Rudina Merkuri, paraqitet perpara lexueseve me shumë krijime interesante dhe teper te lexueshme.
Po kush eshte poetja vlonjate Rudina Merkuri?
Rudina Merkuri lindur ne qytetin bregdetar te Vlores me 10.6.1970. Jam dipomuar ne degen e Infermjerise ne Fakultetin e Shendetit publik dhe master shkencor ne degen patologji e pergjithshme… Jam duke vazhduar studimet per fizioterapi. Pasioni per boten e letrave me ka shoqeruar qe nga femijeria e deri me sot. Jam rritur ne nje familje mjaft te kulturuar… kane qene shtysa kryesore, duke me rritur me dashurine per librin. Ne poezite e mia gjej vetveten… plotesohem… mbushem… duke ndertuar nje trajektore te botes shpirterore me realitetin ku jetojme… midis te bukures apo te shemtuares… midis shpirtit njerzor dhe lojes se hidhur bolero qe na shfaqet.
Pra gjej grimcat e duhura qe sherbejne si muze frymezimi per me tej. Ne vargjet poetike shfaq te verbalizuara mrekullite natyrore, traditave tona kombetare, bukuria femerore dhe vlerat njerzore, duke u munduar te perceptoje te lexuesi nje lloj meditimi… magjepsje ndaj te bukures, ku ne perulemi. Kam botuar ne shume gazeta dhe revista prestigjioze… ne dy antologji jam vlersuar me çmime speciale… si gazeta “Bota press”… gazeta “Dituria” ne Suedi, revista “Dituria”, Antologjite “Maja Çajupjane”, “Shpirti i Fjales” ne Rumani, “Sa-kra” ne Kosove etj. Aktualisht jam duke pergatitur per botim librin tim.
/GJIN MUSA, gazetar dhe analist i pamvarur.
PREJ ATIJ ÇASTI…
Prej atij çasti,
orgjitë e marrëzisë njerzore dalin,
statujat shkrehin botet e padukshme,
i varin ne nje peme te virgjer,
Pa çukitje zogjesh.
Ka mbjellje,
Vjelje ne vaj ledhatar,
ka zjarr lisash ne pasqyra bolero.
Mirazhe te fshehura,
Ne dhome me shigjete te harkuar,
gure te zmeralte,
Te mbledhur ne bilete non stop,
sy misterioz,
Ne thyerje gjumi,
te varur nga prehri AFERDITE..
MOHIMI…
Ne nje teritor,
u shfaq mohimi,
etje monstruoze,
e bijes,
Nga lindi vellai perendimi.
U dalldisen frymerat,
Nga gjiri qumesht-ndjellesh,
u shfaq pendimi,
u cmenden arterjet,
Nje mije here u deshirua fara,
E te nesermen gjak i shprishur.
Foli dhe kujtesa,
Ne nje cark ngrehine,
I morren identitetin,
e quajten mohim…
SI NJE USHTAR I PABINDUR…
Mendova i lodhur sot ne fushe,
Braktisjen e kolonive,
Si nje ushtar i pabindur,
Kafshoj udhet e largeta,
Akullin qe godet si thike prehistorike,
Dhimbjet e mia.
Gjithe shkretetirat e gjurmeve te gjakut,
I nenshtrova,
Qe vulen i vetem ta vija.
Ushqeva dhe pikat,
Fijet me te padukshme,
Qe ulurasin ne trurin tim.
Pastaj i ngujuar ne shtepine e mallit,
Hap kujtesen,
Qe dhe zukatjen e nje mize te zboj.
Me keni zili ju qe shtriheni nen toke,
Jam gjalle,
Mbi lotet e kabareve fallco,
Mbi te qeshurat mediokre,
Mbi fundin e nje termeti ne rrenje gjaku,
JETOJ
mbi ajrin “sos”,
Puth nokdaut,
Çastin e lumtur.
DIKU MEMORJA FLISTE…
Une jam fryma,
qe percelloj fytyren tende,
Jam kurmi yt i fshehur,
ngelem vajza jote e trembur,
Guri yt i embel.
E ti,
ti qesh i lumtur nen jorgan,
Se dashuria trazonte,
Shtratin-magji ne nate,
Kish zbritur shkallet,
Djerse e buleza ne asfalt,
Kish ngecur ne memorje,
Nga shiu i baltosur ate nate.
Nga dyer e dritare,
Metamorfozat u fryne,
Ish prek imazhi i botes,
tronditje e orgji..
DUKE FOLUR PER ..IKONEN SHQIPTARE..
(DEDIKUAR AKTORIT DHE REGJIZORIT VLONJAT JORGAQ TUSHE)
EDITORIAL
Duke pare fuqine e fjales si nje legjion primar nuk ka si te mos ndjesh mirnjohje per magjine, boten e bukur qe toka shqiptare na dhuroi me kete plejade aktoresh, regjizoresh qe fjalen, thellesine e shpirtit ua dhuruan publikut. Kjo energji shpirterore qe ata percjellin vjen si flake ndezse per tu zevendesuar me nje zjarr te perhershem. E tille eshte figura e nje prej ikonave shqiptare qe na shfaqet si embleme e roleve, e bukurise artistike, regjizori dhe aktori zoti Jorgaq Tushe.
Bukuria e fjales se kulluar, natyra me poseduese qe ai zoteron, interpretimi brilant, karakteri me nje plasticitet te habitshem krijon relata me nje shpirt ne zgjim, ku kerkon nje gjetje apo nje motiv ne harlisje. Duke u vene ne sherbim te rolit, regjizori na shfaqet me energjine, orgjinalitetin ne role episodike apo kryesore duke na dhene ate impuls; freski, bukuri. Duke shfaqur autenticitetin, fuqine e aktrimit, me nje grime dhe elasticitet brilant arrin te depertoje ne zemrat e publikut duke krijuar vaksine-impuls.
Ne mes te roleve te fuqishme regjizori paraqet personazhe stoike, madheshtore, pragje tronditse, ku roli vishet si ne nje siperfaqe me sfond dhe perjetime mahnitse duke na dhene ekujvalencen e nje endrre ku bota – orbitë plotesohet me fjalen shpirterore. Terhiqem brenda kesaj loje brilante ku regjizori ka akoma shume endra per te vene ne skene vepra ne rendjen e kohes, ku çdo shikues gjen veten, emocionohet.
Ndjen mall, dhe ne fund e vesh shpirtin me ngjyra.Ti mjeshter i fjales se skenes, i realizimit perfekt deri ne detaj,i servisjes se karaktereve ecen ne bulevardin e njerzve qe shpirtin e skenes e bashkuan me ate te publikut. Te flasesh per ju eshte nje privilegj sepse bota juaj, shpirti plot ndjenje i perkasin skenes, publikut. Respekte per figuren tuaj.
AKUZA E SOKRATIT – “BINOM SHPIRTI”
(INTERPRETIMI I SHKELQYER I AKTORIT VLONJAT ILIRJAN ALI)
EDITORIAL
Duke udhetuar ne antikitet futesh ne ate manual, ne apoteuzen ku logjika dhe akuza vjen si simbioz dhe ne ditet e sotme. Diferencimi koherent mbi ecjaket dhe mendimet reale te asaj kohe gjejne shtegun dhe variazojne ne ditet aktuale. I gjithe ky sfond shpaloset dhe shfaqet madherishem ne monodramen “Akuza e Sokratit”, interpretuar mjeshterisht nga aktori i mirenjohur vlonjat Ilirjan Ali. Vlen per te theksuar mjeshteria e aktorit, pikat e referimit ku ai mbeshtetet, nocionet mbi brendine e personazhit si dhe interpretimi plot ngjyra nen kompozimin e miteve dhe antikitetit.
Magjia e amplitudes qe ai percjell vjen si rregullator shpirt-aktrim, ku gjenden pika ndalimi plot ngjyra ku shikuesi e ndjen veten te zhytur ne antikitet. E gjithe kjo ide vjen si nje kod ku aktori mundohet ta percjell me sallen. Çdo mendim, plasticitet mjeshteri jep bukurine e strehimit brilant, ku çdo frymarje, sherben si çeles, si thember Akili per te mbushur copat e drites, rrjedhen e diteve pa emer ne emer te rrugeve ku buzeqesh jeta.
Portreti qe aktori nderton paraqitet si cipe najloni e piketuar ku fjalet te shtangin, vallezojne, akuzojne duke krijuar nje binom shpirti, ku melodia dhe fjala nxjerrin frymarje pauze, duartrokitje, epidurale te se bukures ku paralelisht ky oaz magjie zgjon emocione kreative, dyer gjenish, tabela vizionale ku aktori kap mirazhin vaksinues ne rrjedhen e fjales, ne redaktimin aktor-personazh, duke krijuar logjiken art i praruar.
Magji te tilla sherbejne si impuls pozitiv per gjallerimin e artit ne qytetin e Vlores. Urime Ilirjan!