Kush është poeti Zef Ramë Dodaj?

0
1503
Dodaj Zef

Gjin Musa, gazetar

Poeti Zef Rame Dodaj u lind me 1953 ne katundin Osek-Hylè te Gjakoves. Ne vendlindje mbaron shkollen fillore, kurse gjimnazin ne Gjakovë. Zefi ne moshen 18 vjeçare detyrohet te largohet nga atdheu, Kosova qe e lindi dhe e rriti, fillimishte ai do te vendosej ne Austri, po pa kaluar shume kohe emigron per ne Zvicer, aty ai sistemohet krijon familjen dhe prej asaj kohe e deri me sot eshte banor i shtetit Zviceran.

Poezia ishte nji anerre e ka heresheme, te ciles iu kushtua me plot vullnet.
Botimin e pare e kryen ne vitin 2010 te titulluar ‘Kandilat e lirisè’, krijimet e Zefit jane me thekes rapsodik, po mjaft te lexueshme dhe te pelqyera nga lexuesit.

Keto m’u dha mundesia te keme ne dore te tre librat e poetit Zef Ramè Dodaj, i cili me dergoj nga Zvicra, publikisht dua ta falnderoje per ket dhurat te çmuar.

Ne mesin e shume krijimeve, perzgjolla keto poezi per gazeten ‘Fjala e lire’, me botues z. Arben Çokaj.

DUKAGJINI

N’Dukagjin eshtè krenaria
N’Dukagjin na èshtè trimeria
N’Dukagjin na èshtè burrèria
N’Dukagjin èshtè nda pleqnia
N’Dukagjin nè kèmbè lind fèmia
N’Dukagjin plot kodra e brigje
N’Dukagjin shqipet bejnè ligje
N’Dukagjin plot tokè pjellore
N’Dukagjin me besè e ndanè
N’Dukagjin bejne dragoj nanat
N’Dukagjin luftohen zanat
N’Dukagjin ka lindur Leka
N’Dukagjin na i erdh deka
N’Dukagjin u bè kanuni
N’Dukagjin Leka e pruni
Dukagjin qè 600 vjet
ky mbiemer, emer mbet
Ruhen fiset nderojnè mikun
Dhe i pa besi del i fikun
Se me qenè n’pyetje vatani
Ne çdo vend keto i gjani
Nè çdo vend tè shqiptarisè
T’parèt luftèn kanè me e nis
E s’ka kush me jua trembè synin
Per atdheun e Dukagjinin.

Poeti Zef Dodaj ka nji krijimtari preje 334 faqe libri, secila poezi sjellë diçka te veçantë per lexuesin.

Ne çdo krijim spikat realiteti bashkohore, dashuria dhe madhi per vendelindjen, per Kosoven kreshnike, poeti Dodaj di te prekë momentet ma kritike, te krijimtaris bashkohore, eshte sa komunikues me lexuesin, po aqe kerkues ndaj vetevetes.

Poeti shkruan pa reshtur, vitet nuk e pengojn 63 vjeçarin Zef Dodaj, perkundrazi aty ne rreshtin poetik merre jete, nji jete qe jua percjedhe brezave te sotem, dhe atyre qe do vin.

Botime te reja do kemi nga ky krijues brilant, urime poetit Zef Dodaj.