Kur yrishnikët e kauzi-demokracisë ulën në radhën e parë të eshalonit politik?!

0
892
Skënder Mulliqi - Dhimo Kote

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Sikurse ishte sistemi komunist pa ndjenja, ashtu ishin pa ndenja edhe sundimtarët të cilëve jo vëtem që ju mungonte ndijesia karshi popujve të tjerë por iu mungonte ndijësia dhe dhembushuria edhe karshi popullit të vet. Sistemi komunist ështe ndërtuar mbi rrena, mbi luftera, është ndërtuar mbi konflikte të mbredshme dhe të jashtme, konflikte imagjinare në kokat e sundimtareve. Shpërbërja e ish–Jugosllavisë shpërfaqi urrjetjët ndër etnike, urrjetjët fetare deri të urrjetjet racore.

Vitet e 90-ta shpërfaqën nacionalizmin primitiv të serbëve të cilët moti i kishin preferuar spatrimet etnike, të cilat spastrime rezultuan më mijëra të vrarë të pa fajshem. Në këtë luftë locale pamë gjenocid, të cilin bota e anshkalojë në mënyrë të pa drejtë. E bënë këtë gjë jo të mirë vëtem që serbët mos të dënohën si popull gjenocidial. Të gjitha ato vrasje dhe masakra kishin për qëllim shfarosjën në masë. Një kthim i mundshem i viteve të 90-ta është duke u tentuar të bëhët. Shumë udhëheqje shtetërore më këtë logjikë të sundimit absolut, kanë bërë që të kemi ekonomi të stagnuar, kemi politikë recidiviste, kemi të drejta të kufizuara të lirive dhe të drejtave qytetare, shfaqje të deri diku të kufizuar të shprehurit lirshem në media etj.

Shumica e njerëzëve të politikës janë bërë të dëmshem për prosecet demokratike dhe proceset nëpër të cilin po kalojnë këto shtete. Edhe në Kosovë për fatin e keq të popullit tanë janë katapultuar njerëzit e mendësisë komuniste. Po iu mungojnë idetë për zhvillim, po iu mungojnë kreacionet politike pikërisht së nuk po lirohen nga njëmedësia komuniste e të të menduarit dhe të vepruarit. Edhe zgjedhjet e deritshme e instaluan këtë logjikë, prandaj në zgjedhjet e radhës ishte dashur të spastrohen listat ashtu të them nga njerëzit e ish sistemit komunist. Njerëzit në krye të politikës shumë po vujanë nga sëmundja e konfrontimit të ndërsjellë gadi amiqësor.

Ekzistojnë edhe një mori faktorësh të tjerë, së këta në krye të shtetit janë bërë të dëmshem për rrjedhat demokratike .Për pushtet nuk kurrsejnë mënyra dhe metoda të liniçmit të kundershtarëve e politikë.Ata që pas secilës palë të zgjedhjeve nuk e përfillin votën e sovranit, nuk i nevoiten këtij populli. Vota është e shenjtë dhe kjo votë shenjtë nuk u respektua. Patëm edhe vota të trafikueme, keqpredorime të mëdha të procesit zgjedhor, dhe të gjitha këto defekte reflektuan keq. Lufta për fotelje mbizotërojë karshi realizimit të kërkesave të qytetarëve. Po mungon përgjegjesia. Njeriu i ynë po ndjehet i diskriminuar, i menjanuar nga proceset vendimarrëse.

Këta jurishnik gjoja të demoracisë na janë ulur në radhën e parë të eshalonit politikë. Ky pushtet ka sjellë bllokadën e institucioneve, ka sjellur mos funksionim të shtetit ?! I gjithë aparati shtetëror po funksionon më defekte. Sikur populli është adaptuar më këtë gjendje të pa shpresë, duke mos pa asgjë, sikur nuk po ndëgjon asgjë, dhe as nuk po fletë asgjë. Së kjo gjendje a do të ndryshon pas këtij dhjetori kur futemi në Vitin e Ri 2016 na mbetet të shohim…