Kush e mban peng reformën në drejtësi?!

0
518

Në foto: Fehmi Puci

Letër e hapur drejtuar të gjitha ambasave dhe kacelarive të BE-së në Tiranë

Nga Fehmi PUCI

Duke qenë se kam punuar në struktura shtetërore ku kam parë nga afër se si ka lëvizur drejtësia shqiptare në këto vite tranzicioni të vështirë, ju them me bindje se organet e drejtësisë në këtë vend janë thembra e Akilit e ngecjeve dhe stanjacioneve tona, e mosçuarjes së të drejtës tek qytetari shqiptar. Prandaj inicimi dhe çuarja gjer në fund nga ana e BE dhe SHBA-ve e reformës në drejtësi, për të dalë nga ky tunel i trishtë, do të jetë një rilindje e vërtetë për popullin shqiptar, në historinë e të cilit do të nis një erë e re për të drejtën qytetare, deri më sot e nëpërkmëbur dhe e dhunuar nga një drejtësi e shantazhuar nga politika dhe e blerë nga mafia dhe oligrakia.

Sot kur pritet të ngrihen strukturat e SPAK-ut dhe të lëviz pa pengesa makina e antikorrupsionit në sferat e epërme të shetit dhe shoqërisë, një pjesë e politikës ndihet e frikësuar dhe po bën gjithçka që ta pengojë këtë ecuri tashmë të pandalshme dhe që pritet të finalizojë një mendësi të re të politikanit në raport me të drejtat dhe detyrimet në këtë vend. Ndëshkimi i atyre që kanë përfituar në mënyrë flagrante me pasurinë publike, duke u pasuruar me resurset e këtij vendi dhe taksat e qytetarëve, do të hapë një kapitull të ri në historinë e tranzicionit tridhjetëvjeçar shqiptar.

Për fat të keq, PD-ja dhe opozita në përgjithësi, jo vetëm e paragjykoi dhe u mundua ta bllokonte reformën në drejtësi, por në çdo hap të saj vazhdon të paragjykojë e shatntazhojë prokurorinë, të paragjykojë e shantazhojë oragnet e vetingut, të sulmojë ashpër dhe me një retorikë të keqpërdoprur Kryeprokuroren e Përgjithhshme të Përkoshme, Arta Marku, e cila me të vërtetë po bën një përpjekje serioze për të vënë në punë të gjitha mekanizmat institucionalë të çlirimit dhe efikasitetit të organeve të prokurorisë dhe antikrimit.

Nuk është e drejtë që disa politikanë të trembur nga reforma në drejtësi të tentojnë të servirin psikologjinë e “tokës së djegur”, duke anatemuar shpresën e të gjithë atyre që tek reforma në drejtësi, tek vetingu, tek SPKA-u, tek strukturat e tjera të reja të antikrimit, tek mundësia që të ndryshojë një herë e përgjithmonë raporti i qytetarit të këtij vendi me shtetin e të drejtës, shohin një verdikt që duhet përmbushur me çdo kusht dhe me çdo çmim. Dosjet e hapura për mjaft nga këta nihilstë të retorikës së tymit dhe flakës nuk janë justifikim për paragjykimin negativ të gjithçkaje, për më tepër kur vetë krerët e kësaj opozite nuk ofrojnë asnjë aletrenativë të besueshme, që të ketë mbështetjen e kancelarive tuaja si BE dhe të SHBA-ve, për të vënë në lëvizje reformën e ngecur të drejtësisë në Shqipëri.

Tashmë janë bërë shumica ata që mendojnë se shkaktarët e vërtetë të kësaj ngecje janë një grusht politikanësh të frikësuar, që në pamundësi të shpalimit të alternativave të besueshme, shpalsoin ultimatume jakobine, që nuk të çojnë askund, veçse të sjellin ndërmend kohët më të këqija të këtij vendi, kur alternativa e vetme ishte ajo e Diktaturës së Proletariatit, që shtypte me dorë të hekurt çdo mendim ndryshe nga vija zyrtare e regjimit.

Çuditërisht, edhe pse faturat e një reforme të vonuar dhe të deformuar në drejtësi i paguajnë shumica e qytetarëve të këtij vendi, mungon një reagim i fortë popullor dhe duket se për sa kohë që populli nuk do ta kontrollojë këtë tendencë frentike të disa politikanëve të korruptuar dhe nuk do të shfaqë reagimin e tij si uragan popullor, reforma në drejtësi do të jetë në gjysëmhije dhe nuk do të ketë atë produktivetet që presin të gjithë shqiptarët prej saj.

Ecuria e Procesit për Ngritjen e SPAK (Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duhet të përfundojë sa më shpejt dhe të mos mbetet peng i psikologjisë jakobine të disa politikanëve të korruptuar, që kanë frikë nga përballjet me drejtësinë e re.

Duket se një pjesë e politikës shqiptare është e interesuar që pas qerthullit të problematikave të përditshme ta lerë mënjanë Reformën dhe për këtë të akuzojë, në mënyrë që kjo gjendje të zgjasë pa fund. Kujtojmë se politika duhej të siguronte mëvetësinë e strukturës së Drejtësisë, standardet, pajisjen me kapacitete adekuate njerëzore, kushtet financiare, teknike dhe logjistike të Gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (dy shkallët) dhe SPAK-un, proceset për kushtet e sigurisë dhe aftësive profesionale, përzgjedhjes, emërimit, shkarkimit, kontrollit, mbikëqyrjes, etj., ku në legjislacion parashikohet ndërthurja e veprimtarisë së një sërë aktorësh institucionalë, afatesh dhe procedurash, të cilat e bëjnë të pashmangshëm anashkalimin apo kapërcimin e tyre.

Pra, ka ardhur koha që të shemben të gjitha barrierat që e mbajnë peng reformën në drejtësi dhe bashkë me këto barriera do të bien dhe politikanët me dosje të rënda korruptive e kriminale,që ka ardhur koha të japin llogari, me qëllim që ne shqiptarët të mos zvarritemi më nëpër këtë tranzicion primitiv, ku kemi humbur tash tridhjetë vjet kohën dhe shpresat tona për një jetë më të mirë dhe sa më afër standardeve të BE-së ku synojmë që të hyjmë sa më parë.

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar