KUSH E VRAU KOSTANDIN KACIFEN?

0
940
Vasilia Kacifa

ENGJELL GISHTI

Po te degjosh nenen e Kacifas Vasiline, ate e vrane “budallenjte shqiptare”! Edhe me vetem keto dy fjale, kooperativistja Vasilia, e trashur ne keto vite me pensionin e Greqise, e shpreh shume qarte boten e saj psikologjike, dashurite dhe urrejtjet e saja, formimin e saj te c’ekuilibruar!

Po te shikosh fotografite e djalit te saj te ndjere, megjithe shprehjet e tij ekstremiste, duket qarte se ishte nje djale qe te ngjallte simpati vetem po ta shikoje! Dhe pse te ngjallte simpati? Sepse ne syte e atij djali kishte drite, kishte ciltersi, kishte vertet shume drite sinqeriteti, cilesi kjo e popullit shqiptar, e cila eshte kaq e veshtire ta gjesh ne paraqitjen e nje greku klasik, tejmase te rafinuar deri ne denatyrilizim! Edhe mbiemri i familjes KACIF, eshte nje mbiemer tipik iliro-shqiptar i cili nuk ka asgje greke. Natyrisht, greket, mjeshtra te fallsifikimit te historise, nuk e kane problem ti fallsifikojne emrat edhe thjeshte duke u shtuar ca “idhis”, “ifas” etj etj, por kjo nuk zhben rrenjen e fjales e cila mbetet perhere iliro-shqiptare!

Historia e minoritareve tane ne jug dihet maft mire! Mjafton te kujtojme se me 1913 kur u ndane kufijte, u desh vetem nje grusht karamelesh dhe monedhash te gjeneral Telinit qe te vertetonte para KNK se cila ishte perkatesia etnike e ketyre zonave, por ne nuk do hyjme ne interpretime historike ne kete rast! Fakt eshte se qe nga koha e “te huajit princ shqiptar Vidit”, keto fshatra u njohen si minoritet e qe nga ajo kohe ju hap rruga greqizimit te tyre te plote (te nisur me Kozma Etoliatin). Problemi eshte se qe nga koha e Ramiz Alise ne kemi patur shume Vida ne pushtet te cilet i rihapen rrugen jo vetem vazhdimit te helenizimit, por edhe te radikalizimit te shume elementeve tashme greke! Nje i tille ishte Kostandin Kacifa i cili pozicionin e vet antishqiptar kishte kohe qe e kishte deklaruar, qe kur u rekrutua nga forca ekstremiste greke ne burgjet e Athines!

Problemi eshte se me deklaraten e vet, Vasilia na tregon se jo vetem i biri, por edhe ajo eshte helmuar me helmin e e ketyre qarqeve gjithmone prezente ne Greqi, te cilat i fryjne ketij zjarri per qellimet e tyre politike! Dhe si perhere, qellimet e tyre ata nuk i realizojne kurre me duart e tyre, por gjejne elemente te tille nga fara jone te cilet i indoktrinojne dhe i hedhin ne veprim! Kete e kane bere ne Jugun tone qe nga viti 1881 e me pas duke kulmuar me shqiptarin Zerva!

Kjo taktike e grekeve eshte trefish e suksesshme sepse se pari ata i nxjerrin geshtenjat me duart e te tjereve; se dyti shfrytezojne energjine dhe karakterin e forte te shqiptareve dhe se treti i vene keshtu shqiptaret ne lufte me njeri-tjetrin. Per ata, me mire se kaq nuk mund te behet! Dhe historikisht, qysh nga 1821 e me vone, greket kane ditur ti vene ne lufte me njeri-tjetrin shqiptaret: dhe shqiptaret luftojne me shume rreptesi, ashtu sic luftoi Kacifa, dicka qe nuk do e bente dot asnje grek! (Ndaj per ta ndalur kete gjakderdhje midis nesh duhen burra shtetare qe neve na kane munguar se paku ne keto 30 vite).

Vasilia e di shume mire se djali i saj ishte bashke me 5-6 shoke, se ata te gjithe “kishin lidhur besen” se do fillonin sulmin mbi Shqiperine “per clirimin e Vorrio Epirit”! Sepse keshtu u kishin thene ne Athine; u kishin thene se dita “e clirimit te Vorrio Epirit” ishte e afert, mjafton qe ata te benin nje rremuje e cila do sherbente si pretekst per nderhyrje ushtarake te Greqise!

Vasilia dhe biri i saj nuk jane aq te cmendur sa te mendojne se nje djale i vetem do “clironte” Epirin, por ata te dy ishin bindur nga gojet e liga te Athines se “kishte ardhur dita” ndaj dhe filluan sulmin. Por Vasilia e tronditur, sot akoma nuk po e kupton se pikerisht ata qe i thane te birit te hidhej ne sulm, pikerisht ata ishin edhe tradhetaret e pare te te birit! Vasilia akoma po shfrehet e zemeruar kunder nje policie qe beri detyren dhe akoma nuk po e kupton se kush e ka prere ne bese!

E nderuar zonja Vasili! Thirri mendjes! Djali jot u perdor si mish per top pikerisht nga ata qe e nisen si mish per top! E cfare bene ata qe e nisen kur ai rrezikonte jeten? A i vajten ne ndihme? Jo! Ata bene asgje! E vetmja gje qe bejne ata eshte te vijne perseri ne varrimin e tet biri dhe te vazhdojne te hedhin vrer urrejtjeje, pra te vazhdojne tju perdorin mish per top!

E nderuar zonja Vasili! Thirri mendjes! Kudo ne Bote, kushdo qe del me kallash ne dore ekzekutohet; ke pare me qindra raste ne TV! Budallenj nuk jane ata qe ekzekutojne nje person qe del e hap zjarr me arme automatike (budallenj do ishin po te mos e eleminonin), por me shume se budalla eshte ai qe jashte cdo minimumi te arsyes ndermerr nje aksion te tille!

Dhe me lejo te ta them hapur! Budallja me e madhe ne kete ngjarje je ti si nene qe edukon djalin tend te behet mish per top per interesat e te tjereve! Kerko sa te duash te justifikosh veten per edukimin qe ke dhene, quaji sa te duash budallenj shqiptaret e duruar ne ekstrem, por budallallekun me te madh e ka bere injoranca jote kooperativiste qe eshte manipuluar deri ne qelize nga ata qe manipulimin e kane profesion! Ti dhe yt bir jeni vetem viktima te ketij manipulimi!