Kurir: Vëllai i Hashim Thaçit ishte bashkëpunëtor SDB-së

0
453
Gani Thaçi

Nga Revista Drini5 Mars 2020

Vëllai i madh i Hashim Thaçit ishte një ndërlidhës operativ i shërbimit sekret të ish-Jugosllavisë, që lejonte policinë federale të prishë demonstratat shqiptare në vitet 1980.

BEOGRAD – PUNË SPIUNASH

Gazeta Kurir RS

Vëllai i madh i Kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, Ganiu, ishte bashkëpunëtor i Shërbimit Jugosllav të Sigurisë në vitet 1980!

Ishte veçanërisht i dukshëm roli i tij si bashkëpunëtor i SDB-së në shuarjen e demonstratave të famshme studentore në Prishtinë në mars të vitit 1981, të cilat u shuan me dhunë.

Ai e hapi derën e bodrumit të konviktit për policinë.

Lidhja e Gani Thaçit me DB-në serbe, për publikun tonë dhe atë shqiptar ishte deri më sot një sekret.

Njëri nga ish shefat e SDB jugosllave, edhe sot, nuk donte ta zbulonte sekretin plotësisht !

Është e vërtetë që njëri nga vëllezërit Thaçi ishte lidhja jonë operacionale në Kosovë gjatë demonstratave të mëdha studentore të marsit të vitit 1981,“ – thotë bashkëbiseduesi i Kuririt, por pas vitit 1991 ajo lidhje u dobësua.

Thjesht, bashkëpunëtorët nuk e dinin më, me kë do të rifillonin bashkëpunimin, sepse SDB jugosllave nuk ekzistonte më, dhe RDB e Serbisë nuk e rinovoi siç duhet lidhjen me të gjithë ata bashkëpunëtorë të mirë, me të cilët e filloi bashkëpunimin gjatë kohës së trazirave studentore.

Njësive speciale të policisë federale iu dha detyra, që të shtypin rebelimin e studentëve me çdo kusht.

Mbaj mend disa qindra studentë, që u barrikaduan në Konviktin e Studentëve – vazhdon ish zyrtari i lartë i SDB-së jugosllave.

Nuk kishte asnjë mënyrë për të hyrë brenda. Pastaj punoi lidhja operacionale e një kolegu. Ky koleg ishte vëllai i Hashim Thaçit, i cili ishte student dhe një nga protestuesit në konvikt.

Ai i menjanoi fshehurazi barrikadat dhe e hapi derën anësore të bodrumit të ndërtesës – thotë bashkëbiseduesi i Kuririt.

Në këtë mënyrë dhuna e tmerrshme që u përdor nga forcat speciale kundër studentëve të barrikaduar, kaloi pa u vënë re nga opinioni i gjerë.

Më sa më kujtohet dy studentë u vranë gjatë atij aksioni nga policia, ndërsa një vajzë u hodh nga dritarja dhe vdiq nga lëndimi.

Sigurisht, askush nga familjarët e viktimave nuk mund ta dinte asokohe se kush i ndihmoi specialistët për t’i shuar trazirat me dhunë, sepse nëse do të ishte e kundërta, hakmarrja me siguri do të ishte e menjëhershme.

Shumë vite më vonë, kur Thaçi u bë udhëheqës politik, Shërbimi donte ta bënte publike këtë histori, por nuk kishte bashkëpunim të mjaftueshëm me ish pjesëtarët e policisë sekrete jugosllave.

Gani Thaçi madje e spiunoi edhe Adem Jasharin – pohojnë disa media shqiptare të Shqipërisë.

Ato e akuzojnë Gani Thaçin se punonte për Departamentin e Sigurimit Shtetëror të Serbisë në fund të viteve 1990, madje madje pretendojnë se posedonin transkripte që vërtetonin se Gani Thaçi i siguronte RDB-së informacione për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe familjen Jashari edhe në vitet 1997 dhe 1998.

Disa media të Prishtinës madje pohojnë se Gani Thaçi vazhdoi të punonte edhe pas vitit 2000 për Shërbimin Sekret Serb, dhe madje pretendojnë se informacionet nga Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës gjithmonë së pari arrinin në Beograd dhe më pas shkonin në Prishtinë.

Sipas këtyre mediave vëllezërit e Hashimit, Ganiu, Blerimi dhe e Idrizi e krijuan Perandorinë më të fuqishme të biznesit në Kosovë.

Vëllezërit e tij janë në ballë të kompanive të përfshira në miniera, naftë, energji dhe sigurime.

Investimi i Blerimit vetëm në ndërtimin e një blloku të vetëm rezidencial të biznesit në Prishtinë e arrin shumën katër milionë euro!

Fitimet e tij vlerësohet të jenë të pa matshme.

Autori: Ekipi i Kuririt
https://www.kurir.rs/vesti/politika/766411/strogo-poverljivo-taci-bio-srpski-spijun