Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë, ne vend që t’i përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminentë të kulturës!

0
525
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Nga Skënder MULLIQI

Si shtete dhe si komb kemi mbetur diku ne mes. Nuk jemi larguar krejt nga tradita dhe e kaluara, por që as nuk kemi përparuar. Për shembull, ata të cilët i kemi zgjedhur, për të na udhëhequr, po ju qasemi sikur ata të ishin monark, zotëri të rangut dhe despot, e jo që janë nepunësit tanë. Kemi krijuar kulte të fugurave politike! Mitizimet karshi atyre, të cilët po jetojnë në pallate si mbretër, e kanë qenë fshatarë, nuk justifikohen. Artificialiteti dhe megalomania e tyre është aristrokraci e rreme, është idhujtari e shkelqim i rremë.

Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë, në vend që t’i përkrahim intelektualët dhe njerëzit eminentë të kulturës. Këta njerëz për këto vite që i zgjodhëm në krye të shtetit, jo që nuk lexojnë asgjë, por ka që nuk dinë më dhënë as “betimin”, sikur që nuk e dinë shumica, as përmbajtjën e Kushtetutës. Këta dijnë të bëjnë axhenda, si ta kalojnë ditën në restorante dhe hotele luksoze në Kosovë, dhe jashtë Kosove.

Këta dinë të organizojnë ahengje me para të shtetit. Këta dinë të vishen kat, se tashme e kanë mësuar mirë këtë zanat. Nuk e lexojnë shtypin, veç nese e lexojnë horoskopin, lajmet për telenovelat turke dhe qesin falle me letra ose filxhana të kafesë. Shtrohet pyetja: si kanë mundësi këta ta kryenë misionin e politikanit? Sigurisht jo mirë ! Kanë emëruar ambasadorë dhe diplomatë në botë, që nuk ka më turp që ta përfaqësojnë shtetin në nivele të tilla të larta. Dihet tashmë për aferat e krijuara të disa ambasadorëve dallkaukë, që as në zyrë nuk kanë dijeni se si të ulen !

Kemi menduar së me feudë nuk do të kemi punë, se moti ka perënduar ky sistem. Nuk kemi menduar që do të vijnë në krye të shtetit, njerëzit, që nuk kan dijeni elementare për ndarje të pushtetit. Mos të flasim për formim të shtetit ligjor dhe funksional. Po përballemi më padrejtësi të mëdha, të cilët vështirë të përballohen. Po privohemi nga shumë të drejta tona legjitime elementare, të siguruara më ligje dhe më Kushtetutë. Shumë të drejta tona kanë mbetur të drejta të shkruara në letër.

Edhe nese nuk kemi pasur shoqeri të bazuar në sistemin shumë partiak pluralist, sigurisht se kemi përjetuar në lëkurën tonë, sistemin autokratik komunist, por edhe mbetjet e pushtimit osman që na kushtojnë… Shqiptarët historikisht kanë luftuar për shoqëri moderne, e jo për diktatura, që na kanë bërë jetën e zezë më dekada të tëra. Pyetje parësore sot për shqiptaret është: Si në mënyrë fluide, refleksive, postmoderne të shekullit 21, të krijojmë një shtet modern dhë të prosperuar? Ta bëjmë një Kosovë moderne në kuptimin e plotë të fjalës? (Pa islam e pa xhami, a mundemi vallë?! Nuk e besoj… /AÇ)

Nuk kemi ndarje efikase të pushteteve, por na është krijuar një lloj sallamadie. Çka të themi për shprehjen e lirë të fjalës? Nuk kemi mundësi të flasim për as për tregun e lirë, dhe as për zgjedhje të lira dhe korrekte. Shumë raporte ndërkombëtare si edhe Fredom Hause, na kanë renditur si shtet “pjesërisht i lirë” dhe pjeserisht i shprehjës së lirë? (Si të gjitha vendet e tjera me shumicë muslimane… /AÇ)

Kushtetuta e Kosovës, ka mbetur shkronjë e vdekur në letër. Moderniteti është shumë larg. Dhe, me çka të krenohemi ne? Dhe, çka kemi ekzakt të festojmë? (Bajramin e madh e Bajramin e vogël, Kurban Bajramin – festat turko – arabe si më të rëndësishmet në jetë… /AÇ) Me të sotmën shumë pak. Të krenohemi na ka mbetur me festat dhe datat tona historike… Me martirët dhe dëshmoret e kombit, sigurisht së shumë krenohemi.

Kultura jonë, vlerat dhe jeta e çdo ditëshme, duke llogaritur edhe komunikimin e ndërsjelltë, shumë kanë mbetur të ngurta apo të betonuara. Investitorët moti do të kishin investuar në Kosovë, mos të ishin këta njerëz të politikës si pengesë e çdo gjëje. Dhe, pyetja më e zëshme në këto momente për të gjithë neve do të ishte: A kemi kohë të presim në ndryshimin aq të nevojshëm sot, të vetëdijës tonë…?