Kush është Nuri Bexheti?

0
181
Nuri Bexheti

Nga Fahri Xharra

Ajo që më nxiti të shkruaj, dhe të pyes se me të vërtetë ku jemi është ajo që lexova për Ligen greko-amerikane në Çikago, dhe ndarjen e çmimit për 50 student të rinj greko-amerikan “të cilët do ta zbardhin të ardhmen greke”. Salla ishte mushur, nga familjarët dhe miq te filohelenizmit për ndarjen e shpërblimit vjetor “best and brightest”, “më të mirët dhe më të shkëlqyerit”.

Qëllimi atdhetar grek që të rinjtë greko-amerikan të mos shkëputen nga rrënja e tyre dhe ruajten e trashëgimisë helenike. Por pa e ngarkuar shkrimin ne fund të tij do ta listën e pjesëmarrësve.

Me të vërtetë ne ku jemi ? Dhe kush është Nuri Bexheti ?

“FRM siguron se herët apo vonë, në Kosovë do të triumfojë Islami. Edhe pse Kosova sot është nën sundimin e Perëndimit të Krishterë, një ditë kur të fitojë pavarësinë dhe të çlirohet nga sundimi i huaj, pjesë e pavarësisë së Kosovës do të jetë edhe fitorja e Islamit mbi Laicizmin,”

Në shtypin ditor kam lexuar: Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane. Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, transmeton Telegrafi.

Libri i Nuri Bexhetit, mu në kohen kur nisi të merr hov turqizmi në Kosovë, ky i tregon botës që në vitet 1683-1699, ne ishim kryesorë në “Luftën e madhe turke“.

Bota e di, por pse ti po ia rikujton?. Qëllimet dihen. Mo’ zo’ ma keq për ne !

Në mënyrë indirekte, Nuri Bexheti e përkrahë “Pasi Laicizmi-Katolik nuk është feja e shumicës së popullit të Kosovës, por është fe e masonëve të Francës, ne bëjmë thirrje që në Kushtetutën e vendit tonë, feja zyrtare e vendit të vendoset Islami.”(FRM)

Bexheti është njohës i mirë i rrethanave historike, ndërsa çmohet edhe studimi i tij i doktoratës që ndërlidhet me shqiptarët dhe rrethimin otoman të Vjenës. ( sa keq !)

– “Shtrohet pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri? Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet zgjerohet dhe tkurret”. – thotë Nuriu.

Viti i lindjes 1962, vendi i lindjes – Tetovë – Maqedoni – Individ nga Ballkani, është përshkrimi për Bexhetin. Ai është pjesë e listës së zezë që nga vitit 2001 me vendim të presidentit Bush.

Në një bisedë në Interaktiv, e ka pranuar se është dënuar nga Agjencia Kundër-Korrupsionit për mos deklarimin e pasurisë sa ishte këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Ramë Buja.

Më parë, Bexheti ka qenë edhe këshilltar politik i ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, kurse në kohën e luftës në Kosovë ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ( çfarë ishte qëllimi i tij në Luftën e Kosovës? )

Ish Pro – rektori i Universitetit të Prishtinës, Nuri Bexheti është duke u ironizuar me të madhe nëpër rrjetet sociale, pasi që në një emision mundohej t’i arsyeton skandalet që ka përfshirë UP – në javëve të fundit. Një pjesë e shkëputur në video nga intervista e tij e dhënë për “Interaktiv” po shpërndahet me tituj ironizues si: “Pjesë të zgjedhura nga Intervista e prorektorit te Universitetit te Prishtinës dhe “shkencëtarit “te heshtur Nuri Bexheti ne emisionin interaktiv ne KTV”, apo “Pjese te zgjedhura filozofike dhe shkencore nga prorektori Nuri Bexheti”.

“Kujtojmë se një deklaratë që ndërlidhet me pushtimin turk të Kosovës, por shumë ekstreme – përderisa e thotë bazuar me bindjet fetare e jo të faktografisë historike (sipas tij, në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë; turqit i kanë sjell shqiptarët në Kosovë dhe me pastaj iu kanë dhënë toka atyre) – e ka dhënë edhe imami i xhamisë “Suzi Qelebi” në Prizren, Irfan Salihu,

Foli Irfani, foli Nuriu!
http://lugina-lajm.com/2015/04/dr-i-historise-nuri-bexheti-mendon-si-hoxhe-irfan-salihu-shqiptaret-u-zgjeruan-me-territor-ne-kohen-e-osmanlinjeve-video/

Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane të Perandorisë Osmane.

Shkrimi që mundohet të zhvlerësojë veprën e ma dhe J. Buxovit; Kosova-Antika…
duke e quajtur falsifikim të historisë së Ballkanit.

Por, Nuriu nuk është vetëm, E njihni Blerim Shalën ?: “Pavarësia e Shqipërisë fillimisht ka filluar si pavarësi nga Perandoria Osmane. Nëse i shihni dokumentet të cilat kanë dalë tash në shesh, kërkesa për pavarësi të Shqipërisë, ka përfunduar si kërkesë imediate e Ismail Qemalit për të shpëtuar nga Serbia, dhe jo nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane për më shumë e ka lejuar që të shpallet pavarësia, sipas dokumentacionit të fundit.

Ky fakt gjithmonë e ka paracaktuar fatin e shtetit shqiptar, shumë më tepër sesa raportet greko-shqiptare, sepse ne zakonisht i balansojmë këto. Në 1912-tën, kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë, Serbia i ka kontrolluar rreth 70 për qind të territoreve etnike shqiptare, ka deklaruar Blerim Shala.

Fahri Xharra, 09.11.21
Gjakovë