Mathieu Aref
Emri “ilir” shfaqet në shkrimet e autorëve të lashtë në shekullin VI para erës sonë. “Shkrimi” në kuptimin e ngushtë të fjalës u shfaq në mesin e shekullit të VI para erës sonë me botimin e Iliadës dhe Odiseasë. Por sipas autorëve të lashtë, ishte në shekullin e VII para erës sonë, që u shfaq mbreti i parë më emër ilir “Glaukosi“.
Fillimisht, gjithë Gadishulli i Evropës Jug-Lindorë u banua nga FISE (tribu) pellazge me emra të shumtë dhe të ndryshëm. Herodoti i quan ata « popull i pavarur ». Si u përhap ky emër rreth kësaj kohe kur kishte dhjetëra fise, që mbanin emrat e tyre ? Askush nuk e di (nuk kemi me të voglin shkrim). Por unë mendoj se në atë kohë një kronist antik mund të kishte pyetur një anëtar ose anëtarët e njërit prej këtyre fiseve: Kush jeni ju ? Ai (ose ata) do të ishin përgjigjur “Jam i lirë » ose « Jemi të lirë” dmth. « të « pavarur » dhe jo skllavë.
Si u përhap kjo përgjigje në atë kohë, ndërsa kishte një mori fisesh qê kishin emrat e tyre ? Askush nuk mund të përgjigjët nga mungesa e shkrimeve të lashtë. Fati i kësaj përgjigje, u kthye si një ETNONIM që u përhap kudo deri më sot. Kur filloj të humbasë emri “Pellazg” mbijetuan vetëm emrat e pasardhësve të tyrë të drejpërdrejtë: “Trakët” në lindjën e gadishullit dhe” Ilirët” në perendimin e tij.
Për Helenët të gjithë ata që jetonin në veri të Greqisë quheshin “Ilirë” (« I lirë jam »). Më emrin Trakë, sipas një nofkë, u quajtën disa Pellazgë të Evropës Jug-Lindore: « të trashë, të trashët » për shkak të një traditë rrobash, e cila konsistonte në veshjen e ngrohtë me pelegrinë të mëdhenj, të cilët i bëri ata korpulentë (të « trashë » emër i kthye fonetikisht në emrin « Trakë »). Në të vërtetë Ksenofoni foli gjërësisht për këtë traditë të veshjeve të Trakëve.
Duhet ta dini që ka 2500 vjet e më shumë, që nuk kishte asnjë listë me emra të “standardizuar”, që adoptohën në lindjen e një fëmije (siç është rasti sot: Stefan, Gjegj, Nikoll, etj.) por në ato kohë u përdornin epitete ose mbiemra kualifikues, për të caktuar dikë: Akili (Aq i lehti), Afërdita (Afër ditës), Hades (Ha dekës në gjuhën gege), Agamemnon (E ka menu, në gjuhën gege), etj. Për më tepër, Keltët (vëllezërit e gjakut të Ilirëve) përdornin të njëjtin sistem të emërtimeve për një kohë të gjatë. Edhe sot « Bretonët » e Francës perëndimore (me origjinë kelte) përdorin këtë sistem: « I pasuri » (Le riche), I trashi (Le gros), I bardhi (Le blanc), Belbëzimshmi (Le Bègue), « I miri » (Le bon), etj.
Më në fund, ishin romakët që e përhapën më tej dhe e përdorën këtë etnonim të rremë « Iliri » gjatë okupimit të tyre në -168 pes (në atë kohë nuk kishte as sllavë, as hungarezë, as bullgarë, as rumunë) në të gjitha trojat pellazge të gadishullit të Evropës Jug-Lindore, që shtrihej nga të dy brigjet e Danubit deri në Greqi dhe nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Këta Romaëk i pakësuan të gjitha trojet Pellazge duke krijuar një Illyrie të vogël (“Illyricum”, “Illyrii proprie dicti”).
Kjo Iliri Romake nuk duhet të ngatërrohet me një libër i quajtur “Illyricum sacrum” botuar në Venecia në 1751 nga Daniele Farlato, një prift jezuit italian. Fatkeqësisht, e gjithë bota dhe veçanërisht regjimi komunist i pasluftës mbajti nga trojat pellazgo-Ilire vetëm kufijtë e vendosur nga Romakët dhe hartat e tyre pas pushtimit të tyre të -168 para erës sonë!
Për ma tepër gjithë legjendat dhe sidomos kronologjia e historisë helene janë të rremë, të falsifikuar, të manipuluar: kështu pra është bërë lëmsh edhe është maskuar dhe manipuluar Historia e vërtetë. Duhët të theksoj se përveç “provincës ilire” e krijuar nga Romakët nuk ka pasur kurrë një shtet apo mbretëri më “emër ilire, iliri”: ka pasur vetëm shumë “principata” të princëlerëve ose mbretërve të fiseve të ndryshme: mbret i Autoriatëve, mbret i Enkeleve, etj… por asnjëherë një “mbret i Ilirëve”.
Përveç gjithë këtyre shënime të thëlla, do të ketë veçse gabime manifeste, ose konfuzione, ose keqkuptim apo keqlexim të autorëve të lashtë apo injorimi i tyre, ose hamendje personale apo kolektive ose shovinizëm i rrënjosur.
Dhe të thuash siç bën edhe sot « (pseudo) akademia e shkencëve” të Tiranës (dhe bishti i saj i Prishtinës) se vetëm « Ilirët » janë paraardhësit e shqiptarëve, ndërsa i injorojnë ose i vendosin “Pellazgët” e lashtë në harresën e Historisë. Sa turp !
Për hir të qiellit, mos u ngatërroni dhe ndaloni leximin të autorëve, që nuk janë të aftë dhe që thonë gjithçka dhe të kundërtën (të huaj apo Shqiptarë). Më falni unë nuk do të bëj ndonjë përgjigje të gjatë apo të gjërë: lexoni librat e mi. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.