

Biseda ka zgjatur dy tre ditë dhe Adem Demaçi ka qenë shumë i kënaqur me takimin dhe bisedat që i ka dëgjua nga Koloneli-ët.
Kur fillon biseda, fjala e parë e Adem Demaçit ka qenë: ”Fikni telefonat dhe nxirrni bateritë jashtë”.

Në bisedë, nëse nuk kam harrua, bised. telef. që kisha me Kolon. Agim Mehmetin, kanë qenë: Kolonelët Ahmet Krasniqi, Agim Mehmeti, (dhe nuk jam i siurtë, Major Nazif Ramabaja), kurse, në anën tjetër ishin Adem Demaçi, Xhavit Haliti (dhe herë pas here, edhe Shaban Muja e Fatmiri).

Major Ramabajës i shkruajta dhe kerkova nga ai që të përgjigjet se a ishte edhe ai në bisedime me delegacionin e krahut ushtarak? Që letra e Majorit: ”Major Ramabaja, desha me të pyet për takimin qe ke pasur ne Oslo me kolon. A. Krasniqi dhe Agim Mehmetin.”

– Po isha me 23 maj 1998 me nje kolege timin nga Suedia Avni Kastratin, jo ne bisedime te drejperdrejta, por ne takim ku u takuam per here te pare me Ahmet Krasniqin dhe Agim Mehmetin, te cilet kishin pas bisedime me Adem Demaqin perfaqesues politik i UCK-se dhe Xhavit halitin ku kishin ra ne ujdi per disa gjera, por qe at marveshje e tradhtuan Demaqi dhe Haliti, Ahmeti ishte i gezuar si asnjehere me pare dhe ne nji moment mu drejtua duke me thene: ”Nazif ne jeten time kurr skam qene me i lumtur se sot UCK-ja do te jete brum i ushtrise se Kosoves dhe se tash e tutje mund te sjell armatim ne Drenice me helikopter.

Edhe unë kam shkruajtur nje feton me tre katër vazhime. Nuk e kam ndërmend ti përseris por veç dua të shtoj se edhe unë isha i ftuar nga Kolonel Ahmet Krasniqi, si mysafir, pasi që isha dhëndërr i Kolonel Krasniqit e pasi që nuk munda të shkoj, për shkaqe shëndetësore, Kolonel Ahmet Krasniqi, më premoj se do të vije vetë i treti në Suedi (sigurisht me Kol. Agim Mehmetin dhe Major Nazif Ramabajën, edhe pse ai nuk mi tregoj emrat e as unë nuk i njihja asnjërin).

Përveç tradhtisë dhe parave të fondit të 3%-shit, 1.700.000 milion marka që me pëlqimin e Ahmetit, Fatmiri i hudh në fondin e Vendlindjes, fjalët nuk i mbajti Xhaviti, e Ademi nuk e foli asnjë fjalë dhe dha dorëheqje e vdiç e nuk e qeli gojën.
Pas takimit, më 26 maj, Kolon. Ahmeti udhton për Tiranë e Xhaviti në mënyrën më të poshtër i tradhton turpshëm të gjithë ata burra që nuk janë më por edhe ata kanë lënë dëshmi të tjera që Ministria e Luftës i ka dhe një libër Agim Mehmeti.

Kur këthehet në Tiranë Koloneli shkon e takon Xhavitin dhe nga ai kërkon realizimin e marrëveshjes së Oslos e Xhaviti i përgjigjet Kolonelit: ”se ne qe tetë vite gjindemi në konspiracion (ilegalitet) dhe për çdo problem apo çështje të rëndësishme, mund të takohen edhe në dhomat ku banonin” (Agim Mehmeti, ”E vërteta për FARK-un”, fq. 114.


Kur i tregova Kolonelit me telefon, se nuk po mundem me shkua në Oslo, ai më tha:
– Dhânerr, unë du me ardh në Suedi (Halmstad).
– Dua vetëm një fli, asgjë tjetër!
Pas vrasjes së Kolonelit bisedova me Kolonel Agim Mehmetin dhe përfaqësuesit e ”Qeverisë Bukoshi” në Gjermani.
Afërsisht sikurse Xhaviti, do të fliste edhe Jakup Kraniqi, Dr. Adhamudhi.

Është vrarë Krasniqi i gabuar!

Publikuar me: 8 Maj, 2016
Shkrimi: ”Diana Rexhepi përgjigje ish zëdhënësit të UÇK-së, zotriut Jakup Krasniqi, lidhur me prononcimin e tij në SHQIPTARI.EU “Në jetën time politike mbi dyzet vjeçare, i përjetova në forma të ndryshme sulmet e katër policive sekrete të nëntokës. E para ishte UDB-a serbo/jugosllave. Arsyeja e të parës ishte pse u anëtarësova në organizata të fshehta për të vazhduar e përhapur idenë e çlirimit e të bashkimit të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e të Malit të Zi me Nënën Shqipëri”-

Jakup Krasniqi. Zotri Jakup Krasniqi, po thoni këtu që jeni antarësuar në organizata të fshehta për të hapur, vazhduar idenë e çlirimit e të bashkimit të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi me nënën Shqipëri. A po e dëgjoni veten çka keni thënë këtu: Ide për bashkim. Fshehtë. Domethënë, fshehtë edhe prej Shqipërisë që doni me u bashku me atë shtet që e quajtët “nonë”. Zotri Jakup Krasniqi, a jeni në orë të poezisë apo keni mendu që luhet lojë virtuale? Ideja e partisë tuaj të fshehtë, më së shumti i ka konvenuar Serbisë, gjegjësisht Jugosllavisë.

Për me mundur edhe kështu edhe ashtu ta suspendojë autonominë e Kosovës, dhe ta bëjë Serbinë e Madhe në kurriz të Kroacisë, Bosnjës, Malit të Zi, dhe Maqedonisë. Ju dhe ajo organizatë e juaj e fshehtë i duhej, i konvenon Serbisë, të tregojë me gisht: që, qe këta po dojnë me rrëzu Jugosllavinë. E planet e tyre për Serbi të Madhe janë shumë më të vjetra se organizata e juaj e fshehtë për bashkim. Me atë organizatë të fshehtë ju i keni bë dëme Shqipërisë, në atë kohë. Sepse propaganda jugosllave e tregonte me gisht kah Shqipëria. Mos më kallxoni që ju keni qenë të lidhur me dikë nga Shqipëria, mosni ato prralla …

Në fund me shumë keqardhje për Juve po e shkruj këtu komentin e një gazetari kroat, analisti politik, në ditë kur është vra Ministri i mbrojtjes Ahmet Krasniqi, citoj:
“Ubijen je pogrešni Krasniqi” (Është vrarë Krasniqi i gabuar). 1)
Xhaviti, Dr. Jakupi … Azem Syla e sa e sa përfaqësues politikë, zëdhënës, komandantë e ”gjeneralë”, deshën me konspiracion ta çlirojnë Kosovën e Hashimi u tregua ”burrë”, tha se isha larg fronteve të luftës e betejave ”të përgjakshme” 2).

Nga bisedat e gjata (dhe letrat e pakta) që mi dërgoj Kolonel Agim Mehmeti, mësova shumë ngjarje, ndodhi e kurtha që iu kishin bëre prapa shpine, që ishin organizua nga Xhavit Haliti dhe shërbëtorët e argatë besnikë të lpk-istëve që në radhë të parë kishin ideologjinë komuniste, tash socialiste dhe marrjen ”e pushtetit” që e ”kishte” Ibrahim Rugova, eliminimin e udhëheqësve ushtarak e zhbërjen e Ministrisë së Luftës e vrasjet e oficerëve të karierës. Dhe kështu edhe ndodhi. U organizua atentat kundër Kol. Ahmet Krasniqit. Vrasja e Kolonelit ishte vrasja e parë por jo edhe e fundit. Vrasja e kolonelit, ishte vrasja e ardhmërisë së Kosovës.

Për vrasjen e Kolonelit, më parë kishin paralajmërua Hashim Thaçi, në prezencën e disa kuadrove ushtarake në Kosovë dhe Bardhyl Mahmuti në Malmö të Suedisë.

Aty ishte edhe Hydajet Hyseni, një marksit- stalinist e enverist e përbetuar.
Pas disa vjetëve kur unë publikova një shkrim shumë të vogël, pjesë nga fjalimi i Bardhylit në shoqatën e të majtëve shqiptarë ”Liria”, në Malmö e që ata ishin llumi i partive marksiste, u harlisën lpk-istët.

Shkrimi im mbante titullin:
Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!”. Shkrimi për herë u publikua në ”BOTA PRESS” – dat. 2/11/2014, në rubrikën EKSKLUZIVE.

Më i pari reagoi Hajdin Abazi, tash ambasador e më vonë edhe B. Mahmuti ”Reagimi” i Bardhylit ishte shumë i butë, me fjalët ”Dihet betimi i UÇK-së”, në portalin Presheva Jonë, dat. 12 nëntor 2014.

Bardhyli do ti drejtohej lexuesit duke i quajt gënjeshtra ato që unë thoja e më shumë e madhronte Edin Ramën ”Po dihet se dikush po kohë të mirret me gënjeshtra e manipulime. Betimi i UÇK-së dihet dhe në asnjë rast nuk mund të gjen askush betime tjera që e zhvendosin qëllimin në luftë brenda shqiptare. Është interesant se në kohën kur opinioni publik është mobilizuar si asnjëherë më parë rreth vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd dhe në Luginë të Preshevës dikush mundohet ta zhvendos vemendjen në çështje të trilluara. Unë nuk e kam ndërmend të reagoj për gënjeshtra të tilla sepse mendoj se lexuesi sa të gjykoj objektivisht për këtë formë të manipullimit”.

Badhyl, tash po e kritikon Ramën, pse?
Eh more Bardhyl faqeziu, ato vrasje edhe ty kanë me të përcjellur si hija deri në varr kur të ”kurtalisesh”.
Pastroje ndërgjegjën Bardhyl, prano ato që ke thënë për Kolonelin në shoq. ”Liria” e paraqitu si dëshmitar në Hagë!
Thuaje të vërtetën Bardhyl!

Shko e rrëfeu te prifti ”e jep sadak”, nëse don me e pastrua shpirtin e me pas mallin ”hallall”!
Çfarë meatamorfoze, si ”gjarpëri”, natën nuse e ditën gjarpër.
Por edhe kësaj pune, o Bardhyl po i vije fundi.

Bardhyli mos të harron se fjalimi i tij është inqizua dhe ai (e ata) që e ka-në videon, unë i njoh. Jetojnë në Malmö.
Ka edhe dësmitarë: Naim Sadiku (bashkëmendimtar i Bardhylit), Adem Ukë Kastrati, vëllai im, Sefer Ramadan Thaqi nga Mirusha etj. Por aty ishin disa qindra shqiptarë. Shumë nga ta një ditë do të dalin në fushë të mejdanit e do të flasin.

Edhe ata që i kanë ”besua” Bardhylit dhe i kanë duartrokitur se do të vriten koloneli e kolonelët, çfarë poshtërsie, idiotizmi sllav, sot janë bindur se Bardhyli shumë më shumë i ka bërë dâm qështjes shqiptare se sa dobi. Kjo u pa dhe po shihet sot e gjithë ditën se ata (B. Mahmuti, Xh. Haliti, Dr. Jakup Krasniqi etj.) kanë pasur detyrë me punua aq sa munden kundër çlirimit të Kosovës.

Këte e mbështes me një bisedë shumë miqësore që kisha me Naim Sadikun, kur festonim 28 Nëntorin, më 2018.
Në një takim që kishim në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmö, ishim 13 mësues shqiptarë, Naim Sadiku, atherë drjtor i qendrës, pasi u prezentova, mu drejtua:

– A ti je Sinan Kastrati?
– Po thash, pse?
– Ti ke shkruajtura për Hajdin Abazin, se si ka dashur ta vras Ibrahim Rugovën?
– Po, po, unë kam shkruajtur.
– Ato që ke shkruajtur për Hajdin, nuk janë të vërteta.
– Po mirë, atherë pse nuk reagove edhe ti sikur Hajdini (”Lum Haxhiu”) dhe argatët e Hajdinit?

Nuk u përgjigj dhe pastaj prap e pyeta unë:
– Naim, po Bardhyl Mahmuti, a ka thënë në shoqatën e juaj, ”Liria”, më 21 shtator 1998, dy-tre orë para se të vritej Kolonel A. Krasniqi në Tiranë, se ”… edhe Ahmet Krasniqin do ta vrasim”?
– Po tha, Naimi. Këte e din krej Bota dhe u ndam si ”miq”.

Shpresoj se Naimi do ti mbaj fjalët që mi ka thënë për Bardhylin.
Major Ramabaja: Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty”
Ish-komandanti i njësiteve operative të UÇK-së në Lugun e Baranit, Major Nazif Ramabaja ka rrëfyer momente të pathëna më parë rreth një bisede të realizuar mes Ahmet Krasniqit dhe Hashim Thaçit, lidhur me një kërcënimi të dhënë nga ky i fundit.

Sinan Kastrati – foto me studentë para fakultetit filozofik

”Në në takimin e parafundit të cilin e patëm me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Bardhaniq më 01.09.1998, prezent ishin Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Idriz Zyrapi, Ramush Haradinaj, Binak Gashi etj, ishte bërë fjalë se do ta vraasin Ahmet Krasniqin dhe këto kanë dalë nga goja e Binak Gashit i njohur si “Breshka”, sepse e ka gruan serbe dhe gjithnjë sipas Binakut e njeh Ahmetin nga Kroacia, ndërsa në bisedë telefonike të cilën e ka zhvilluar komandant Tahir Zemaj me Ahmet Krasniqin në prezencë të Hashim Thaçit në një moment Ahmeti e kërkon Thaçin në telefon duke i thënë se, “Eprorët e mi nuk janë patate t’i vendosësh ku të duash ti, ata kanë një komandë dhe i përgjigjen asaj komande.

Ti e din se çka jemi marrë vesh në Tiranë”, pas kësaj bisede Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty”, pas tri jave u ekzekutua Ministri Ahmet Krasniqi në Tiranë”.
Për më shumë, lexojeni shkrimin e Majorit me tilull: Major Ramabaja: Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty3)

”Heronjtë” LPK-istë ishin bastardë, gënjeshtarë e finokë dhe të tillë mbetën edhe tash.


Literatura e konsultuar:
1. Burimi: http://www.shqiptari.eu/eshte-vrare-krasniqi-i-gabuar/
https://www.facebook.com/ldkbos/posts/1134353186604459/
2. (Thaçi në Euronews: Kam qenë larg nga frontet e luftës, telegrafi.com, 13.02.2014 • 23:14, https://telegrafi.com/thaci-ne-euronews-kam-qene-larg-nga-frontet-e-luftes/)
3. https://urimgjata.wordpress.com/2019/08/27/major-ramabaja-thaci-i-drejtohet-ahmet-krasniqit-shume-shpejt-kam-me-e-krye-misionin-me-ty/


Përmirësim i gabimeve.
Në shkrimin e djeshëm mu përvodhën disa gabime.
1. Tash është kryetar i PD-së në Peje por JO edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, sepse nuk mori vota të mjaftueshme.
2. Demë (Elez) Mahmutaj, jo Demë Muhamet … . kërkoj falje prej Demës edhe për gabimet e tjera.
3. … dhe gabime të tjera, si ”lumi”, në vend të ”llumi”

(Vazhdon)

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 25 janar 2020