Nga Luani e Shkëlzen Haradinaj
Vëllezërit Haradinaj, të kyçur në bërthamën e parë të UÇK-së
të parët në vijë të frontit luftonin s’i rrufeja,
që Kosova mos të mbetët e shkelur
nga barbarët ardhacakë prej Karpatëve të Egra.
Kullat e gurit të Haradinajve në Gllogjan
për mote janë të larta dhe krenare,
për tokën e Kosovës dhanë dëshmorë
që gjakun dhe jetën ia falen!
Luan e Shkëlzen Haradinaj, Dëshmorë të Kombit!
Më shkronja të gdhendura në lapidarë, ente,
sheshe, rrugë, emrin mbajnë!
Në zemrat e shqiptarëve, brez pasbrezi do të jetojnë!
Gllogjan, 2012