Kush e krijoi virusin COVID-19, Iluminati, apo shërbimet sekrete? Apo valët 5G?

0
643

Adam Weishaupt (1748–1830), themelues i Iluminatit Bavarian

Arben Çokaj

– një sqarim logjik, se si ndodhin dhe interpretohen gjërat e këqia dhe sëmundjet e vdekjeve masive në botë…

Ardian Palushaj, vaksinat i krijoi “iluminati” (meqë iluminati ka zëvendësuar Zotin për ty, në fenë e re iluzionare), për me shpëtua miliona jetë njerëzish. Vaksina është një virus i zbutur, i cili është në gjendje të krijojë trupat mbrojtëse në organizmin e njeriut, që kur vjen virusi real, trupi i njeriut ka imunitet ndaj atij virusi dhe mbron veten. Tani a ka manipulime në këtë rast? A mundet që vaksina të përmbajë edhe gjëra tjera, përveç virusit të zbutur, për të cilin është krijuar vaksina? Mundësitë ekzistojnë. Prandaj si duket edhe njerëzit e afektuar nga kjo, po reagojnë…

Përderisa një laborator është në gjendje të krijojë një vaksinë, ai laborator është në gjendje edhe ta manipulojë virusin, si në rastin e Covid-19, dhe ta përdorë atë si armë biologjike. Pra mundësitë janë. Kjo është kriminale, themi unë e Ndoc Baqli etj. Dhe kriminelët ekzistojnë gjithandej, pse jo edhe këtu, për qëllime të caktuara. Kemi psh. atomet e rënda – lëndët bëthamore, kur u zbuluan ato, për shoqërinë dhanë mesazhin e një lënde, që çlron energji të madhe. Dhe energjia është gjëja më e rëndësishme në tokë, në univers. Por njerëzit e liq, bënë nga kjo edhe bombën atomike, armët bërthamore… A i bëri këto armë iluminati?! Do të ishte marrëzi të mendohet kjo, se armët bërthamore sot i kanë shtetet më të fuqishme në glob.

Konspiracioni Pro-Trump, që po bëhet feja e re
QAnon është një teori e ekstremit të djathtë të komplotit, që detajon një komplot të supozuar sekret nga një “deep state” e pretenduar kundër presidentit të SHBA Donald Trump dhe mbështetësve të tij… – është pararojë e botës, ku realiteti nuk përfillet…


Tani për Ardianin, kjo është bërë obsesion, të gjithë njerëzit e liq, ky i futë në 3 grupe, iluminati, masonët e kabalët. Këtu në këtë grup, Ardiani fut edhe Bill Gates, apo edhe Deep State. Tani kjo është paksa futja kot. Se gjërat e këqia mund t’i bëjnë edhe shërbimet sekrete, gjithashtu, e ato nuk janë iluminati. Se nëse nisemi nga fillimi i iluminatit, ai u krijua në Bavari si një grup njerëzish të ditur, që ishin kryesisht kundër pushtetit absolut të fesë dhe të shtetit, etj. E nëse sot Ardiani ia faturon iluminatit të gjitha paudhësitë, kush nuk po lëndohet jo, se iluminati varet, a ekziston a jo si shoqëri, dhe varet a merret me këto krime a jo, por është e lehtë me e tretë qokun në këto raste. E vështirë është me gjetë njerëzit përgjegjës. E tani me justifikua apatinë ose paaftësinë, duke e hedhur fajin te anonimi, sikur Ejlloja (iluminati në rastin tonë) është fajtor për gjithçka, është jorealiste.

Iluminati: https://en.wikipedia.org/wiki/Illuminati

Kur ra murtaja e zezë në Europë e vrau miliona njerëz, nuk kishte valë elektromagnetike, që emetoheshin. Kisha katolike e Vatikani, aq dinin në atë kohë, sa Ardiani sot, dhe ia futën kujt deshën, si Ardiani sot, që thotë iluminati, për gjithçka, dhe harxhon frymë e kohë kot me të, se nuk bindet tjetri përndryshe, i është bërë iluminati gogol, ashtu edhe kisha tha se murtajën e përhapin gratë e përdala. Dhe i hynë kryqëzatave e vranë gjithë ato gra në Europë. Vrit murtaja, e vrit kisha nga marria. Në fund u gjet dikur se nga vjen mutaja, e se e shpërndanin minjtë, të cilët e merrnin nga gjirizet, kanalet e papastra. U zbulua edhe se nga erdhi si sëmundje murtaja në Europë, në vitet nga 1347 në 1351. Po të ishte Ardiani gjallë në atë kohë, do të thoshte se murtajën e zezë e solli iluminati, i cili në fakt u krijua si shoqëri më 1 maj 1776, pra nja 400 vjet më vonë në Bavari, Gjermani.

Vdekja e zezë nga murtaja: https://en.wikipedia.org/wiki/Black_Death

Kurse përsa i përket vaksinës sot dhe reagimit kundër saj nga një numër i madh njerëzish, a është e bazuar a jo frika e tyre, një gjë është e sigurtë, se vakzinat e viruset nuk i bën iluminati, ashtu si nuk e shpërndanin gratë e përdala murtajën në Europë në mesjetë, dhe se njerëzit që reagojnë e refuzojnë të marrin vaksinën, kanë me vete edhe rrezikun, se do mbeten të pambrojtur ndaj atij virusi, për të cilin krijohet vaksna.

Ndërsa, sa i përket Ramës dhe masave që ai mori për mbrojtjen e shqiptarëve, faktet flasin vetë, ne kishim 998 të prekur nga Covid-19, dhe ndërmjet tyre 32 të vdekur. Pra i bie në rreth 30 për mijë ose në 3 për 100 (3%) të vdekur prej të infektuarve. Kurse nëse Rama do të merrte mendtë e Ardianit etj. për referencë (se nuk ka marrë mendtë e Ardianit, Ardiani e urren Ramën për vdekje), do të flutronte në lojërat okulte e iluzionare të rrezikshme si Ardiani, dhe do kishim padyshim një numër më të madh të prekurish dhe të vdekurish në Shqipëri nga Covid-19. Prandaj kjo do të ishte me rrezik të madh për shoqërinë. Por Rama veproi përgjegjshëm, ashtu si veprohet zakonisht ndaj rreziqeve të tilla, pavarësisht a doli virusi nga laboratori në Wuhan, a u hodh nga shërbimet sekrete apo iluminati në treg, ti duhet të ruhesh, e të marrësh masat mbrojtëse për veten dhe për popullin që përfaqëson, e jo të merresh me marrina iluzionare e apatike, si po bën klloshari në SHBA, ku janë infektuar deri tani 1,686,436 njerëz dhe kanë vdekur deri tani 99,300 njerëz, e jo hardhuca australiane…

Pra, duhet vepruar në mbrojtje të jetës, e jo me fantazua kot. Se Frojdi thoshte pikërisht për këtë: Fantazia lejohet, por mjeku duhet të paguhet. Dmth. Ardiani i ka fantazitë, por i ka për veten, kur shkon te mjeku dhe merr ndihmë, duhet paguar, se nuk ka kohë me humbë, për fantazitë e Ardianit, etj.

Pra, jeta e njeriut është shumë e rëndësishme dhe në raste të tilla, kjo është themelore. Se mundesh me veprua edhe si Suedia, thua, e hodhi virusin iluminati, të vdesin kush të vdesin, derisa të krijohet imuniteti i tufës, se iluminatit e Zotit, nuk mund t’i bëjmë asgjë dhe nuk ia vlen as të mbrohemi… Gabim. Se nëse në Shqipëri kishte 3% vdekje, në Suedi kishte 13%. Tani kush u tregua më i zgjuar dhe më i përgjegjshëm? Rama, Ardiani apo klloshari amerikan e Suedia?!

Virusi si edhe e ka provuar, kur kalon nga një njeri te tjetri zbutet, humbet virulencë.

Kështu që është më mirë me e mbajtë shoqërinë nën kontroll, që numri i të prekurve të jetë sa më i vogël, e zbutja e virusit të vijë duke marrë sa më pak jetë njerëzish. Këtë kllosharët që kanë ndikuar edhe Ardianin në fantazitë e tij, e kuptojnë ose interpretojnë si kontroll të shoqërisë. Pse, a nuk janë duke e komtrolluar shtetet shoqërinë edhe kur nuk ka epidemi e rrezik a?! Pra, pretendim i pavlerë. Masat mbrojtëse janë marrë për të kursyer jetë njerëszish, dhe vaksina në këtë rast është edhe mjeti kryesor i mbrojtjes! Kuptohet, kur vaksina është e mirë dhe funksionale.

Se ku e ka hallin Ardiani, që shan Ramën, nuk e di. Mundet me qenë e pavetëdijshme kjo, Frojdi mund të sqaronte se Ardiani donte që në Shqipëri virusi të vriste sa më shumë njerëz. Kuptohet se Berisha mund ta dëshironte këtë, që me gjetë shkak me thanë: fajin e ka xhahili Rama, se don me i marrë pushtetin, po Ardiani, pse paska dashur që të vdesin njerëz në Shqipëri? Apo për të treguar se virusin e solli imagjinata e tij, iluminati?